3 maji Dita e Lirisë së Shtypit

E enjte, 25 Prill, 2024
E enjte, 25 Prill, 2024

3 maji Dita e Lirisë së Shtypit

Sa mirë që ekziston një ditë e tillë. Pra të paktën një herë në vit kujtohet në mënyrë solemne kjo e drejtë e njeriut, do të shkruante në një koment të tij, Peter Limbourg, Drejtor i Përgjithshëm i DW (Deutsche Welle).

“Çdo njeri ka të drejtën e lirisë së mendimit dhe të shprehjes; kjo e drejtë përfshin lirinë e mendimit pa ndërhyrje, si dhe lirinë e kërkimit, marrjes dhe njoftimit të informacionit dhe ideve me çfarëdo mjeti qoftë, pa marrë parasysh kufijtë”. Kështu shkruhet në nenin e 19- të të Deklaratës së Përgjithshme të të Drejtave të Njeriut. Bërja publike e informacioneve dhe mendimeve, është detyra më sublime e shtypit në shekullin e 21-të. Por kjo detyrë mund të realizohet vetëm me një shtyp të lirë, që ka mundësi të raportojë pa censurë, frikësime dhe përndjekje.

Kombet e Bashkuara së bashku me Shoqatën ndërkombëtare të gazetarëve dhe botuesve me rastin e 3 majit bëjnë thirrje  gjithmonë që liria e shtypit të mos kufizohet. Dita e 3 majit u përcaktua në vitin 1993 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara si Dita Botërore e Lirisë së Shtypit për të festuar anë e mbanë botës parimet themelore të lirisë së shtypit, për të vlerësuar gjëndjen e lirisë së medias në botë, për të mbrojtur median nga sulmet kundër pavarësisë së saj dhe për të kujtuar dhe për të nderuar gazetarët, që kanë humbur jetën, duke kryer punën e profesionit të tyre. Kjo ditë u caktua në shenjë respekti të një deklaratë për lirinë e shtypit në vitin 1991, e cila u miratua në kryeqytetin e Namibisë, Windhuk. Në Deklaratën e Përgjithshme të OKB për të drejtat e njeriut në vitin 1948, liria e mendimit dhe e shprehjes së mendimit dhe shtypit mbahen si të drejtat themelore të njeriut.

“Freedom House” vëren në raportin vjetor të publikuar ditë më parë se në zonën me 29 vende të Euroazisë dhe të Evropës Qendrore dhe Lindore që mbulon raporti Vendet në Tranzicion, numri i demokracive është më i ulëti që kur doli raporti për herë të parë në vitin 1995. Në raport vihet theksi tek shenjat e thellimit të autokratizimit në vende si Hungaria dhe Polonia, të cilat ndihmuan në udhëheqjen e tranzicionit më të gjerë drejt demokracisë në vitet 1990.

Në Rusi dhe Bjellorusi, të cilat raporti i kategorizon si regjime të konsoliduara autoritare, shtypja u intensifikua ndjeshëm gjatë vitit të kaluar. Shqipëria dhe Kosova shënuan rënie në vitin 2020, krahasuar me vitin 2019, ndërsa Maqedonia e Veriut shënoi rritje.

Por 3 maji, si Dita Botërore e lirisë së shtypit, për vende si Meksika ekziston vetëm në letra. Shumë gazeta meksikane nga frika e rrezikut të raprezalieve të karteleve të drogës dhe të forcave të sigurimit nuk informojnë më për krimet e organizuar në vend. Shumë gazetarë janë bërë viktima të dhunës së kriminelëve trafikantë. Reporterët jetojnë të rrezikuar në Meksikë, bën të ditur raporti. Sipas indeksit të Institutit për hulumtime, “Freedom House”, vetëm në vitin 2020 u burgosën 274 gazetarë, 47 prej të cilëve në Kinë dhe 37 në Turqi. Ndërsa po në këtë vit humbën jetën nga ushtrimi i detyrës 45 gazetarë, tetë prej të cilëve në Meksikë.

Vendet model me nivelin më të lartë të lirisë së shtypit për vitin 2020 paraqiten Norvegjia, Finlanda dhe Danimarka, ndërsa më të fundit në listë rradhiten Koreja e Veriut, Turkmenistani dhe Eritrea.

Po ku përfundon liria e shtypit dhe e artit dhe liria e mendimit? Kushtetuta gjermane i jep një vend shumë të rëndësishëm lirisë së mendimit dhe të artit. Në një shtet me pluralizëm fetar si Republika Federale Gjermane, liria e mendimit përbën një bazë të domosdoshme të bashkëjetesës: “Secili mund ta kritikojë tjetrin, por edhe duhet të pranojë kritikë, kjo vlen edhe për bashkësitë fetare”.

Autoritetet dhe gjykatat duhet gjithmonë të peshojnë ndërmjet lirisë së artit dhe mendimit të njërës palë dhe të lirisë fetare të palës tjetër. Liria e shtypit vazhdon të jetë e kufizuar në shumë vende të kësaj bote, ndërkohë që marrja e informacioneve të pancesuruara bën pjesë në të drejtat e njeriut. Shpresë për të ardhmen mund të të japin vetëm shembujt nga e kaluara. Ato tregojnë se respektimi i të drejtave të njeriut ka dalë më i fortë se despotët. Natyrisht që lufta për këtë duhet të vazhdojë, sepse edhe në vendet demokratike perëndimore pas 11. shtatorit 2001 të drejtat e gazetarëve janë kufizuar, për t’u mbrojtur prej rreziqeve të terrorizmit ndërkombëtar. Kur vjen puna për të gjykuar mes lirisë dhe sigurisë, kandari i perëndimit anon gjithnjë e më shpesh në favor të sigurisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 