“Defender Europe 21”, nis në Shqipëri stërvitja ushtarake e SHBA dhe NATO

E premte, 29 Mars, 2024

Këtë të martë nga Durrësi ka nisur stërvitja “Defender Europe 21“, me pjesëmarrjen e rreth 28 mijë trupave shumëkombëshe, nga 27 shtete, që realizojnë operacione pothuajse të njëkohshme në më shumë se 30 zona stërvitjeje, në 12 vende. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi njofton çeljen e stërvitjes më të madhe ushtarake që pret Shqipëria si aleate e NATO-s.

Stërvitja do të ushtrojë aftësinë e Ushtrisë Amerikane në Evropë dhe Afrikë për të shërbyer si Komandë e Bashkuar e Komponentit të Forcës Tokësore, dhe si partner i sigurisë në rajonet me rëndësi strategjike të Ballkanit dhe të Detit të Zi, ndërsa mbështet aktivitetet në Evropën Veriore dhe Afrikë.

Kritike për këtë ndërmarrje është strategjia e rreptë për parandalimin e COVID-it dhe ajo e mjekimit, e zbatuar nga SHBA-ja dhe vendet pjesëmarrëse. Stërvitje si “Europe Defender 21“, dëshmojnë që përkushtimi i SHBA-së ndaj NATO-s është maksimal dhe se aleatët dhe partnerët e NATO-s qëndrojnë të fortë së bashku.

Gjatë ceremonisë së organizuar në portin e Durrësit, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka folur edhe shqip.

Ajo falenderoi autoritetet shqiptare për mikpritjen që kanë treguar ndaj ushtrisë amerikane. Kim tha se Shqipëria e ka treguar gjithnjë mikpritjen, gatishmërinë dhe mirënjohjen. Në mbyllje, ambasadorja foli shqip dhe tha se “Do të punojmë krah për krah”.

“Roli i Shqipërisë në aleancë vetëm rritet. Stërvitja aftëson që Shqipëria të presë forcat ushtarake. Përgëzojmë Shqipërinë për mbështetjen. Nuk keni hezituar kurrë të ofroni trupat dhe aleatët tuajë. Na e keni treguar gjithnjë potencialin tuaj. Jemi mirënjohës për mikpritjen tuaj. Kjo stërvitje në Shqipëri është historike, por ky operacion zhvillohet sot në Portin e Durrësit. Kjo tregon aftësinë e SHBA për të dërguar trupa ushtarake në vendin ku duhet dhe në kohën e duhur. Disa muaj më parë isha për vizitë në këtë port dhe s’kishte shenja që do të niste një stërvitje e këtyre përmasave. Kjo është një stërvitje historike, fillimi i gjërave më të mëdha që do të vijnë. Do të punojmë më gjatë, krah për krah (flet shqip)”, tha Kim.

Gjenerali amerikan dhe Komandant i Komandës Europiane të SHBA, Tod Walters ka mbajtur fjalën e tij nga Durrësi me rastin e nisjes së stërvitjes së NATO “Defender Europe 21” në Shqipëri.

Walters vlerëson Shqipërinë si një komb që ka luajtur rol të madh në paqen në rajon, teksa ka kërkuar që pandemia të mos materializohet në krizë sigurie.

Ai thotë se me anë të stërvitjes “Defender Europe 21”, vendet aleate të NATO-s përfshirë Shqipërinë do të forcojnë “muskujt” dhe do të përmirësojnë gatishmërinë në të gjitha aspektet.

“President Meta, kryeministër Rama, të ftuar të shquar, të nderuar pjesëmarrës është nder të jem këtu sot në Shqipëri, të jem kaq i lumtur në një komb që i trajton të gjithë miqtë e tij si motra e vëllezër, bij dhe bija.

Dua t’ju falënderoj këtë komb kaq të bekuar për atë që ka bërë dhe vijon të bëjë për paqen në rajon. Më lejoni të shpreh ngushëllimet e mia për ata që kanë humbur personat e dashur për COVID-19. Por edhe për vigjilencën që kjo pandemi mos materializohet në krizë sigurie. Kemi rrugë shumë të gjatë përpara, por nëse keni të dëshmuar përballë kësaj pandemie do jemi të suksesshëm, sepse kjo pandemi nuk do an çojë në krizë sigurie.

