Suedi/ Diamant Salihu: Libri, rrëfim i historisë së njerëzve realë përme fakteve

E enjte, 25 Prill, 2024

Diamant Salihu jeton në Suedi që në moshën 7-vjeçare, një gazetar tashmë i njohur e që së fundmi ka botuar librin e tij të parë “Tills alla Dor” i cili po korr mjaft sukses.

Në një intervistë për “Diaspora Shqiptare” Diamanti rrëfen jetën dhe karrierën e tij, si dhe librin e parë. Gazetari është një lloj specifik i shkrimtarit, dhe në këtë libër ai është përpjekur të tregojë dhe përmbledhë realitetin përmes informacioneve dhe fakteve gazetareske. Për të gazetaria investigative është pasioni nga i cili nuk heq dorë, mirëpo ngjarjet për shkak të kufizimeve të televizionit nuk mund të jepen të detajuara, dhe këtë mundësi ia dha libri.

Diamant jetoni në Suedi që në moshën 7-vjeçare kur u larguat nga vendlindja juaj Gjakova. çfarë kujtoni nga fëmijëria juaj, vështirësitë e përshtatjes me kulturën suedeze?

Unë lashë vendin tim Kosovën në moshën 7-vjeçare, një fshat i vogël afër Gjakovës ku jetonim me të përditshmen e fshatit dhe isha mësuar me atë lloj jetese. Në Suedi jeta ishte shumë më moderne dhe ndryshe në shumë këndvështrime. Si fëmijë ishte më e lehtë për mua të integrohesha në vendin e ri, pasi nisa të shoqërohesha dhe luaja me shokët e klasës. Pothuajse të gjithë shokët e klasës i kisha në lagje afër shtëpisë ku unë jetoja në atë kohë dhe shumë prej tyre ishin suedez. Prindërit e tyre kishin lindur në Suedi dhe e mësova shumë shpejt gjuhën suedeze. Nisa të luaja futboll dhe handball shumë herët dhe kjo gjithashtu ishte një mënyrë e mirë që të integrohesha. Por më e vështirë ka qenë për prindërit e mi të gjenin një punë në fillim, ndërsa për mua si fëmijë, ishte më e lehtë përmes futbollit të arrija diçka e të bëhesha njësoj si fëmijët e familjeve që le të themi ishin më mirë ekonomikisht. Pra, për mua loja e futbollit ishte një rrugë për të arritur diçka në atë kohë. Por gjithashtu unë dhe familja ime kishim miq që na ndihmuan të integrohemi shumë shpejt dhe të mësonim traditat e reja në Suedi. Ata na mësuan zakonet e tyre dhe ne tonat, ndamë ushqimin bashkë me një mikëpritje të madhe.

Kontaktet tuaja të para me gazetarinë. Le të themi një përgjigje e formatit 5 pyetjesh të gazetarisë Kur? Ku? Si? Pse? Çfarë?

Nisa të merresha me gazetari rreth moshës 15-vjeçare. Isha në klasën e 9-të kur ishte mësuesja ime që më nxiti të shkruaja pasi mendonte se kisha talent. Kështu që aplikova për punë në një gazetë lokale si reporter. Gjatë gjithë gjimnazit për tri vite punoja ekstra, krahas studimeve dhe gjatë pushimeve. Ishte domethënëse për mua pasi mësova shumë nga reporterët më të vjetër dhe me më shumë eksperiencë. Kjo më ndihmoi shumë të vendosja kur u rrita. Mendoja se ishte shumë interesante rrëfimi i historive të njerëzve, të merresha me gazetarinë investigative, të isha kurioz siç dhe jam, dhe të bëja këtë punë me kohë të plotë. Gazetaria për mua është një vend ku takon shumë njerëz të ndryshëm nga e gjithë bota, i njeh dhe të hapin derën, sepse ti je një gazetar që do të tregosh historinë e tyre. Gjithashtu është dhe edukative sepse mëson shumë për personazhe të ndryshme. Këto rrëfime më bën mua të bëhesha ky që jam sot, sepse vijoj të bëjë gazetari dhe kam më shumë eksperiencë. Kam punuar në gazetën kombëtare suedeze “Expressen” dhe katër vite në televizionin suedez. Jam shumë i lumtur që jam gazetar, kam mundësinë të tregoj histori të rëndësishme që mund të ndryshojë dhe jetët e disa njerëzve.

Së fundmi, libri juaj në Suedi “Tills alla Dor” po korr mjaft sukses dhe shpresojmë ta gjejmë shumë shpejt dhe në Kosovë dhe Shqipëri. Në libër flisni për një ngjarje që e ka zanafillën dhe vitin 2015 ku disa të rinj kryen një grabitje. Një histori e nxitur nga një kronikë e raportuar, apo një fenomen që mund të ndodhë në çdo shtet të botës në epokën digjitale të klikimeve dhe rrjeteve sociale?

