Australi/ Komuniteti shqiptar në bashkëpunim me komunitetin hebre

E enjte, 28 Mars, 2024

Pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kosovës dhe Izraelit më 1 shkurt të këtij viti që u cilësua si historike, dy ambasadat në Canberra, jo vetëm që kanë lidhur një bashkëpunim të ngushtë miqësor por edhe mund ta quajmë të intensifikuar, ku ambasadori i Republikës së Kosovës Dr. Hajdin Abazi pati një takim të frytshëm me zëvendës Shefin e Misionit në Ambasadën e Izraelit z.Ron Gerstenfeld ku janë shqyrtuar mundësitë dhe sferat e ndryshme të bashkëpunimit.

Me rastin e 73 vjetorit të Pavarësisë së shtetit të Izraelit dhe me ftesë të komuniteti Hebrej në Melburn, në koordinim me ambasadën e Izraelit në Canberra, ambasadori i Republikës së Kosovës Dr. Hajdin Abazi është i ftuar të marre pjesë në ceremoninë e cila do të organizohet në Melburn ditën e martë, 4 maj.

Gjatë qëndrimit të tij në Melburn ambasadori Abazi vizitoi të dielën një ndër sinagogat më të vjetra Hebreje në Australi, atë të “St.Kilda” e ndërtuar në vitin 1871, me një histori 150 vjeçare. Gjatë kësaj vizite ambasadori Abazi ishte i shoqëruar nga një grup të rinjsh dhe të rejash shqiptare me qëllim për të forcuar lidhjet mes dy komuniteteve por edhe për të njohur kulturën dhe traditat hebreje për se afërmi dhe anasjelltash.

Ambasadori Abazi dhe shqiptarët e rinj u pritën nga rabini Yaakov Glasman i cili në detaje sqaroi traditat, kulturën dhe fenë hebreje. Gresa Halili, pjesë ë grupit të të rinjve falenderoi rabinin Glasman për ftesën dhe mikpritjen e ngrohtë, dhe i shprehu keqardhjen dhe ngushëllimet për tragjedinë që ndodhi në Izrael, ku 73 qytetarë humbën jetën. Po ashtu ajo informoi Rabinin se kombi shqiptar ka në përbërje popullsi që i përkasin të tre besimeve, Muslimane, Katolike dhe Ortodokse që i praktikojnë në qetësi dhe harmoni ndërfetare.  “Por mbi të gjitha feja e shqiptarëve është Shqiptaria” citoi ajo.

Të rinjtë shqiptarë u priten dhe nga një grup të rinjsh Hebrej ku shkëmbyen mendime të ndryshme rreth mënyrave të organizimit shoqëror, shkollimit, biznesit dhe gjithçka qe e karakterizon jetën e të rinjve si dhe mundësinë e krijimit të një shoqate, si një forum rinor, gjë që aktualisht i mungon rinisë shqiptare në Australi, pasi vetëm në mënyrë të organizuar mund të veprojnë në të ardhmen duke besua se një iniciativë e tillë do të jete e përkrahur jo vetëm nga mbarë komuniteti shqiptar por edhe nga dy ambasadorët, Dr. Edmond Trako i Shqipërisë dhe Dr. Hajdin Abazi i Republikes së Kosovës.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.  