Dua të falënderoj autoritetet ushtarake për këtë stërvitje. Sot kemi provën e asaj që duhet të bëjmë, duhet të përmirësojmë transparencën strategjike që nuk është bërë që në 1940. Shohim bregdetin, duhet të kujtojmë çfarë ndodhi gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pushtimi i Normandisë, gjithë logjistikat në tokë e det, ne do të ulemi sot e do kuptojmë çfarë prove e vështirë është kjo.

E gjithë logjistika e anijeve është e përbashkët, jemi këtu sot, është shumë e komplikuar dhe e bëjmë në mënyrë tipike të NATO-s, me forca të armatosura të shëndosha. Marinsa, forca tokësore, detare, për të provuar e dëshmuar se kjo stërvitje do jemi më shumë përgjegjës, do të reagojmë më mirë.

Ashtu siç u përmenda më parë, Defender Europe 21, ka 28 mijë trupa në marinë, gjitha kombet, nga 25 vende, dhe qëllimi është të demonstrojmë aftësitë tona kolektive. Dhe nëpërmjet kësaj do të bëjmë stërvitje të përbashkët nga shumë agjenci, forca shumëkombëshe, nga të gjitha degët kundër një rivali të stimuluar. Do të përmirësojmë muskujt tonë, dhe të përmirësojmë gatishmërinë tonë në të gjitha aspektet.

Falënderoj këtë komb, është eksportues i sigurisë.Mënyra si e kuptojmë këtë, momenti kur ju e keni treguar këtë nga pranimi në NATO, na ka dhënë një Shqipëri më të sigurt, pjesë perëndimore më të sigurt, një Mesdhe dhe Europë më të sigurt. Ndihemi më të sigurt, jemi më të fortë së bashku.”, tha gjenerali Tod Walters.

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka mbajtur fjalën përmbyllëse në Portin e Durrësit ku ka nisur stërvitja më e madhe me dislokimin për herë të parë që prej Luftës së Dytë Botërore, në Evropë.

Gjatë fjalës së tij, kreu i shtetit u shpreh mirënjohës që për herë të parë NATO zhvillon një ushtrim të këtyre përmasave në Shqipëri dhe në rajon.

“Shqipëria si vend i NATO-s ndjehet e vlerësuar se po organizon stërvitjen. NATO është aleanca më e madhe e lirisë në botë. Mbështetja ndaj saj është unanime. Të nderuar pjesëmarrje, Defender 21, FA do të presin dhe mbështesin trupat që do të kalojnë në Shqipëri. Duke rritur nivelin e përgatitjes për të përmbushur misionin kushtetues. Të gjithë ata që do të na vizitojnë do të mbetën të impresionuar sepse shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut. Të dashur miq të shumtë nga SHBA, miqësia e fortë është shumë e hershme sesa periudha e shtetit shqiptar. Daton edhe përpara sesa poeti i madh amerikan t’i thurte një prej poemat më të bukura Skënderbeut. Ne do të vazhdojmë në rrugën e lirisë dhe qytetërimit europian”, tha Meta.

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në ceremoni e zhvilluar në Durrës në kuadër të “Defender Europe 21”, deklaroi se Shqipëria do të qëndrojë krah për krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Rama u shpreh se kjo stërvitje është një pikë me rëndësi për marrëdhëniet me SHBA.
Për gjeneratën tonë është mrekulli e madhe që e janë ndarë jetën mes dy botëve, asaj të errët dhe një bote ku ne mund të mirëpresim me krenari partnerët tanë.

Unë dua të besoj që pas zbarkimit tuaj në Shqipëri edhe ju do t’ju ndodhë ajo që i ndodh të gjithëve, që sërish duan të kthehen. Shqipëria është një vend, ku , kush vjen, dëshiron të kthehet përsëri dhe unë kam besim që kjo do të ndodhë edhe me ju.

Besoj që ajo që ne të gjithë sëbashku duhet të kemi parasysh është detyrimi që ne duhet t’i përcjellim gjeneratave të tjera, amaneti e kësaj marrëdhënie. Ti japim brezit të ri mundësinë që mund të edukohet me vlera dhe parime të Forcave të Armatosura. Për ne është vërtet një moment historik dhe ne do të vazhdojmë të qëndrojmë besnikërisht krah jush”, tha Rama.

Ndërsa Gjeneral Bajram Begaj, gjatë fjalës së tij u shpreh se me këtë stërvitje synohet rritja e sigurisë, ndërsa shtoi se janë të gatshëm të përballen me çdo rrezik.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.  