Zvicër/ Dr. Zenelaj: Nuk ka emigrim të lehtë, largimi është gjithmonë i vështirë

E enjte, 28 Mars, 2024

Doktoreshë Besa Zenelaj jeton prej 19 vitesh në Zvicër. Ajo u largua nga Kosova në vitin 2003 për të vijuar pjesën e mbetur të studimeve në Gjenevë. Vitet e shkollimit nuk kanë qenë të lehta për të, por dëshira e madhe dhe vullneti saj i hekurt ndikuan që ajo të jetë aty ku është sot. Mjekja Besa Zenelaj, tashmë ka hapur klinikën e saj në Gjenevë dhe në sallën e pritjes mban diplomën e parë të mjekësisë nga Kosova. Në një intervistë për “Diaspora Shqiptare” ajo rrëfen rrugëtimin e saj të gjatë në fushën e mjekësisë, si dhe situatën që po kalon bota për shkak të COVID-19.

Ju keni mbaruar studimet për mjekësi në Gjenevë dhe më pas keni nisur karrierën tuaj po në Zvicër. Na flisni pak për periudhën e studimeve e më pas nisjen e punës së parë. A ju ndihmon universiteti për të hedhur hapat e parë në karrierë?

Studimet e mjekësisë i nisa në Prishtinë para luftës, por lufta na ndërpreu studimet, më pas isha një vit refugjate në Gjermani, më pas u ktheva në Kosovë përfundova vitin e tretë dhe më pas erdha në Gjenevë në vitin e katërt dhe 3 vitet e fundit i përfundova në Gjenevë. Periudha e studimeve për gjeneratën time, ka qenë e vështirë, me shumë probleme. Shumë shkolla të ndaluara para luftës, kthimi pas luftës, gjithsesi me vullnet dhe punë ccdo gjë arrihet. Erdha në Gjenevë në shkurt 2003 dhe ishte rastësi, erdha sepse kisha dëgjuar se ofroheshin disa bursa. Nuk dija frëngjisht kur erdha, por shumë shpet mësova tri gjuhë të huaja. Pasi mora diplomën sakrificat u harruan, nisa specializimin në kirurgji, më pas mjekësi interne dhe mora specializim në mjekësi interne, më pas kalova në urgjencë, për shkak të përvojës që kisha. Aty u emërova edhe shefe urgjence.

Kjo periudhë ka qenë e vështirë për shkak të pandemisë, si është situata momentalisht në Zvicër?

Periudha e pandemisë mbetet e vështirë, por shohim pak dritë me vaksinën. Në tetor 2019 unë kam krijuar klinikën time private dhe kur nisi pandemia sigurisht që ishte diçka ndryshe dhe nisa të marr masa. Më pas na u desh të mbyllim aktivitetin dhe të punoj me pacientët vetëm me telefon, më pas u vendosa në urgjencë për të ndihmuar kolegët. E vetmja shpresë që kemi për tu kthyer në normalitet është vaksinimi sa më shpejt, sa më shumë. Në Gjenevë ka më shumë pacientë të rinj, sepse rinia e ka më të vështirë të qendrojë mbyllur pa aktivitet, plus ndikon fakti që fillimisht janë vaksinuar të moshuarit, edhe unë personalisht këto ditë do të vaksinohem.

Të kthehemi pak në kohë për të kujtuar se si ka qenë historia juaj e emigrimit, pse zgjodhët të jetoni në Zvicër?

Emigrimi im ishte pak më i lehtë sepse unë erdha si studente dhe sigurisht që ishte ndryshe nga emigrantët që erdhën më parë, nuk ishte emigrim politik, ekonomik, unë erdha si studente dhe emigrimi sigurisht që ishte më i lehtë, por prap se prapë nuk ka emigrim të lehtë, sepse kur largohesh nga vendi yt mbetet një dhimbje gjithmonë, hapet një plagë që nuk shërohet, por sigurisht që ardhja ime përmes bursës ishte shumë më e lehtë.

Në foto Besa Zenelaj me të atin Zenel Zenelaj

Cilat janë 3 pika që do të veçonit në sistemin e jetesës në Zvicër që Shqipëria dhe Kosova duhet t’i implementojnë sa më parë?

Sigurisht të krahasosh Zvicrën është e vështirë, sepse Zvicra është nja nga 3 vendet më të pasura në botë. Në Zvicër ka një kulturë punë të jashtëzakonshme, për zvicerianët patriotizmi është puna, e duan vendin përmes punës dhe kualitetit. Ne jemi një popull i mirë, i bukur, por na duhet ende shumë punë për të bërë përpara. Unë shikoj shumë të rinj në Diasporë që janë shumë inteligjentë, dhe si unë dhe shumë të tjerë jemi shumë të interesuar që vendet tona të zhvillohen, të gjithë mërgimtarët ëndërrojmë që një ditë vendet tona të avancojnë dhe të mos mbeten ajo pjesë e varfër e Evropës.

Po në sistemin shëndetësorë çfarë do të përmirësonit?

Sektori publik mbetet ende për të dëshiruar. Ka mjek shumë të mirë, por ka ende shumë punë për të bërë. Puna e parë që duhet të bëhet është që një mjek që punon në klinikë publike, nuk mund të punoj edhe në klinikë private, kjo duhet ndërprerë, ose privat ose publik. Këtu në Zvicër nuk të lejon askush të punosh në dy institucione, shtetërorë dhe privat. Sepse nuk mundet një mjek që punon në shtet, ti thotë pacientit shihemi pasdite në klinikën time private. Nëse ligji i detyron personat që punojnë në mjekësi për orarin korrekt të punës, atëherë do të ishte e pamundur që mjekët të punojnë në disa vende njëkohësisht. Unë di mjekë në Kosovë që punojnë njëkohësisht në 2-3 klinika private dhe kjo nuk mund të jetë e mundur sepse humbet serioziteti në punë. Gjithashtu edhe populli humb besimin. Mendoj se është shumë e rëndësishme që kjo punë të rregullohet. Sigurisht që ka mjekë shumë të mirë, por disa ligje duhet të zbatohen patjetër në dobi të njerëzve. Duhet patjetër të funksionoj sistemi i sigurimeve shoqërore, në mënyrë që njerëzit të keni mundësi të kurohen dhe të marrin ilaçe.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 