Një leksion jete nga Asdreni

E shtunë, 20 Prill, 2024
E shtunë, 20 Prill, 2024

Një leksion jete nga Asdreni

Në fund të ligjëratave nga lënda “Histori e letërsisë shqiptare II”, maj 1968, e lutëm Prof. Petro Janurën (1911-1983) të na fliste për jetën e tij. Po bëj abstraksion, na tha profesori, se parimisht nuk flas për veten. Foli shkurt dhe u ndal më shumë te takimet e tij me poetin Aleksandër Stavre Drenova (1872 – 1947) në kryeqytetin e Rumanisë në Bukuresht.

Poeti, vazhdoi prof. dr. Janura, ushqehej në gjellëtoren e një shqiptari. I zoti i gjellëtores  për të mos prekur sedrën e poetit bëhej sikur po bënte pagesën, por realisht i merrte pak para. Asdreni preferonte të shëtiste shtigjeve të parkut dhe në të njëjtin vend ulej gjithmonë. Ndodhte shpesh të kthente në restorantin e bukur, pronë e një shqiptari nga Korça.

Ne studentët shqiptarë shkonim në restorant për shkak Asdrenit dhe dy vajzave të bukura të pronarit, të cilat nuk na përfillnin fare. Uleshim me poetin, i cili poezitë i mbante në xhepin e poshtëm të jelekut. I nxirrte dhe na lexonte. Një ditë erdhi pronari, dhe nga pozita e njeriut të fortë, i tha Asdrenit: Zoti Aleksandër, mund te vish tek unë, ta siguroj një dhomë fjetje dhe do t’i kishe të gjitha falas në restorantin tim. I prekur në sedër, poeti u ngreh në këmbë dhe duke rënë me bastun dyshemesë, kundërshtoi: Mos mendo se je më i kamur se unë, kam sa për të jetuar dhe jetoj si dua vetë… nuk dua lëmosh nga askush dhe iku…  Vërtet ashtu siç tha poeti ishte, pronari i restorantit vdiq, vajzat  e tij nuk u martuan kurrë. E bënë rrush e kumbulla pasurinë e të atit dhe u harruan për së gjalli. Asdreni jeton edhe pse nuk la pasuri, pallate e trashëgimtarë – përfundoi profesori.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.  