Akademia e Shkencave aktivitet jubilar për veprimtarinë e Hasan Tahsinit

E mërkurë, 12 Maj, 2021

Akademia e Shkencave organizoi sot një veprimtari jubilare në 210-vjetorin e lindjes dhe 140-vjetorin e vdekjes së veprimtarit dhe filozofit Hasan Tahsini.

Fjala e hapjes së kësaj veprimtarie u mbajt nga akademiku Pëllumb Xhufi, Kryetar i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike.

“Takimet si ky i sotmi janë pjesë e rëndësishme e Akademisë së Shkencave. Ne mendojmë se duke diskutuar mbi kredon filozofike dhe angazhimin shoqëror të Hasan Tahsinit sjellim një kontribut të madh për përçimin e vlerave të tij”, u shpreh Akademiku Xhufi.

Gjithashtu në kumtesën e tij akademiku Rexhep Mejdani me temë “Një dijetar e patriot që duhet të vendoset në panteonin kombëtar të diturisë dhe atdhedashurisë”, rikujtojë jetën dhe veprimtarinë e dijetarit Tahsini. “Në historinë e kulturës shqiptare të Rilindjes Kombëtare, Hasan Tahsini ka hyrë si një nga figurat më të shquara të shekullit të XIX, kurse në historinë e shkencës turke, si më i larti ndër të lartët dhe, në historinë e arsimit të lartë të Turqisë, si rektori i parë i Universitetit të Stambollit, si ligjëruesi i parë në shkencat sociale e ato natyrore.”

Gjithashtu kumtesë në kujtim të kësaj figure të rëndësishme mbajtën edhe Akad.asoc. Mimoza Hafizi me temë “Kontributi i Hasan Tahsinit në shkencën e astronomisë”, si dhe Prof.Bashkim Kuçuku me temë “Përmasa universale dhe kombëtare e veprës së Hasan Tahsinit”.

“Libri “Bazat e Astronomisë” është përkthyer nga osmanishtja, dhe unë kam kryer redaktimin e librit dhe sigurisht redaktimi i një vepre të rëndësishme të Tahsinit më dha mundësinë të kthehem pas në kohë, kur ende astronomët ishin ende të detyruar të argumentonin pse toka sillet rreth diellit. Puna ime më ka bërë ta përjetoi nga afër përpjekjet e çdo studiuesi për ta çuar përpara dijen”, u shpreh ajo.

Veprimtaria u zhvillua me pjesëmarrje fizike dhe online.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 