Av. Kristina Blushi: Sfidat e shqiptarëve në Itali, tani janë më të integruar

E mërkurë, 24 Prill, 2024

“Adrenalina të bën të rrëzohesh por edhe të ngjitësh një mal ëndrrash në pak kohë. Vetëm duke u rrëzuar mëson çdo të thotë të zotërosh një profesion”. Kështu shprehet avokatja shqiptare në Bari Kristina Blushi për “Diaspora Shqiptare”.

Një histori suksesi shqiptare në Bari, pozitive dhe plot pasion për punën e saj teksa na rrëfen rrugëtimin si avokate e të drejtave të emigrantëve dhe guximin e saj për të ecur e vetme para në këtë rrugë.

“Nën mbrojtjen e dikujt tjetër do ia dalësh të shkosh në fund të muajit por nuk do të kuptosh kurrë se kush je në të vërtetë”, vijon Kristina. Ajo thotë se çdo njeri ndjehet i realizuar kur e ndjen veten se jep një zgjidhje e bëhet i dobishëm, dhe nuk ka më mirë se fusha e emigracionit për të këtë.

Kristina ka shumë se ç’të tregojë si një njeri që nuk lufton të mbushë kohën duke u marrë krahas avokatisë edhe me letërsinë dhe punën vullnetare në shoqatën e themeluar rishtazi “Shqiponjat e Mëndafshta”, por që është e lumtur që koha ia jep mundësinë të merret me to. Nëse si avokate e të drejtave të emigrantëve ndjehet e realizuar profesionalisht, në letërsi duke shkruar e konsideron akt të rëndësishëm të analizimit të ndërgjegjes në lidhje me vetveten e të tjerët si dhe vetë universin, ndërsa angazhimi në “Shqiponjat e Mëndafshta” e bën të plotësuar në dy të parat.

Në këtë intervistë av. Kristina Blushi flet dhe për problemet që hasin ende emigrantët në shtetin fqinj, çështjen e pensioneve etj.

INTERVISTA

Kristina ju jeni një avokate mjaft e njohur në Bari, dhe merreni kryesisht me të drejtat e emigrantëve. Kjo një zgjedhje e juaja duke qenë se dhe vetë keni shkuar nga Shqipëria si e tillë?

E drejta e emigracionit është një fushë le të themi që më zgjodhi dhe unë iu përshtata me shumë pasion. Edhe një e drejtë që ecën 360 grade e që përfshin anën penale, civile, administrative dhe miniorene.

Të jep mundësinë të njohësh persona nga e gjithë bota e aventurohesh në ligje të ndryshme e tradita që përfaqësojnë çdo pjesë të botës.

Lënda ime e preferuar gjatë universitetit ka qenë e drejta ndërkombëtare publike dhe private.

Shpesh avokati që merret me të drejtat e emigrantëve vihet në një udhëkryq normash dhe i kërkohet të aplikojë atë më të përshtatshmen.

Këto situata dashur pa dashur janë një çelës njohjeje mbi ate çka është sistemi legjislativ i vendeve të ndryshme.

Pasi mbarova praktikën ligjore për disa vite punova në studion ligjore të profesor avokat Ignazio Lagrottes relatorin e tezës së diplomës me të cilin akoma jemi në raporte shumë të mira dhe ndjekim ende çështje të ndryshme.

Megjithatë gjatë kohës që kryeja praktikën ndjeja që kishte diçka që më mungonte.

Nuk isha e plotësuar dhe e gatshme për të vënë bazat tek studioja ku punoja dhe e shihja të domosdoshme krijimin e një realiteti personal në një studio më vete.

Gjithmonë më ka pëlqyer liria dhe marrja e përgjegjësive mbi vete pavarësisht pasojave.

Adrenalina të bën të rrëzohesh por edhe të ngjitësh një mal ëndrrash në pak kohë. Vetëm duke u rrëzuar mëson çdo të thotë të zotërosh një profesion.

