Rumani/ Gol si bomber në minutat e fundit, Enrik Papa i jep fitoren Botoshanit

E premte, 29 Mars, 2024

Enrik Papa ka shënuar një gol shumë të rëndësishëm sot për të mbajtur skuadrën e Botoshanit në garë për një vend në Ligën e Europës në edicionin e ardhshëm. Mesfushori shqiptar ka shënuar në minutat e fundit golin e fitores 3-2 ndaj Universitatea Krajovës, për t’i dhënë një shans tjetër ekipit të tij që të arrijë skuadrat që ka më lart në renditje, në luftën për vendin e tretë në klasifikim në Rumani.

Mesfushori, ashtu si edhe Realdo Fili, e nisën ndeshjen në pankinë. Fili u aktivizua në minutën e 21-të të ndeshjes pas dëmtimit të një shoku të skuadrës, po u zëvendësua në pushimin e saj kur sfida ishte 2-1 për Botoshanin, pasi ky i fundit kishte mbetur me 10 lojtarë dhe nevojitej balancimi i forcave në fushë.

Shifrat shkuan në 2-2 ndërsa trajneri vendosi të hidhte në fushë edhe Papën kur regjistrohej minuta e 76 e takimit. Mesfushori ia shpërbleu ashtu siç duhej, pasi në minutën e 87 të takimit, pas një harkimi nga e djathta, shënoi një gol prej bomberi të vërtetë në zonë në shtyllën e parë për t’i dhënë fitoren 3-1 ekipit të tij që mbetet ende 6 pikë larg zonës së Ligës së Europës.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.  