“Studiues austriakë e shqiptarë në Austri”,Mehmeti: Një gjurmë e sotme për nesër

E mërkurë, 24 Prill, 2024

Deri më sot shumë pak është ditur për marrëdhëniet shqiptaro-austriake dhe veprimtarinë e shoqatave shqiptare në Austri në fushën e gjuhës, artit dhe kulturës. Një vepër me një vlerë studimore e hulumtuese që na sjellë në dritë këtë marrëdhënie e figura të shquara është libri më i fundit i shkrimtarit Hazir Mehmeti, “Studiues austriakë e shqiptarë në Austri”.

Në një intervistë për “Diaspora Shqiptare” z. Mehmeti e konsideron këtë punim të tijin disavjeçar një gjurmë e sotme për nesër, për gjenarata që do vijnë. “Këtë vepër hulumtuese e kuptoj si nisje në thellimin e studimeve në këtë drejtim”, shprehet ai.

Një libër që sjell tek lexuesi kujtimin e një kohe, e cila ishte pikënisje forcimin e miqësisë mes dy popujve dhe kultivimin e shqipes tek mërgata. Z. Mehmeti ia dedikon këtë libër vajzës së tij të ndjerë, shkencëtares shqiptare Vlorë Mehmeti-Tërshani, e cila arriti majat e shkencës në Austri e që ishte vetë një enciklopedi më vete.

INTERVISTA

Z. Mehmeti, ju keni botuar së fundmi librin tuaj “Studiues austriakë e shqiptarë në Austri- në gjuhë art dhe kulturë”. Në fakt dihet shumë pak dhe ka pak studime e hulumtime për këtë marrëdhënie mes dy shteteve. Keni sjellë bashkë në formë enciklopedike numrin e madh të studiuesve të të dy vendeve. Na rrëfeni pak për punën tuaj hulumtuese.

Faleminderit për kujdesin tuaj që ky libër i ri të jetë pjesë e informatave nga Austria për lexuesit shqiptarë kudo që gjenden. Vjena ishte qendër ku lanë gjurmë shumë figura arti e shkence që ishin me origjinë shqiptare apo të tjerë që u morën me historinë, kulturën e gjuhësinë shqiptare. Deri më tani pak i është kushtuar rëndësi këtyre, andaj ne dimë pak për ta dhe veprat e tyre.  Në përgjithësi na mungon tradita e shkrimeve. Kjo bëri që të dihet pak mbi aktivitet rreth mësimit dhe atyre  kulturore në rrethet e gjëra të vendorëve dhe vetë shqiptarëve. Akoma kemi pak shkrime rreth mësimit të gjuhës shqipe, aktiviteteve kulturore dhe historisë shqiptare në Austri. Forma më e mirë që nesër të dihet diçka nga e sotmja është shkrimi. Edhe këtë libër e kuptoj si të tillë, një gjurmë e sotme për nesër, për gjeneratat që do vijnë. Studiues austriakë tani e disa shekuj kanë lënë gjurmë në shumë fusha studimore lidhur me shqiptarët. Njëra nga burimet vjetra të fjalëve shqipe shekujve është Fjalori i Arnold von Harfit e duke vazhduar deri tek Norbert Jokl, i cili konsiderohet themelues i studimeve albanologjike. Nxënës i tij ishte Eqrem Çabej, i njohur si studiues me përmasa ndërkombëtare. Në libër jem ndalur tek studiuesit në gjuhë, art e kulturë. Vargu i tyre është i madh, ndërsa në libër janë dhënë 138 figura të njohura në formë enciklopedie. Asnjëherë më parë nuk kemi vepër të përbashkët me foto dhe shënime biografike, veprat dhe aktivitet tjera me dobi kombëtare.  Këtë vepër hulumtuese e kuptoj si nisje në thellimin e studimeve në këtë drejtim.

