Noel Dedja, një i ri në krye të komunitetit shqiptar në Monteral

E enjte, 28 Mars, 2024

Noel Dedja, së bashku me familjen e tij, ka mbërritur nga Shqipëria në Kanada në fund të vitit 2007, në moshën 11-vjeçare. Ai u vendos në qytetin e Montrealit, ku në atë kohë komuniteti shqiptar ishte shumë i zhvilluar, dhe që në fillim ai gjeti shoqëri të çmuar, e cila është sot e kësaj dite si një familje e dytë për të.  Pos studimeve, nga viti 2019, Noeli është zgjedhur kryetar i Bashkësisë Shqiptare të Kebekut në Montreal, ku, siç shihet, ka sjell një pozitivitet në komunitetin shqiptar atje, duke qenë ndër kryetarët më të rinj të shoqatave shqiptare në Kanada. Këtë energji ai e përcjell edhe në intervistën dhënë gazetës “Diaspora Shqiptare”…

Po e nisim intervistën me ju si ndër kryetarët më të rinj të shoqatave shqiptare në Kanada, pra i Bashkësisë Shqiptare të Kebekut në Montreal. Çfarë do të thotë të jesh shqiptar i ri, të jetosh larg atdheut, dhe të merresh me komunitetin tuaj?

Së pari, dëshiroj ta filloj intervistën duke thënë se është një nder dhe privilegj për mua angazhimi në bordin drejtues të Bashkësisë Shqiptare të Kebekut në Montreal, e cila është shoqata amë në provincën e Kebekut. Së dyti, të jesh shqiptar i ri në Kanada është në radhë të parë një krenari e papërshkrueshme. Ngado të kthesh kokën, shikon shembuj këmbëngulje dhe suksesi, qoftë në profesion, në shkollë, apo në jetën personale, nga moshatarët e mi, por dhe nga me të vegjëlit apo më të moshuarit. Të jesh shqiptar i ri në Kanada do të thotë gjithashtu të kthesh herë pas here kokën mbrapa. Unë bëj pjesë në ata persona të cilët nuk kanë zgjedhur të ikin nga vendlindja, por u është dashur të ndjekin familjen. Edhe pse e kuptoj që niveli im i jetesës është pa dyshim më i mirë në Kanada, do të gënjeja nëse do të thoja se nuk më shkon kurrë në mendje ç’mund të ndodhte nëse të gjithë këta njerëz punëtorë do të jepnin energjitë dhe kohën e tyre për të mirën e Shqipërisë. Megjithatë, edhe nga këtu, qoftë duke u transmetuar vlerat shqiptare brezave të rinj apo duke kontribuar në bashkimin e komunitetit si dhe duke i lënë përshtypje të mira vendasve për shqiptarët, besoj se mundemi të bëjmë shumë gjëra për të mirën e mëmëdheut.

Sipas të të dhënave që mund t’i keni, cila është rezumeja apo historiku i organizimit të shqiptarëve në provincën e Kebekut, e veçanërisht në qytetin e Montrealit?

Bashkësia Shqiptare e Montrealit u krijua në vitin 2001, nga shqiptarët e parë të ardhur në Kebek, të cilët ishin brezi i prindërve apo edhe i gjyshërve të mi. Përtej kësaj, shqiptarët tregojnë shpeshherë se si ndihmonin, prisnin, dhe shoqëronin njëri-tjetrin në aventurat e para dhe më të vështira të emigracionit. Aktivitetet dhe kontributet e Bashkësisë kanë qenë nga më të ndryshmet, si Shkolla Shqipe, Festa e Flamurit, Statuja e Nënë Terezës pranë metrosë Monk, kupat e futbollit e shumë e shumë të tjera, të mbështetura gjihtmonë edhe nga komuniteti shqiptar i Granby. Gjithashtu, një pjesë e mirë e ndihmës në komunitet është bërë shpesh herë në mënyrë informale. Fatkeqësisht, erdhi një moment gjatë të cilit pati një lloj përçarje në komunitet, për arsye nga më të ndryshmet të cilat nuk ja vlen më të diskutohen. E rëndësishme është se nga momenti kur do të mposhtim armikun e përbashkët COVID-19, shpresojmë të rikthehemi më të fortë se kurrë, së bashku, me akoma më shume ndihma apo aktivitete, dhe të vendosim një rregull dhe një lloj formaliteti në bashkpunimin komunitar.

Në shumicën e shkollave shqipe në Kanada nga shtatori i vitit të kaluar po mbahet mësimi online. Ku qëndron Shkolla Shqipe “Nënë Tereza” në Montreal?

