Jeta në SHBA dhe karriera, rrëfimi i Angjelina dhe Gëzim Nikës

E premte, 29 Mars, 2024

Gëzim dhe Angjelina Nika vijnë për herë të parë në një rrëfim të jetës së tyre familjare. Çifti i artistëve jetojnë në SHBA, dhe për bashkëshorten e tij kjo ka qenë dalja e parë në televizion të dy si çift.

Angjelina është lindur në Tropojë me origjinë nga Thethi dhe është angazhuar në këngë, valle e teatër që e vogël. Në SHBA ka marrë shumë çmime, “Albanian Exelence”, koreagrafja më e mirë e festivalit të 18-të të Nju Jorkut, çmimin Mother Teresa etj.

Madje ka dhe një ditë në emër të saj në Amerikë. “Duke përfaqësuar kulturën dhe vallen shqiptare në kulturat e tjera. Atje vlerësohet çdo lloj punë dhe kur mbron kulturën e kombit tënd”, thotë Gëzim Nika.

“Jeta në SHBA është shumë e zënë, kam pesë shkolla që mësoj, dy në Staten Island, një grupi Shtojzovallet në Bruklin dhe një Albanian Center dhe tjetra Rozafati që e kam për zemër”, rrëfen Angjelina e cila ka 500 nxënës. Ajo thotë se ka shumë kërkesa dhe ka kaluar aq shumë breza saqë tani ka dhe fëmijët e fëmijëve që ka pasur në kurse. “Ata po i sjellin fëmijët që të mos harrohen rrënjët, dhe brezat po e ruajnë çdo ditë këtë”, thotë Angjelina.

Talenti është trashëguar tek djali i tyre, të cilin Angjelina e ka si asistent koreograf. “Nuk është punë e lehtë arti, dhe kam dashur që fëmijët, meqë jemi në Amerikë, të integrohen  në jetën amerikane, të mos harrojnë nga kanë ardhur.  Vajza e madhe ka përfunduar shkenca politike por është marketing, ka shumë sukses”, thotë Gëzimi. Ndërsa vajza e dytë ka përfunduar studimet për psikologe dhe djali si vajza e madhe.

Çifti Nika kanë qenë ndër të parët që kanë shkuar atje ku jetojnë dhe shtëpia e tyre sot është kthyer në një “ambasadë” të artit. “I pari duhet ti hapë derën atij që vjen pas” thotë Gëzimi.

Gëzim Nika vjen shpesh në Shqipëri dhe thotë se e ka të vështirë të shkëputet nga rrënjët e tij. Përsa i përket të ardhmes, Gëzim Nika ka një projekt ambicioz në Shqipëri në bashkëpunim me Edmond Zhulali.

“Unë vij herë pas here në Tropojë. Kam qendruar gati një vit këtu pasi kisha një projekt shumë të madh, Lahutën e Malësisë e kemi kthyer në këngë dhe ka dalë 26 orë. Nuk u promovua pasi ndodhi pandemia dhe vij herë pas here. Jam i lumtur kur kam çantën këtu në aeroport”, thotë ai duke shtuar se ka në projekt të bëjnë një minifilm në kalatë më të bukura, vendet që ka përshkruar Fishta.

Ndërsa Angjelina ka një mesazh për të rinjtë. “Sot jemi në 2021 e nëse ti do të bësh diçka bëje. Nuk të pengon asgjë vetëm vëre zemrën para dhe bëje”, u shpreh ajo në Vizioni i Pasdites me Evi Reçin.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.  