Ky është libri im i parë, është një histori reale me njerëz reale dhe i bazuar në fakte të raportuara. Pra, flet për një grup miqsh që u ndanë në 2015 nga një grabitje. Robert me miqtë më të rinj të grupit nuk u bënë dot pjesë e kësaj grabitje për shkak të suksesit që ata patën, afërsisht 200 mijë euro të grabitura. Pas kësaj grabitjeje grupi më i ri u akuzua për vrasjen e një djali më të madh dhe pas kësaj nisi hakmarrja me vrasjen e një 16-vjeçari vetëm 19 orë pas vrasjes së parë. Gjithçka nisi në vitin 2015 dhe u përshkallëzua në dhjetë vrasje, pjesa më e madhe e tyre në një zonë të vogël ku të gjithë e njihnin njëri-tjetrin dhe disa prej tyre janë të përfshirë me ata që u vranë, kanë të njëjtën origjinë,nga Somalia, disa të lindur në Suedi por prindërit nga Somalia. Në të njëjtën kohë të rinjtë e kësaj zone u bënë të suksesshëm teksa u përshkallëzua konflikti mes miqve të vjetër dhe ata po rriteshin me muzikë të mirë kishin mjaft talent në rep, e quajtur Gangsta Rap Music. Ata u përfshin edhe më shumë në këtë rivalitet pasi duhet të zgjidhnin anën me të cilën ishin. Kështu një prej tyre, reper i famshëm e poshtëruan dhe sulmuan në rrjetet sociale e cila po përdorej si platformë duke zhvendosur luftën e rrugës në rrjete sociale, duke përdorur video live, të ndihmuar dhe nga grupe të tjera për ti shpërndarë ato në rrjetet sociale. Pra, dhe në muzikën rep artisti flet për njerëz të vrarë nga të dy anët apo besnikërinë duke përdorur metafora. Ne mund të shohim një rast të tillë për shembull në Çikago të SHBA-ve, në një pjesë të Londrës por dhe këtu në Suedi ku rrjetet sociale po përdoren në të njëjtën mënyrë dhe në muzikën rep gjithashtu, të lidhur me rivalët, dërgimi i mesazheve për rivalët dhe gjithashtu për të bërë të ditur se cilën anë mban në një konflikt specifik, që e përdorin median sociale për të poshtëruar anën tjetër. Një betejë e fituar pasi nuk kemi parë ndonjë rast të suksesshëm të policisë të konfirmuar për këtë.

Gazetaria ka faktet ndërsa letërsia ka fiction, sa ndërthuren këto të dyja në rrëfimin tuaj në këtë libër?

Libri është fakt dhe jo fiction. Po përpiqem të tregoj realitetin e marrë përmes informacioneve që kam marrë nga dokumente gjykatash, nga intervista me njerëz, gangsterë, policë dhe rrjetet sociale, mësues shkollë, familjarë, miqsh etj., por edhe duke folur me dëshmitarë që kanë qenë në skenë krimi. Kështu që i kisha të pranishëm gjithë kohës në këtë histori dhe i kam treguar me fjalët e tyre. Kjo është e mundur.

Në fakt, në shpirtin e një gazetari ekziston ajo lufta e brendshme e paraqitjes së fakteve dhe narracionit. Tashmë që krahas gazetarisë jeni dhe shkrimtar, ku e gjeni veten më mirë?

Unë e shoh veten time ende si gazetar dhe si gazetar investigativ, por gjithashtu dhe shkruaj libra. Shpresoj të shkruaj libra të tjerë pasi kjo të jep mundësinë të përshkruash histori komplekse dhe kjo është një sfidë e imja sot, pasi duhet të shkruash shkurt për thelbin e një çështje pasi nuk ka artikuj aq të gjatë në televizion, pasi ka kufizime gjatë gjithë kohës dhe nuk mund të shkosh deri në thelb dhe të tregosh çdo minutë çfarë ndodh dhe kështu ndodh dhe shumë njerëz e shohin ndryshe historinë nga ajo që është. Prandaj shpresoj që me leximin e librit tim lexuesi merr më shumë pjesë nga kjo enigmë e madhe dhe shumë njerëz e kuptojnë situatën që është në një shtëpi suedeze, në periferi të Stokholmit dhe kështu i ndihmon njerëzit të gjejnë zgjidhje.
Për tu rikthyer te pyetja, unë sërish dëshiroj të jem gazetar por do të vijojë të shkruaj libra. Kështu që nuk e di, i dua të dyja. Të shkruar libra është shumë ezauruese, por është shumë interesante. Mendoj se jam zhvilluar si gazetar gjithashtu dhe kam mësuar shumë por dua të bëj ende historitë e përditshme gazetareske, e pëlqej gjithashtu. Ky është personi me të cilin e identifikoj veten por nuk i dihet pas këtij libri.

Një shembull suksesi i një shqiptari jashtë vendit që ka realizuar ëndrrën e tij. Cili do të ishte mesazhi juaj për të rinjtë sot?

Këshilla ime për shqiptarët e emigruar është të jenë një ambasador i mirë, në radhë të parë për familjen, të afërmit që janë ende në vendlindje dhe të bëhen një shembull i mirë për ta duke i bërë krenar. Ky ka qenë dhe qëllimi im gjatë gjithë kohës. Duhet ti tregoni atyre që jeni një shembull i mirë dhe i suksesshëm si në gazetari për shembull, por kemi të tillë në sport, politikë, inxhinieri, gjithashtu njerëz të mirë që janë mjekë, punonjës social që edhe pse nuk kanë vëmendjen e mediat ata bëjnë një punë të rëndësishme dhe janë ambasador të mirë për veten e tyre, familjen e tyre dhe shqiptarët e tjerë. Këshilla ime është bëni më të mirën, për të bërë krenar familjen tuaj. Luftoni dhe mos u dorëzoni. Gjithmonë mund të gjeni rrugën për të bërë atë që dëshironi. Paçi fat!/ Diaspora Shqiptare

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.  