Gjuha shqipe në universitetin “Ca Foscari Venecia” të Italisë

E enjte, 25 Prill, 2024

Prof. Giuseppina Turano nga Universiteti ‘Ca’ Foscari Venecia’, Itali, në një rrëfim për gazetën “Dielli”, tregon historikun dhe funksionimin e Katedrës së gjuhës shqipe ku krahas mësimit, organizohen takime, kuvende dhe bashkëpunime me Universitetin e Tiranes dhe me atë të Prishtinës në kuadër të programit Erasmus + që çdo vit sjell në Venecia profesorë dhe studentë nga Shqipëria dhe nga Kosova.

Një abëreshe që iu mëson italianëve gjuhë dhe letërsi shqipe

Prof. Giuseppina Turano është arbëreshe nga Kalabria. Ajo ka mbaruar studimet bachelor në Universitetin e Firences dhe është doktoruar në Universitetin e Kalabrisë. Ka qenë profesore në Universitetin e Kalabrisë, në Universitetin e Barit dhe në Universitetin e Firences. Që nga viti 2002 punon në Universitetin ‘Ca’ Foscari Venezia’, ku është profesore e asociuar e lendës Lingua e letteratura/cultura albanese ‘Gjuhë dhe letërsi/kulturë shqiptare’. Interesimi për gjuhën, letersinë, kulturën dhe historinë shqiptare merr impuls nga origjina arbëreshe e saj.

Morfosintaksa e gjuhës shqipe dhe e folura arbëreshe

Veprimtaria ime shkencore lidhet me morfosintaksën e gjuhës shqipe dhe të të folmeve arbëreshe. Në punimet e mia përdor modelet teorike të zhvilluara në kuadrin e gramatikës gjenerative-transformacionale të gjuhëtarit amerikan Noam Chomsky, rreth viteve ’50 dhe ‘90 të shek. XX, të njohura si Teoria e Parimeve dhe Parametrave dhe Programi Minimalist. Parimet teorike, metoda dhe teknikat e gramatikës çomskiane qëndrojnë në bazë të lëndës së gjuhësisë në Universitetin e Venecias që njihet si një qendër i institucionalizuar studimore për gjuhësinë gjenerative.

E folura toskë, gegë dhe arbëreshë

Në studimet dhe kërkimet e mia jam marrë me analizën e strukturës së brendshme të fjalisë me folje në mënyrën lidhore, të fjalisë pyetëse, të ndërtimeve me forma foljore të pashtjelluara, kryesisht me disa ndërtime me trajtën e infinitit në të folmen toskë, gegë dhe arbëreshe, me humbjen e infinitivit dhe zëvëndësimin e tij me foljen lidhore, me tiparet sintaksore të fjalive lokative dhe ekzistenciale, me Raising constructions, me strukturat pronore, me rrjedhore, partitive, kauzative, mohore, pasive, refleksive, me strukturën e sintagmës emërore dhe me strukturën e klitikeve, me marrëdhëniet e shqipes me dialektet arbëreshe.

Gramatika descriptive e gjuhës shqipe, një këndvështrim krahasues me italishten

Kam botuar një gramatikë deskriptive të gjuhës shqipe e parë nga një këndvështrim krahasues me italishten. Kam botuar, së bashku me Flora Kolecin (nga Universiteti i Tiranës), një gramatikë në të cilën disa aspekte të sintaksës së shqipes janë trajtuar duke përdorur modelin teorik të gramatikës gjenerative. Në një libër tjetër kam trajtuar disa varësi sintaksore të shqipes. Puna ime sado e kufizuar, ndikon në përhapjen e studimeve për shqipen, gjuhë së cilës i mungojnë akoma zbatimet e metodave gjenerative-transformacionale sepse studimet gjenerative për shqipen, në vend si dhe jashtë vendit, janë akoma të pakta.

Gjuha shqipe në universitetin e Venecias

Në Universitetin e Venecias, gjuha shqipe mësohet që prej vitit 2002. Katedra e gjuhës shqipe, krahas mësimit, organizon takime, kuvende dhe bashkëpunon me Universitetin e Tiranes dhe me atë të Prishtinës në kuadër të programit Erasmus + që çdo vit sjell në Venecia profesorë dhe studentë nga Shqipëria dhe nga Kosova. Marrëdhëniet mes Universitetit të Venecias dhe atë të Tiranës dhe të Prishtinës kanë të bëjnë si me sferën didaktike ashtu edhe me atë të kërkimit shkencor. Në Itali gjuha shqipe mësohet që nga fillimi i shekullit të kaluar: duke filluar nga Jugu dhe duke shkuar drejt Veriut ka katedra të gjuhës shqipe në Universitetin e Palermos, Kozencës, Leçes, Napolit, Romës, Venecias. Për disa vite, gjuha shqipe është mësuar edhe në Bari, Firence dhe Trieste. Të gjitha këto institucione kanë marrëdhënie të vazhdueshme me Shqipërinë, marrëdhënie që pasqyrojnë një lidhje të fortë historike midis Italisë dhe Shqipërisë.

Studentët shqiptarë ruajnë gjuhën dhe traditën

Gjuha shqipe, kultura, tradita shqiptare vazhdon të ruhet në Itali nëpërmjet studenteve shqiptarë që studiojnë në Universitetet italiane, midis shoqatave të ndryshme (në Veneto, Emilia Romagna, Trentino Alto Adige) që merren me emigracionin e shqiptarëve në Itali, me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Itali, me fëmijët të lindur në Itali që kanë dëshirën për ta ruajtur identitetin e tyre.

Karriera akademike e profesoreshës Giuseppina Turano

Prof. Giuseppina Turano është diplomuar për gjuhë të huaj dhe letërsi në Universitetin e Firences më 1989 dhe më pas ka mbrojtur gradën shkencore Ph.D. në Albanologji në Universitetin e Kalabrisë 1991-1994. Prof. Giuseppina Turano kreu studimet e post doktoraturës në Albanologji në Universitetin e Kalabrisë 1995-1997. Aktualisht është profesore e asociuar e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Universitetin Ca ’Foscari të Venecias që nga viti 2015 e në vazhdim. Ka mbajtur pozicionin e asistent profesores në Universitetin Ca ’Foscari të Venecias që nga viti 2002 deri në vitin 2015. Prof. Turano ka qenë pedagoge e ftuar në Universitetin e Prishtinës në 2015, 2016, 2017, 2018, 2019, në Universitetin e Tiranës në 2010-2011, në Universitetin e Shkodrës në vitin 1999 dhe në 2001. Më heret Prof. Giuseppina Turano ka qenë profesore e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Universitetin e Firences nga 2002 në 2008, në Universitetin e Barit nga 2000 deri në 2002 dhe në Universitetin e Kalabrisë nga 1997 në 2002. Numëron disa botime, dhjetëra artikuj të botuar në revista prestigjioze me faktor të lartë impakti dhe dhjetëra pjesëmarrje në konferenca shkencore ndërkombëtare.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.  