Formati i ri i Shkollës Shqipe “Nënë Tereza” përfshinte një orë mësim në klasë, por gjithashtu një orë tjetër të përkushtuar aktiviteteve fizike të shoqëruara me muzikë, gjithmonë shqip. Në këtë mënyrë, shkolla do të shërbente jo vetëm për mësimin e gjuhës shqipe, por gjithashtu për të krijuar lidhje midis fëmijëve dhe për t’i argëtuar. Shumë prindër na thonin se femijët e prisnin me padurim ditën e shtunë në mëngjes. Për arsye tashmë të ditura, aktiviteti i Shkollës Shqipe u pezullua që prej vitit të kaluar. Pas një reflektimi të gjatë dhe disa tentativave të vazhdueshme për ta rihapur shkollën në ambiente fizike, kemi vendosur të durojmë edhe pak, në mënyrë që eksperienca e Shkollës Shqipe të jetë një argëtim dhe jo një detyrim për fëmijet. Ndoshta sepse disa prej personave të bordit drejtues, përfshirë edhe mua, janë akoma në shkollë, kemi gjykuar duke u bazuar edhe në eksperienca personale, por edhe të shumë bashkstudentëve tanë se shkolla në linjë mund të krijojë vështirësi nga më të ndryshmet për femijët dhe familjet. Gjithashtu, në një periudhë ku femijët janë të mbingarkuar nga situata e COVID-19 edhe në shkollat e tyre gjatë javës, mendojmë se duhet edhe pak durim dhe u duhet lënë më shumë kohë për t’u qetësuar gjatë fundjavës. Megjithatë, presim me padurim një permirësim të situatës dhe do të jemi gati të vazhdojmë sa më parë misionin hyjnor që nisëm vitin e kaluar.

Dhe në mes pandemisë shoqata juaj hapi ekspozitën “Shqipëria: Vendi i Shqiponjave”…

Ishte nje ide spontane e njërës prej vajzave të bordit, Emi. Ideja u zhvillua ndër të tjera falë bashkëpunimit dhe ndihmës së pronarëve të Galerisë Ambigu, Entela dhe Misheli, sikurse edhe kontributi i shumë prej artistëve dhe pjesetarëve të komunitetit shqiptar në Montreal, por gjithashtu i dy ambasadave, ajo e Republikës se Shqipërisë dhe ajo e Republikës së Kosovës. Ishte e vetmja zonë gri që arritëm të gjenim në një kohë kur pothuajse çdo gjë tjetër përveç galerive ishte mbyllur. Donim patjetër të nënvizonim festën e pavarësisë, dhe duke respektuar të gjitha masat mbrojtëse ndaj pandemisë sipas rregullave të shëndetit publik, arritëm të bënim diçka ndryshe, e cila besoj u prit shumë mirë nga pjesëmarrësit shqiptarë dhe të huaj.

Gjatë pandemisë, së bashku me aktivistë të tjerë keni vizituar edhe disa nga bizneset shqiptare në Montreal. Çfarë përshtypjesh keni për to? Sa ka ndikuar pandemia COVID-19 tek bizneset që i keni vizituar? A ka shumë biznese? Cilat janë fushat ku shqiptarët janë të përqëndruar më së shumti?

Jo aq sa duhet, do i pergjigjesha kësaj pyetje. Përtej humorit (edhe pse shakaja është gjysma e së vërtetës), gjatë kohës së festave, pati një frymë mbështetjeje ndaj bizneseve të cilat kanë pësuar dëme ekonomike prej pandemisë, sidomos në fushën e restoracionit. Kjo ide erdhi pas takimit të përvitshem të organizuar nga z. Ajet Nuro me disa prej bizneseve të ndryshme shqiptare në Montreal. Sigurisht, ne bisedojmë vazhdimisht edhe me sipërmarrës të tjerë në komunitet, takime të cilat jo gjithmonë i publikojme në rrjetet sociale. Kemi nxjerrë disa konluzione nga keto takime:

  1. Shqiptaret kanë biznese nga më të ndryshmet, edhe pse shumica mendoj se përqëndrohen në fushat e ndertimit dhe të restoracionit.
  2. Sipermarrësit shqiptarë janë shume bujarë, madje e kanë më shumë mendjen të na ndihmojnë se sa t’i bëjnë publicitet biznesit të tyre.
  3. Ka shumë biznese shqiptare, por fatkeqësisht shumë prej tyre nuk njihen ose nuk preferojnë të njihen nga komuniteti. Pra, mungon akoma nje strukturë bashkpunimi midis Bashkësisë dhe këtyre bizneseve.
  4. Jo të gjitha bizneset kanë pësuar vështiresi ekonomike nga pandemia, varet nga fusha.
  5. Êshtë jashtëzakonisht e rëndësishme që kontributet financiare nga bizneset të shkojnë në të njëjtin drejtim, në mënyrë që të bëhen më shumë projekte të mëdha në të mirën e komunitetit dhe më pak organizime me qëllime personale.

