Abetarja e Xha Petritit në Zelandën e largët

E premte, 29 Mars, 2024

Xha Petriti nxori nga arka Abetaren. Me sytë mbushur me lot nisi historinë e librit, që e mbante në dorë. Nëna ma pat dërguar që herët. ”Biro, fëmijët mësoi të flasin shqip!” – më shkruante. Dy letra në vit, jo më shumë, i merrja nga ajo. Edhe unë i shkruaja, po asnjë fjalë më tepër se “jam mirë”. Pa guxuar asnjëherë të përmendte emra. Po të shkruaje më shumë, letra nuk do të arrinte kurrë në dorë të nënës. Në krye të letrave të saja lexoja. “Partia na hapi sytë, na rregulloi jetën” dhe përfundonte, “Të rrojë partia !”. I dija këto parulla. Zemra më pëlciste nga këto slogane të rreme të shkruara edhe në mure, edhe faqe mali, edhe në rrafshe shkëmbinjsh. Më erdhën në jetë tre fëmijë. Ata mësuan gjuhën e nënës. Unë mundohesha tua shfletoja Abetaren. Nëna e fëmijëve, mjedisi, shkolla flisnin ndryshe. Shqip mund të flisja me vetveten dhe ketë e bëja shpesh. Kur më kapte malli, për të komunikuar në gjuhën time, me kilometra udhëtoja për takuar bashkëpatriotët e mi. Me të marrë vesh, se po vinte këtej oqeaneve një nga toka e origjinës, të gjithë shqiptarët, ama të gjithë sa ishim, dilnim në aeroportin internacional të Auckland-it. E vërshonim më pyetje. “Hë, ç’kemi andej ?“. E lusnim me sy, se mos ndoshta ka me veti ndonjë gazetë, a revistë në gjuhën shqipe. E rëndë, shumë e rëndë! Ke atdhe dhe e ke të ndaluar ta vizitosh. Pas pesëdhjetë vitesh malli e pritjeje, zbrita në aeroportin e Rinasit.  Rashë në gjunjë, putha tokën mëmë. Në shtëpi nuk e gjeta nënën. Më thanë; ka ikur nga kjo botë, me emrin tënd në gojë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.  