Nën mbrojtjen e dikujt tjetër do ia dalësh të shkosh në fund të muajit por nuk do të kuptosh kurrë se kush je në të vërtetë.

Besoj se çdo njeri në momentin që e ndjen që jep një zgjidhje e bëhet i dobishëm ndjehet i realizuar dhe nuk ka sektor më të kënaqshëm nga kjo anë se ai i emigracionit.

Me një leje qëndrimi personi ka në dorë lirinë për të jetuar, punuar e studiuar aty ku do.

Është një ndjenjë që e kam provuar vetë gjatë viteve të universitetit dhe çdo emocion mbetet trashëgimi e përjetshme e shpirtit.

Kjo gjë më ndihmon të hyj në empati me klientë kur vijnë në studio.

Kur vendos të jetosh jashtë vendlindjes kupton se ardhja në jetë në një shtet apo në një tjetër është vetëm një lotari natyrisht me çmime të ndryshme.

Dhe në shqiptarët e paguam pak shtrenjtë biletën në krahasim me fitoren.

Cilat janë sfidat që përballeni në punën tuaj? Përsa i përket shqiptarëve dhe të drejtat e tyre çfarë mund të themi? Sa i lehtë është integrimi në shoqërinë italiane?

Sfidat me të cilat përballem janë të shumta por vetë profesioni i avokaturës është i bazuar mbi zgjidhjen e situatave problematike kështu që përballimi i vështirësive bëhet i pashmangshëm dhe për më tepër i domosdoshëm.

Ndodh shpesh që për shkak të normativave të vështira për tu sistemuar me leje qëndrimi emigrantët hasen me diskriminime të ndryshme duke punuar në të zezë e duke u përballur me egon e personave për të cilët punojnë. Sipas shfrytëzuesve kur nuk ka kontratë nuk ka as rregulla për të kërkuar të drejtat. Por kjo nuk është plotësisht e vërtetë. Është thjesht një prej sfidave të shumta më të cilat përballemi.

Përsa u përket shqiptarëve në lidhje me të drejtat e tyre mund të konfirmoj se me kalimin e kohës janë bërë më të ndërgjegjshëm për t’i kërkuar. Një pjesë e madhe e shqiptarëve kanë marrë nënshtetësinë italiane dhe të drejtat e tyre ligjore kanë arritur të barazohen me ato të vendasve.

Këtë e vërteton edhe fakti që po marrin pjesë në anën politike si pjesë jo vetëm pasive por edhe si pjesë aktive duke u kandiduar në zgjedhje. Shumica e atdhetarëve tanë tashmë janë të integruar plotësisht. Le të themi që shqiptarët nuk kanë nevojë për tu integruar por për t’u promovuar.

Për shqiptarët në Itali problemi më i madh mbetet njohja e kontributeve për pensionet. Ku mendoni se qendron “kleçka” që asnjëra nga qeveritë e të dy vendeve në këto 30 vite nuk kanë arritur të bëjnë diçka?

Është e domosdoshme që Italia dhe Shqipëria të arrijnë të firmosin akordin bilateral për t’ju njohur atyre që kanë punuar periudhat e kontributeve në të dy shtetet.

Është një problem mjaft serioz për emigrantët që shpesh ndodhen në një udhëkryq mizor duke përfunduar pa asnjë lloj të drejtë pensioni e duke u detyruar të punojnë për shumë vite me radhë.

Besoj se problemi qëndron tek fakti që nuk janë bërë rezistenca e përpjekje të mjaftueshme për të arritur në një marrëveshje.

Ata që janë të prekur nga problemi nuk mund t’ia dalin vetëm dhe shoqatat e organizatat e ndryshme nuk insistojnë aq sa duhet.

Çështja nuk është vetëm ekonomike por edhe etike sepse është thellësisht e padrejtë që këta njerëz që kanë paguar kontributet ne të dyja shtet të mos mund të dalin në pension.

