Izrael/ Klodeta Cane: Fillimet në vend të huaj ishin një tronditje kulturore

E enjte, 25 Prill, 2024

Klodeta Cane është një ambasadore e Shqipërisë në Izrael. Fillimisht ajo zgjodhi të vijonte studimet në Gjermani, për të vazhduar më pas karrierën e saj në Izrael. Klodeta Cane është kërkuese në fushën e Holokaustit dhe promovuese e rolit të Shqiptarëve për shpëtimin e Hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe në një intervistë për “Diaspora Shqiptare” rrëfen disa detaje interesante nga intervistat e realizuara me familjarët e viktimave të Holokaustit. Cane është shembulli ideal i të rinjve shqiptarë që kanë sfiduar veten në një një botë ndryshe, por pa harruar origjinën, pasi Klodeta synon të jetë një urë lidhëse midis Shqipëtarëve dhe Izraelitëve në fusha të ndryshme të jetës.

 Pas përfundimit të studimeve në Vlorë, vendosët të studioni në Izrael, pse zgjodhët pikërisht Izraelin?

Pas përfundimit të vitit të dytë të studimit në Vlorë, në degën Informatikë, Universiteti i Vlorës realizoi një bashkëpunim me Universitetin Gjerman të Clausthal-Zellerfeld. Universiteti më dërgoi si një ndër tre studentet e zgjedhura me bursë për të vazhduar studimet në Gjermani, në degën e Shkencave Kompjuterike dhe Ekonomike.

Pasi përfundova Bsc., mora pjesë në një takim bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Gjermanisë ku u prezantova me punën e një studiuesi shqiptar në Gjermani, Gjelok Marku. Gjeloku kishte filluar një studim tejet të rëndesishëm rreth shqiptarëve në Kampet e Përqëndrimit dhe problematikën e mungesës së materialeve në Sistemin e Edukimit Shqiptar në fushën e Luftës Kundër Antisemitizmit dhe studimin e Holocaustit. Meqënëse kërkohej një vullnetar për kërkime të mëtejshme në Izrael, vendosa të merrja pjesë.

Mund të them se ishte Izraeli që më zgjodhi mua, sepse gatishmeria e palës izraelite për të ndihmuar ishte e menjëhershme dhe mbresëlënëse.

Ishte një vendim i paparashikuar dhe i guximshëm në të njëjten kohë. Mu desh të hiqja dorë nga karriera që kisha nisur në IT në një nga kompanitë lider të Gjermanisë, Continental dhe në Punën Shkencore në një nga Institutet më prestigjoze të Universiteteve Gjermane. Ka qënë një vendim që fillimisht është parë me skepticizëm dhe shumë kritikë nga ana e rrethit shoqëror, sidomos nga ana gjermane.

A ishte e vështirë fillimisht për ju të përshtateni me një vend tjetër, me një kulturë ndryshe?

Vështirësitë ishin tejet të mëdha në Gjermani. Ishte një tronditje e vërtetë kulturore (culturor shock). Mund të them se të gjitha simptomat e tronditjes kulturore u manifestuan në jetën time në vitet e para në Gjermani, duke përfshirë: mallin për vendlindjen dhe familjen, ndjesinë e të qënit e pafuqishme dhe mungesën e ndihmës, dhe herë pas here të ndjerit e izoluar apo e vetmuar.

