Shoqata e Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze dhe platformat virtuale mbi shëndetin

E mërkurë, 12 Maj, 2021

Marsi dhe prilli i vitit 2021 kanë qenë dy muaj intensivë pune për SHBSHK e cila këtë herë me iniciativë dhe koordinim të Dr.Ruki Kondaj, ideoi ,aplikoi dhe realizoi në mënyrë mjaft të sukseshme setin me seminare online me tematika të larmishme mbi shëndetin e të moshuarve i cili në kushtet e pandemisë është shndërruar në kryefjalë e ditës.

Falë bashkëpunimit efektiv me kryesinë e ShBShK , kryetarin Bujar Zejnullhau, ekipin teknik Oriana Naska ,kordinatoren e mediave sociale për seminaret e shëndetit,Presidentja e Nderit të kësaj shoqate Dr.Ruki Kondaj  i dha një tjetër dimension emrit, reputacionit  por edhe misionit të kësaj Shoqate duke e vendosur atë në sytë e mjekëve, të interesuarve, pacientëve, artistëve , medias dhe shqiptarëve në mbarë botën .

Të dielat  e “Shëndetit Online” startuan në ditën e Mësuesit dhe u pasuan nga mjaft ngjarje të tjera pranverore  si; festa e poezisë, zgjedhjet presidenciale në Kosovë, Dita e Verës, Pashkët që përveç ngjyrave i dhanë edhe mesazhe jetësore shprese e optimizmi  ndjekësve të shumtë (kryesisht mosha të treta) në Kanada, Amerikë, Europë, Shqipëri, Maqedoni, Koosve,Turqi, Greqi e deri  në Kalabri, etj..

Platformat mbi shëndetin sollën në këto seminare prezantime e shpjegime mjaft cilësore nga mjekë të afirmuar në Kanada dhe SHBA me tematka shumë të rëmdësishme  si; “ Stresi dhe menaxhimi i tij “ nga Dr. Ruki Kondaj, doktoreshë në shkencat farmaceutike , ”Kujdesi për të moshuarit në kohën e Kovidit” nga Dr Juliana Gorja, “Ushtrime fizike në kushtet e shtëpisë“ nga Dr.Alban Merepeza, “Kujdesi ndaj gojës dhe dhëmbëve“ nga Dr.Holta Këllezi, “Kujdesi ndaj diabetit“ nga Dr. Klara Serjani, “Kujdesi ndaj të moshuarve me hipertension“ Dr. Agron Aliaj, “Shërbimet në Ontario për njerëzit me aftësi të kufizuara” nga Dr. Alma Dani Disha, “Mbi kujdesin e komunitetit me aftësi të kufizuara“ referuar nga Dr. Shpresa Xhakli.

Problematikat e shumta shoqëroheshin me pyetje dhe komente  nga ndjekësit, shpjegime, këshilla e sugjerime nga mjekët panelistë duke i shndërruar këto takime në interaktive dhe me dobi e vlera të shumëfishta.

Nuk mungonin surprizat e shumta për të cilat Dr. Ruki Kondaj ishte kujdesur deri në detaje duke sjellë në shtëpitë tona çdo të diel  artistë të trevave të ndryshme etnike që me artin e tyre spontan dhe talentin e kultivuar u “zhveshën” nga fama dhe madhështia skenike dhe e bënë artin njësh me këta protagonistë platformash ku mjekë e veprimtarë, gazetarë e specialistë fushash të ndryshme i thyen distancat dhe u “ ulën “ bashkarisht në tryezën e SHBSHK ku menuja e parë ishte shëndeti, e pastaj arti e pse jo edhe argëtimi.

Prezenca e artisteve shqiptare të artit dhe muzikës si; Irma libohova, Alida Hisku, Enkelejda Arifi, Hysni Alushi, Merita Halili dhe Raif Hyseni, Aurela Gaçe, Silva Gunbardhi, Sandino De Bartolo kantautor arberesh, Tringa Rexhepi, Besiana Mehmedi dhe Maya Alickaj me siguri që u dha këtyre tryezave madhështinë që vetëm arti i vërtetë din të dhurojë.

Nuk kishte se si t’ju u mungonte këtyre veprimtarive prezenca e dy Ambasadorëve shqiptarë ( Kosovë dhe Shqipëri )në Kanada; Z. Ermal Muça, Ambasador i Republikes se  Shqiperise dhe Z.Adriatik Kryeziu, Ambasador i Republikes së Kosoves të cilët në fjalët e tyre përshëndetëse falenderuan dhe vlerësuan këto veprimtari cilësore. Ambasadori Muça  vlerêsoi angazhimin e shumë organizatave në Kanada në këtë kohë pandemie   si dhe rolin e veçantë të SHBSHK me këtë cikël seminaresh e ku ai shprehu konsideratën  e lartë për ideatoren, lektoren dhe kordinatoren e projektit  znj.Ruki Kondaj që “nuk njeh stepje  mbrapa”- ( siç tha ai )”për promovimin e vlerave kombetare dhe për shërbimet  ndaj komunitetit.”Ai ndau vlerësime edhe për kryetarin Bujar Zejnullahun si shembull i një bashkëpunimi të mrekullueshem me  ekipin cilësor të SHBSHK , si  dhe ndau vlerësime për të gjithë pjesemarresit nga cepa të ndryshëm të globit por rreth kauzave të përbashkëta.Ambasadori Kryeziu, falenderoi të gjithë pjesemarresit dhe shoqatën shqiptaro kanadeze   dhe veçanërisht Ambasadoren e Kombit dhe kordinatoren e projektin znj.Ruki Kondaj duke shprehur konsideraten e tij të lartë për punën dhe  përkushtimin e saj të palodhur për të qenë pranë shqiptareve në Kanada dhe jo vetëm.

Ai shprehu vlerësimet e tij të larta  për kryetarin Bujar Zejnullahu , rolin e tij drejtues ,për bashkëpunënimin dhe bashkërendimin e aktiviteteve të tilla me vlera për komunitetin shqiptar në Kanada por dhe më gjërë.Ai shprehu respektin  ndaj  ekipit realizues të kësaj serial veprimtarie me vlera të shumfishta që do të ruhen gjatë në kujtesën e gjithsejcilit si një shërbim i rrallë që vetëm njerëzit e ditur dhe me shpirt të madh dijnë të  falin.

Takimet e përjavëshme mbylleshin thjesht ;duar që përshëndeten virtualisht dhe falenderimet e ngrohta të Kryetarit  të Shoqatës Bujar Zejnullahut ndaj pjesmarrësve, stafit Teknik,  Oriana Naskes, pjesmarrësve, artistëve, referuesve , bordit të shoqates veçanërisht Dr. Ruki Kondaj që ideoji, koordinoi dhe realizoji për 8 -të të diela rradhazi pro shëndetit duke përbashkuar  shërbimin dhe dëfrimin, kujdesin dhe dashurinë përmes një komunikimi njerëzor kaq cilësor edhe pse përtej oqeanesh.

Kjo veprimtari natyrshëm e rendit ShBShK në lartësinë e akteve të saj sistematike , konstante vlerash.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 