Vihen gjithmonë në një plan rezervë, shumë të diskutueshëm por prej vitesh në gjumë.

Një gjumë që leverdis ndoshta për të dyja shtetet që nuk lëshojnë pensionet e merituara.

Uroj që të zgjohemi sa më shpejt nga kjo situatë dhe të kemi sa më shpejt një marrëveshje të firmosur.

Sakaq, ju dhe shkruani dhe e shihni këtë si një mënyrë për të eksploruar e zbuluar botë e ndjenja të ndryshme. Hidhni në letër ndjesitë tuaja, atë çka syri ju percepton në situata të përditshme apo shkruani për fenomene e ngjarje që lënë shenjë në jetë?

Më pëlqen të shkruaj mbi çdo gjë që me impresionon në të përditshmen por edhe të hedh në letër tregime të ndryshme mbi të kaluarën, qoftë kjo e familjes apo e të njohurve.

Jam kurioze e mundohem të kuptoj atë çka njerëzit që më rrethojnë ndjenë, sepse emocionet nuk gënjejnë por pasqyrojnë të vërtetën. Askush nuk mund të bëhet kontrollor i tyre siç ndodh me mendimet.

Duke shkruar për të tashmen bëhemi dëshmi në një të ardhme dhe duke shkruar për të kaluarën nxjerrim në pah shumë mësime që na vlejnë për të përballuar jetën.

E shoh si akt të rëndësishëm analizimin e ndërgjegjes në lidhje me vetveten, njerëzit që më rrethojnë dhe vetë universin dhe këtë e bej duke shkruar.

Në qoftë se secili prej nesh do të ulej të shkruante rregullisht, pa frikë dhe hezitim ato që mendon besoj se do të jetonim në një botë më pak të ndërlikuar.

Gjithashtu jeni e angazhuar në shoqatën “Shqiponjat e Mëndafshta” dedikuar grave emigrantë në Bari. Si e shihni përfshirjen tuaj në këtë shoqatë dhe synimet e mëvonshme?

Po jam e angazhuar në shoqatën “Shqiponjat e Mëndafshta” në Bari si anëtare vullnetare dhe jam një nga themelueset.

Shoqata u krijua në shtator të vitit 2020.  Anëtaret e shoqatës janë vajza e gra që vijnë nga fusha të ndryshme por që vihen në të njëjtin plan ekuilibrues duke mësuar nga njëra-tjetra.

Realizimi kryesor është dinjiteti njerëzor që karakterizon këto vajza, qofshim mjeke, avokate apo nëna të mrekullueshme që i dorëzojnë shoqërisë një gjeneratë të çmuar me fëmijët e tyre.

Secila prej tyre angazhohet me sinqeritet e dedikim dhe kjo më bën ta shoh realitetin me sy tjetër.

Do të kisha dashur shumë që një realitet i tillë të kishte lindur kohe më parë por më mirë vonë se kurrë.

Përfshirja ime në këtë shoqatë është një angazhim shumë i natyrshëm që më bën të ndjehem e plotësuar. Më jep mundësinë që t’i dedikohem komunitetit shqiptar dhe në këtë mënyrë plotëson atë pjesë të zbuluar të dobësisë që çdo emigrant merr me vete.

Synimet e mëvonshme të kësaj shoqate janë të lidhura me projekte të shumta në shërbim të shqiptarëve që jetojnë në rajonin e Pulias në Itali si për shembull hapja e shkollës të gjuhës shqipe.

Aktualisht shoqata po ndjek një projekt të rri shumë interesant që është ai i prezantimit të autorëve shqiptarë që shkruajnë në gjuhën italiane.

Ka shoqata të tjera me të cilat jeni e angazhuar në shtetin Italian ?

Një tjetër shoqatë në të cilën ndjehem shumë aktive është Shoqata e Avokatëve Shqiptarë në Itali, presidenti i të cilës është av. Arjol Kondi.

