Leonardo de Martino ka qene frat françeskan dhe poet arberësh. Ka vënë në skenë të parën dramë në gjuhën shqipe, “Nata Keshnellavet” dhe ka qenë mësuesi i disa figurave të lëvizjes kombëtare shqiptare. Më 30 maj 1987 në vendlindjen e tij u krijua një bibliotekë publike me emrin e tij.
Biblioteka komunale “Padre Leonardo De Martino” ndodhet pranë Mnemoteca arbëreshe.
Ndërsa më parë më 1881 iu botua përmbledhja “LArpa dun italo-albanese”, në Venecia. Më 1897 u nderua me titullin Kont i Komendes së Kurorës së Italisë dhe Kont i Petreles dhe i Sfetigradit.
Libri “LArpa dun italo-albanese”, i De Martinos hapet me një dedikim për kushëririn e ndjerë në moshë shumë të re. “Të shtenjtit kushëririt tim të ndjerë, i cili iku para kohe…”
“Poezi dhe muzika, këto dy arte simotra, janë krijuar për t’i dhënë dorën njëra-tjetrës dhe për të krijuar një aleancë…”, shkruante De Martino.
Leonardo de Martino u lind më 5 mars 1840, i biri i Leopoldit dhe Elizabeta Robertit nga Kastelfranko i Meskanos. Urdhri Françeskan i Fretenve Minor Observante të Sant Angelo-s në Pulja e pranuan në kuvende. Ka qenë nxënës i Propagandës Fide në Romë, dhe herët i lindi dëshira për të shërbyer në viset shqiptare.
U shungurua më 25 maj 1858. Drejtoi meshën e parë më 14 maj 1865. Përfundoi studimet teologjike në Institutin e Propagandës Fide në Romë. U caktua me shërbim baritor në viset shqiptare, ku shërbeu për gati 40 vjet, nga 1865 deri më 1881. Shërbeu si famullitar në Troshan, më 1871 nxiti hapjen e shkollës femërore, më pas ishte sekretar i ipeshkvit të Sapes Imzot Pietro Severinit dhe ndoqi misionet në krahina malore. Një periudhë shërbeu edhe si sekretar i Bib Dodë Pashës, dhe mësues i të birit, Prengës. Gjithashtu i dha mësim në vogëli Filip Shirokës, Gjergj Fishtës dhe Ndre Mjedjës.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.