Si aktivist i ri,  cili mendoni ju, duhet të jetë roli i intelektualit në komunitet? A po arrijmë të bëjmë sa duhet?

Mendoj se fjala “intelektual” është paksa e saturuar dhe e stërpërdorur. Është fjalë shumë e madhe besoj, të cilën shumë pak veta mund ta bartin. Do të përdorja më shumë termin “njerëz me kuriozitet intelektual”, në të cilin mbase mund të përfshij edhe vetveten. Pra, sipas mendimit tim, njerëzit me kuriozitet intelektual në komunitet, të cilët kanë ardhur në Kanada përpara 10, 15 apo 20 vjetësh, duhet të merren pak më shumë me zhvillimin e komunitetit shqiptar në Kanada dhe pak më pak me politikën e Shqipërise. Siç e thashë edhe më lartë, nuk është keq ta kthesh kokën mbrapa herë pas here, por po nuk pe asnjëherë përpara rrezikon të humbësh rrugën, apo më keq, të përplasesh papritur me realitetin. Komuniteti ka nevojë per bashkim dhe jo për përçarje, për organizim, për vazhdimësi në transmetimin e vlerave shqiptare te brezat e rinj, për shumë e shumë shembuj pozitivë paqeje dhe dashurie ndërkrahinore. Kemi akoma shume punë për të bërë, por besoj se po shkojmë në drejtimin e duhur.

Pare nga prizmi i “udhëheqësit”, cilat janë të arriturat më të mëdha të shoqatës suaj që kur jeni në  krye të saj?

Pa dyshim, rihapja e Shkollës Shqipe Nënë Tereza ishte një krenari e madhe për të gjithë ne, edhe pse për një kohë të shkurtër. U habita nga dashamirësia e prindërve dhe dashuria që na shprehnin fëmijët. Mendoj se e ndjenin që e bënim gjithshka me zemër dhe me shumë pasion. Por, do të thoja se pjesa më e madhe e punës tonë deri tani është bërë në kulisa, sepse kemi patur që ditën e parë si qëllim kryesor zhvillimin e lidhjeve në komunitet, me persona të të gjitha moshave. Gjithashtu, duke marrë parasysh se një pjesë nga moshat më të mëdha janë angazhuar me vite në aktivitetet e shoqatave, është parë kohët e fundit një angazhim shumë më i rëndësishëm nga rinia shqiptare e Montrealit, apo edhe nga persona të cilët ishin ftohur pak me jetën komunitare. Duam t’i tregojmë shqiptarëve të Kebekut se cili është vizioni jonë për komunitetin, dhe menyra më e mirë për ti mbledhur është duke i bërë të besojnë në misionin dhe planin tonë. Pas disa vitesh, kjo punë deri tani më shumë informale, shpresoj dhe besoj se do të transformohet në një shoqatë shumë më formale dhe e cila kryen funksione të rëndësishme, pamvarësisht se kush e drejton atë.

Për fund a mund të na tregoni se a ka qenë i lehtë apo i vështirë integrimi juaj dhe familjes tuaj në Kanada?

Kur nje familje ndërron jo vetem shtet, por edhe kontinent, është pa dyshim një eksperiencë shumë e vështirë: mësimi i gjuhës, ndërrimi i ambjentit, i klimës, largimi nga familja dhe shoqëria. Por, ne kemi ardhur në fund të vitit 2007, dhe besoj se shumë gjëra kanë qënë më të thjeshta për ne se për ata që kanë emigruar 10 apo 20 vjet më përpara. Kur erdhëm këtu, kishim familje (tezja dhe familja e saj) që na priste, na tregoi ku të drejtoheshim, na dha mbështetje të madhe morale dhe jo vetëm. Gjithashtu, komuniteti ishte shumë me i zhvilluar në atë moment dhe gjetëm ndër vite shoqëri të çmuar e cila është sot e kësaj dite si një familje e dytë për mua. Unë si Noel, që erdha në moshen 11 vjeçare, e pata shumë më të thjeshtë, por sakrificat sidomos te mamasë sime më kanë dhënë mundësinë që sot ta konsideroj veten plotësisht të integruar dhe si një qytetar kanadez i përmbushur dhe plotësisht i barabartë edhe me ata që kanë lindur këtu.

Diçka për të shtuar?

Dëshiroj t’ju falenderoj për intervistën, dhe shpresoj të shoh komunitetin të mblidhet sa më shpejtë, duke lënë pas një herë e përgjithmone situatën aktuale.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.  