Shoqëria Gjermane është një shoqëri e kategorizuar nga sociologët si kulturë “individualiste”, ndërsa ne shqiptarët jetojmë në një shoqeri me identitet grupi ose kolektiviste (individualistic versus collectivistic “group identity” cultures). Gjithashtu kultura Gjermane hyn në ato që quhen: “kulturë e vendeve të ftohta”, ndërsa vendet e ballkanit konsiderohen si “kultura të vendeve të ngrohta” (“hot”- versus “cold”- climate culture). Një tjetër ndryshim i theksuar është “kultura e privatësisë” në Gjermani, kundrejt kulturës së “përfshirjes” në Shqipëri. Gjithashtu konceptet e “kohës” dhe “planifikimit” janë krejt të ndryshme. Gjermanët janë shumë të përpiktë dhe kanë disiplinë shumë të rreptë. Metodat e komunikimt janë gjithashtu të kundërta. Në kulturën Gjermane komunikimi është indirekt, ndërsa në Shqipëri është i karakterizuar nga komunikimi i drejtëpërdrejtë. Të gjitha këto karakteristika të kundërta kanë një ndikim shumë të madh në jetën e përditshme dhe procesin e përshtatjes, sfiduese dhe shpërblyese në të njëjtën kohë.

Shumë herë doja të kthehesha mbrapsht në atdhe, pranë familjes, por më pëlqente sfida dhe më jepte guxim shpresa e mundësive të panjohura që kisha përpara meje. Gjatë viteve të studimit në Gjermani mu desh të merrja disa kurse trajnimi ekstra-kurrikulare (extra-curricular) në Intercultural Competence (Kompetence Nderkulturore) për zhvillimin tim personal, rritje në karakter, përvojë dhe inteligjencën emocionale.

Me Izraelin ka qenë një situatë tjetër. Izraeli është një kombinim i të dyjave për shkak të grupeve të popullsisës me trashëgimi kulturore të percjellë prej shteteve të mëparshme të vendbanimit. Sakrificat kanë qenë gjithashtu shumë të mëdha, por në një mënyrë apo tjetër mund të identifikohesha me jetën e shumë mërgimtarëve që kishin ardhur për të jetuar në Izrael nga të gjitha vendet e botës. Suksesi i tyre me inkurajonte për të mos u dorëzuar. Dëshmitë e rindërtimit të jetës së të mbijetuarve të kampeve të përqëndrimit, fëmijeve dhe nipërve e mbesave të tyre janë mbresëlënëse dhe kanë një fuqi jetëdhënëse.

Gjithsesi ka qenë një eksperiencë e jashtëzakonshme mirëdashjeje, miqësie dhe besnikërie nga të dyja palët kundrejt meje.

Në Izrael ka një diversitet shumë të theksuar. Kulturat janë shumë të ndryshme dhe është një përpjekje e vazhdueshme për tu përshtatur, sidomos kur ndryshon vendbanimin. Kam jetuar 5 vjet këtu në Izrael dhe sa më shumë kalon kohë, aq me tepër i kuptoj ndryshimet kulturore. Më është dashur kohë të ambjentohem me faktin se Shqipëria është nje vend relativisht i varfër në krahasim me Izraelin dhe standartet e jetës janë shumë të ndryshme.

Ka shumë shqiptarë në Izrael?

Të them të drejtën unë kam patur kontakt vetëm me një familje Judeo-Shqiptare të Isaac Jakoel. Kanë qenë një ndihmesë shumë e madhe për mua. Jam informuar nga Ambasada Shqiptare se ka një komunitet Judeo-Shqiptare që janë të shpërndarë në qytete të ndryshme, por nuk kam informacion më të detajuar.

Si është një ditë e zakonshme për ju në Izrael dhe sa ndryshon nga përditshmëria që ju kishit në Shqipëri?

Fillimin e ditës gjithmonë mundohem tja përkushtoj rritjes sime shpirtërore. Aktualisht jam duke ndjekur një kurs studimi të Torah te quajtur “Aleph-Beta” nga Rabbi Forhmann. Pjesën tjetër të kohës kam qënë shumë e perkushtuar ndaj projektit si një urë lidhëse midis Izraelit dhe Shqiperisë në fusha të ndryshme dhe zhvillimit të planit të biznesit. Aktivitetin shoqëror e kam patur shumë të kufizuar. Kam disa miq të moshave të ndryshme dhe kaloj kohë me ta kryesisht në fundjavë.