Libri është i ndarë në katër kapituj, personalitetet e mësimit shqip në Austri, gjermanofolësit dhe kontributi i tyre në gjuhësinë shqiptare, personalitetet austriake me origjinë shqiptare dhe shoqëritë shqiptare në Austri. Na rrëfeni një pikë kyçe të secilit kapitull dhe çfarë nxjerrin në pah ato?

Libri është vlerësuar nga disa personaliteti dhe  paraqet një lloj enciklopedie shumë të vlefshme, me të dhëna të nevojshme e me fotografi, që pasqyrojnë bindshëm jetën dhe veprimtarinë e personaliteteve më të shquara që folën shqip në Austri. Kapitulli i dytë shpërfaq kontributin e pazëvendësueshëm të gjermanofolësve për gjuhësinë shqiptare, duke nisur që me Arnold Fon Harffin, autorin e  dokumentit të dytë i gjuhës shqipe, për të vazhduar me Johannes Thunman, Jakob Philipp, Fallmerayer, Johannes Georg von Hahn, Gustav Meyer, Leo Freundlichm Franz Baron Nopcsa, Jan Urban Jarnik, Norbert Jokl, Maximilian Lambertz, Franc Xaver Ritter Miklosich, Theodor Ippen Herman M. Ölberg Wilfried Fiedler e Dr. Kurt Goschtentshnigg etj.

Ndërkaq në kapitullin e tretë mund të mësojmë për personalitete të njohura austriake me origjinë shqiptare, siç ishin: Gjergj Basta, Karl Gega  e Aleksandër  Moisiun, me të cilët krenohet edhe e gjithë bota e civilizuar.

Thelbin e librit në shqyrtim, padyshim, e përben kapitulli i katërt, ku pasqyrohet jeta dhe veprimtaria e 138 personaliteteve të mëdhenj shqiptarë në Austri, në mesin e të cilëve shquhen Hasan Prishtina, Kolë Rrota, Gjergj Pekmezi, Eqrem Çabej, Aleks Buda, Hilë Mosi, Lasgush Poradeci, Karl Gurakuqi, Kristë Maloku, Skënder Luarasi, Pandeli Sotiri, Xhevat Korça, Sokrat Dodbiba e shumë e shumë të tjerë, deri tek studiuesit e shkencëtarët e ditëve tona, ku u dallua edhe vajza e autorit e nxënësja ime, Dr. Vlora Mehmeti- Tërshani, tashmë e ndjerë.

I rëndësishëm dhe mjaft interesant na del edhe kapitulli i fundit “Shoqëritë shqiptare në Austri”, ku, në mënyrë përmbledhëse e të argumentuar pasqyrohet jeta kulturore e veprimtaritë e begata të shoqërive,  revistave, gazetave, gramatikave, klubeve, organizatave e shoqatave prodhimtare shqiptare në Austri.

Redaktori i librit, shkrimtari Bedri Tahiri, mes tjerash rreth librit thotë: “Nëse gjithmonë është thënë: Një foto flet sa njëmijë fjalë, atëherë, del se libri “Studiues austriakë e Shqiptarë në Austri”- në gjuhë, art dhe kulturë ”, paskësh vlerë të madhe dhe, po del se paskësha pasur të drejtë kur, që në fillim, e quajte një Enciklopedi e llojit të vet!”

Ky libër përbën një bazë të mirë studimore për të njohur këtë pjesë të historisë përlmes fakteve dhe fotove. Cili është mesazhi juaj përmes këtij libri?

Mesazhi i çdo vepre ngërthen në vete në një formë mesazhin e tij. Ashtu është edhe me veprën time të fundit “Studiues austriakë e shqiptarë në Austri”. Aty ku rikujtohen figurat madhore, veprat e tyre, porosia e tyre, ka edhe atdhedashuri, ka frymëzim shqiptarie, ka aromë Shqipërie. Secila shqiptare e shqiptar duhet ta ketë këtë libër në bibliotekën e tij familjare. Aty do t’i ketë 138 figura madhore të kombit shumë nga të cilët u anatemuan apo u vranë nga diktatura në Shqipëri dhe në trevat e pushtuara shqiptare.

