Netflix vendos Kosovën në listën e shteteve të regjistrimit

E enjte, 25 Prill, 2024

Platforma më e madhe e distribuimit kinematografik në botë, Netflix, ka njohur Kosovën si shtet.

Kjo vjen si rezultat i një peticioni online të nënshkruar nga 37 mijë shqiptarë me kërkesën që Kosova të vendoset në listën e shteteve të shtrirjes së kësaj platforme.

Lajmin për këtë e bëri të ditur nismëtari i këtij peticioni, Sovran Hoti, përmes një njoftimi në rrjetet e tij sociale.

“Nuk u deshtën 200 mijë, me 37 mijë nënshkrime dhe rreth 2 muaj, Netflix e dëgjoi thirrjen tonë” ka shkruar Hoti në Facebook.

Peticioni me titull “Add Kosovo as a country in Netflix”, kërkonte sovranitetin e Kosovës në Netflix, duke vendosur kodin telefonik në hyrje të regjistrimit për shqiptarët nga Kosova që duan të krijojnë qasje në kompaninë gjigante të distribuimit kinematografik.

“Netflix ka shtuar Kosovën dhe në listën e saj të vendeve, me kodin e vet telefonik +383. Ndërsa ka akoma për të bërë, çdo iniciativë, e vogël apo e madhe për të provuar Kosovën si një vend të pavarur, siç është dhe do të jetë gjithmonë, ia vlen!”, ka shkruar tutje Hoti, në njoftimin e Change.Org, ku edhe u parashtrua kërkesa që më pas u aprovua nga vet Netflix.

Peticioni në kohën e mbledhjes së nënshkrimeve, kishte parashtruar kërkesën si më poshtë:

“Kur kosovarët hyjnë në Netflix, vendndodhja e tyre duket sikur të ishte në Serbi, edhe pse ata përdorin Netflix nga Republika e Kosovës. Personalisht, kjo më ka ndodhur shumë herë. Unë madje nuk mund ta verifikoj numrin tim të telefonit sepse Kosova nuk shfaqet në listën e vendeve me shënimet e tyre telefonike. Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008 nga Serbia. Që atëherë, 98 vende të Kombeve të Bashkuara e kanë njohur Kosovën si një shtet të pavarur, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Propaganda nga Serbia për të minuar Kosovën në arenën ndërkombëtare vazhdon, veçanërisht në platformat kryesore online. Kjo duhet të ndryshojë. Serbia nuk ka juridiksion në Kosovë dhe institucionet e saj, dhe pavarësia jonë nuk mund të minohet prej tyre. Netflix është një kompani amerikane, dhe pasi që ShBA e njeh Kosovën, Netflix shtoni edhe Kosovën si vend në shërbimin e tyre të regjistrimit? Më ndihmoni të drejtohem te Netflix dhe ta korrigjoj këtë gabim. Ne jemi vendi më pro-amerikan në botë dhe e duam Netflix. Dhe me këtë peticion, mendoj se ata do të na dëgjojnë me mirësi”, shkruhej në kërkesën zyrtare të nisur nga Sovran Hoti.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 