Jeta në Izrael është krejt ndryshe nga jeta në Shqiperi. Jeta në vend të huaj të detyron të zhvillosh një nivel të të qenit i pavarur që nuk e njihja në Shqipëri. Veshtirësia me e madhe për mua ka qënë çështja e vendimmarrjes në jetën e përditshme. Në Shqipëri prindërit ishin të përfshirë në të gjitha vendimet dhe marëdheniet ishin të karakterizuara nga një përfshirje dhe varësi e fortë emocionale dhe psikologjike nga të dyja palët. Gjërat kanë ndryshuar sepse mua më është dashur të mesoj të marr përgjegjësi të plotë mbi vendimet e mia. Mund të them se ka qenë nje proces shumë i veshtirë rritjeje dhe formimi.

Ju jeni një kërkuese në fushën e Holokaustit dhe promovuese e rolit të Shqiptarëve për shpëtimin e Hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, si nisi ideja për të studiuar këtë fushë?

Ideja nisi për shkak të gatshmërisë për të ndihmuar në fushën kerkimore të edukimit të brezave shqiptarë dhe marëdhenies Shqiperi-Izrael. Jam përqëndruar në marëdhenien e shtetit Shqiptar me Izraelin sepse është një marëdhenie e vecantë dhe shumëpërfshirëse dhe është në një zhvillim të vazhdueshëm, që vazhdon të thellohet në nivele dhe fusha të reja. Kemi shumë të përbashkëta dhe mund të identifikohemi me Izraelitet në shumë pikëpamje, qoftë në histori, por edhe në reliev dhe tradita. Izraeli është lider në shumë fusha biznesi dhe ekonomike, sidomos në Hi-Tech, agronomi, turizëm dhe sipërmarrje biznesesh të reja. E konsideroj lidhjen me Izraelin shumë të favorshme për Shqipërinë dhe është kënaqesi dhe përmbushje personale dhe karriere ti shërbej këtij vizioni.

Sigurisht është një fushë e gjërë me studime, por ka ndonjë detaj interesant që keni hasur gjatë studimeve që mund ta ndani me lexuesin?

Një detaj interesant është mentaliteti i Judenjvë të mbijetuar nga kampet e përqendrimit, në veçanti përcjellja e traumës në Brezin e Dyte dhe të Tretë të të Mbijetuarve. Kjo ka qenë fusha ime kryesore e kërkimit gjatë studimeve.

Ishte shumë interesante se shumë prej personave që më duhet të intervistoja në Brezin e Dytë nuk ishin në gjëndje të flisnin për të shkuarën e tyre sepse është shumë e dhimbshme. Gjatë intervistave, ata refuzonin tu përgjigjeshin pyetjeve emocionale dhe psikologjike, madje shpesh kishim përgatitur një takim dhe në momentin që unë mbërrija në vëndin e intervistës, ata ndanin me mua pasigurinë për ta vazhduar bisedën.

Shumë prej tyre nuk e dinin historinë e familjes së tyre dhe prindërit asnjëherë nuk kishin guxuar të flisnin për vuajtjet gjatë Holokaustit. Heshtja ka patur një ndikim shumë negativ për brezat. Studimet shkencore tregojnë se traumat përcillen ndër breza. Unë personalisht mendoj së është e rëndësishme që brezat të flasin me njëri-tjetrin për traumat e tyre dhe të marrin trajtimin profesional. Ekziston një potencial i konsiderueshëm për një trajtim të tillë, por në të njëjtën kohë nevoja për përgatitjen e profesionistëve multidisiplinarë në këtë fushë është shumë e theksuar.

E mendoni kthimin në Shqipëri, apo do të vazhdoni karrierën tuaj në Izrael?

Për momentin e shikoj jetën time si një udhëtim të vazhdueshëm midis Izraelit dhe Shqipërisë. Vizioni im është të ndihmoj në lidhjen midis Shqipëtarëve dhe Izraelitëve në fusha të ndryshme të jetës dhe të jem pjesë e një bashkëpunimi të suksesshëm si në aspektin kulturor, edhe atë social./Diasporashqiptare.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.  