Kujt ia dedikoni këtë libër?

Librin ia dedikoj vajzës sime Dr.Vlora Mehmeti Tërshani, shkencëtare e talentuar e cila arriti në majat e shkencës në Austri. Hulumtimet e magjistraturës i mbaroi në Tokio të Japonisë tek profesori me famë botërore, kurse doktoroi në Vjenë. E përfaqësoi Universitetin e Vjenës në disa kongrese dhe konferenca shkencore botërore. La punime shkencore me vlerë për shkencën. Vdiq dy vite pasi doktoroi. Ajo ishte vet enciklopedi në vete.

Më herët keni botuar dhe librin “Mësimi shqip në Austri”, vazhdim i të cilit është dhe ky libër. Si do të vazhdoj ky projekt i juaji hulumtues për të nxjerr në pah kontributin që Austria ka pasur ndër vite për Shqipërinë?

Që nga puna ime në disa shkolla të Vjenës i dhashë veti idenë e grumbullimit të shënimeve rreth veprimtarive mësimore në Austri. Nga hulumtimet në biblioteka dhe arkiva u befasova me materiale të shumta dokumentuese të ruajtura aq mirë shekujve. E fillova mbledhjen e tyre, por edhe shkruaja për disa gazeta shqipe gjithandej globit shqiptar. Nga këto doli monografia e parë  Mësimi shqip në Austri”- Monografi I , në të cilën u përfshirë puna sistematike mësimore njëzet e pesë vjeçare (1987-2012). Pa kaluar as gjysmë viti nga botimi i veprës “Studiues austriakë e shqiptarë në Austri”, e botova  Mësimi shqip në Austri”- Monografi II (2013-2018).
Në dokumente relevante të kohës duke qenë edhe vet i lidhur me sistemin arsimor në Austri, u pasqyrua konkretisht kontributi i Austrisë në gjuhën shqipe dhe marrëdhënieve mes dy kombeve. Kam mundësi të jap nga përvoja ime lidhur me arsimin, reformat e tij edhe në Kosovë e Shqipëri, por asnjëherë nuk u ftuam nga organet përkatëse për realizimin e ndonjë projekti. Derisa Turqia, Kroacia, Hungari e vende tjera, ftonin kolegët tanë për ta bartur përvojën e tyre nga Austria si vend i zhvilluar, për ne nuk u interesua askush, bile edhe u injoruam. Duke qenë pjesë e grupit të pedagogëve “Studie Reise”, kam vizituar disa vende ku jemi njohur direkt në shkolla lidhur me gjendjen e arsimit në ato vende. Si në: Kroaci, Hungari, Finlandë, Turqi, Itali… etj.   Rreth punës sime si mësues krijues dhe hulumtues u shkrua një libër nga Akademia Pedagogjike e Shqipërisë.   Kam marrë pjesë në dyzet seminare dhe konferenca pedagogjike në shumë vende. Kjo është bazë e mirë për njohje më të thella në lëmi  e arsimit dhe gjuhëve amtare në kontinent. Libri im “A-B-C- Fibel- Abetare, u prezantua në disa seminare gjuhësore e shkencore. Me te punohet tani e tetë vjet si tekst i standardeve të larta për alfa betimin shqip, paralelisht me atë në gjuhën e shkollës.
Marrëdhënie shqiptaro-austriake kanë bazë shekujve dhe do zhvillohen tutje falë interesave të dy popujve dhe vendeve. Shpresoj se shqiptarët kudo do ta kuptojnë të madhin Faik Konica kur thotë: “Për shqiptarët dielli lind në perëndim”.

Një grup i studentësh nga disa qytete shqiptare. Nga e majta: Mendu Vrioni (Berat), Ahmet Duhanxhiu (Elbasan), Vasil (Elbasan). Ulur nga e majta: Sulejman Herri (Elbasan), Petër Ndria (Elbasan), Xhevat Daiu (Shkodër).

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.  