Belgjikë/ Alba Restaurant, një shije autentike shqiptare në Bruksel

E premte, 19 Prill, 2024

Ekziston një vend i vogël në Bruksel ku dritat, ngjyrat, aromat, ushqimi dhe bisedat të kthejnë në Shqipëri. Një vend ku duket se koha ndal tek kostumet popullore të ekspozuar, te cyla dyjare, buqet (këmborët) apo çiftelitë.

Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Çamëria përqafohen pafundësisht në detaje në këtë strehëz, ku shpirti shtegëton deri tek kujtimet e ngrohtësia që të sjell aroma e shtëpisë.

“Restaurant Alba” është një “ofiçinë kulturore”. Shumë afër qendrës së Brukselit, në krahë të “Parc Royal” e përballë parlamentit “Flaman”, është aty duke pritur e përcjellë çdo ditë sipës traditës bashkëkombas e të huaj.

Aty mund të gjendesh rastësisht, i udhëhequr nga kurioziteti tek je duke vizituar kryeqytetin e Europës, Brukselin. Sapo hyn brenda ngjyrat e Shqipërisë, ngrohtësia dhe aroma ulen sëbashku në tavolinat prej druri.

Të ekspozuar në vitrinë gjen konjakun e njohur “Skënderbeu”, rakinë, verën, ponçin dhe likerat. Në mur dallon varur një tapet kuqezi në kornizë druri e pak më tej kostumi i Vlorës ekspozuar bashkë me atë të Rugovës. Kudo ku hedh sytë ka një detaj a formë që të kthen në Shqipëri, bucjela, tamuzanët, fenerët e vjetër apo jeleku tiranas. Copëza të vjetra. Si në shtëpitë e fshatrave shqiptare. Apo thjeshtë si tek Alba.

Është quajtur Alba, si Albania, por edhe si diell, dritë, rreze Shqipërie në dhe të huaj. Ideja ka qenë ajo që nga fillimi. “Alba Restaurant” është hapur para më pak se dy vitesh nga dy gazetarë shqiptarë në Bruksel, Fatos Mahmutaj dhe Aurora Allushaj. Ku lidhet kulinaria me gazetarinë? Aurora na tregon se kanë konceptuar një ambient të tillë ku njerzit të ndihen si në shtëpi e të socializojnë me njëri-tjetrin. Pikërisht këtu përqafohet ky projekt me gazetarinë, profesionin tonë. Ne i dëgjojmë klientët, flasim me ta dhe krijojmë lidhje. Alba restaurant është shtëpia e të gjithë shqiptarëve, jo vetëm atyre që jetojnë në Belgjikë, por e kujtdo që i kalon rruga nga këto anë.

Të pyetur pse vendosën të ndërmarrin këtë nismë ato përgjigjen se “mungonte në Bruksel një vend i tillë, ku truri, trupi dhe stomaku mund të spostohen lehtësisht në vendlindje. Por edhe për të lënë pak aromë Shqipërie në një kryeqytet si Brukseli ku larmia e kuzhinave e restoranteve është aq e madhe, sa do ishte mëkat të mungonte më e mira e vendit tonë; një kuzhinë mesdhetare,tek e cila gjendet të bashkuara lindja, perëndimi po sidomos traditat shqiptare autoktonte.

Për një moment e humbasim fillin, transportohemi shpirtërisht në Shqipëri. Qëri (dru në formë rrumbullake që përdorej nga gjyshet për byrekun) me mezetë tradicionale në kupa balte na serviret para. Shijojmë shumë turshitë e domates përgatitur nga restoranti, djathin e njomë me sherebel apo pikant, fërgesën, ullinjtë dhe salcën e kosit. Kulaçi gjysmë me miell misri na kthen në mendje fëmijërinë e kohën kur gjyshja e përgatiste për ne. Ndërkohë që specialiteti që i ka dhënë famë dhe kredit “Alba Restaurant“ është arapashi i Vlorës. Receta e gjyshes dukatase me lëng mishi, djath të bardhë, arra dhe i shoqëruar me kec ose qengj të pjekur është me të vërtetë një nga gatimet që duhet të provojë çdokush.

Sensacioni final është ai i kthimit në traditë: zbulimi i shijeve origjinale të gatimeve të gjysheve tona të servirura ndonjëherë edhe me elementë të rinj. Jo vetëm tradita e qengjit në hell apo furrë, tava e famshme e kosit, mishi i kecit në furrë, shoqëruar me patatet plot erëza, pilafi apo rosnica, yshmeri, trileçja, revania por edhe gatimet e tjera të kuzhinës mesdhetare mbeten të preferuarat e klientëve të “Albas”.

Ne shijuam kulinarinë shqiptare, ndihem aromën, ngrohtësinë, mikpritjen e veçantë tek Alba restaurant. Shpresojmë dhe urojme që vende të tilla, kulte të shqiptarisë të shtohen në gjithë botën, aty ku punojnë dhe jetojnë shqiptarë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.  