Kam arritur të njoh këtë grup avokatësh shqiptarë në Itali nga një prezantim me juristin Ermir Lushnjari, ideator i aplikacionit CAJ MALI që ndihmon shumë të huaj në Itali të dërgojnë kërkesën për të marrë nënshtetësinë italiane.

Bashkëpunimi me anëtarët e shoqatës ka qenë një surprizë shumë e madhe sepse hapi tek unë një botë në momentin që i njoha.

Shumë prej tyre janë bërë miq të pandashëm si në të përditshme e si në momente të ndryshme gëzimi apo vështirësie.

Krijimi i një rrjeti avokatësh shqiptarë në të gjithë territorin italian është me të vërtetë një mundësi si për ne profesionistët si për bashkatdhetarët që mund të drejtohen tek studio ligjore të drejtuara nga shqiptarë në vende të ndryshme të Italisë.

Pyetjen e fundit e kemi rezervuar për historinë tuaj të emigrimit. Sa e vështirë ka qenë për ju emigrimi në një shtet të huaj dhe integrimi në shoqërinë italiane.

Kam mbërritur në Itali si studente pasi fitova një konkurs për regjistrimin në fakultetin e Juridikut.  Vitin që erdha pati probleme me lëshimin e vizave dhe në momentin që më dhanë pasaportën me vizë, për mua dhe familjen ka qenë një gëzim shumë i madh.

Që në momentin që fola para komisionit në ambasadën italiane u ndjeva shumë e konsideruar dhe fola lirshëm në gjuhën italiane sikur ti njihja profesorët prej vitesh. Por pavarësisht dashurisë që kisha ndaj shtetit italian dëshira ime nuk ishte ajo që të rrija aty përgjithmonë dhe për këtë shkak regjistrimin si rezidente e kam bere gati pas dhjetë viteve.

Pas shumë arsyetimeve dhe kërkimeve të punës në shtetin shqiptar vendosa të vazhdoj të jetoj në Itali por gjithmonë pa i ndërprerë raportet me Shqipërinë.

Nuk mund të them se emigrimi ka qenë shumë i vështirë sepse kam mbërritur në qytetin e Barit me një vizë studenti dhe kam pasur gjithashtu një ndihmë shumë të madhe nga shokët e shoqet që jetonin dhe studionin prej disa vitesh.

Vështirësitë më të mëdha që kam kaluar nuk kanë të bëjnë me statusin e emigrantit.

Megjithatë jeta larg familjes nuk është e lehtë. Arrin një moment dhe fillon të kuptosh se duhet t’ia dalësh vetë. Ai është momenti në të cilin rritesh pavarësisht nga mosha.

Kur je larg arrin t’i ndjesh vlerën familjes dhe vendlindjes dhe në ato momente mendon për ata që nuk e kanë një familje dhe nuk e dinë se kush është vendlindja e tyre.

Kupton se ka familje dhe njerëz që ofrohen për të ndihmuar dhe shtete që mirëpresin dhe kjo të bën të shërosh në një botë më të mirë duke u vënë në dispozicion të të tjerëve.

Integrimi në shoqërinë italiane ka qenë shumë i natyrshëm. Italianët janë popull shumë mikpritës sidomos në jugun e Italisë. Koleget e universitetit kanë qenë shumë bashkëpunues dhe disa prej tyre janë akoma miq të pandashëm.

Mënyra se si silleshin profesorët në universitet më ka bërë të studioj me pasion. Shpjegonin në një mënyrë që unë e konsideroj fisnike dhe interesoheshin mbi arritjet që kisha. Të linin të kuptoje që brenda tyre kishte edhe një anë njerëzore të theksuar dhe kjo më bënte të kapërceja vështirësitë duke u ndjerë e vlerësuar.

Normalisht ka pasur edhe refuzime e antipati por nuk mund t’ju pëlqejmë që të gjithëve. E rëndësishme besoj se është të sillemi me respekt dhe të fitojmë respektin ndaj nesh./ Diaspora Shqiptare

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 