Sipërmarrësi shqiptar Fitim Thaqi, jeton dhe ushtron aktivitetin e tij në Gjermani. Thaqi menaxhon një rrjet supermarketesh, ku tregton edhe produkte me origjinë nga vendlindja e tij. Ai shprehet se importon rreth 70 lloje artikujsh, për të cilat klientët shqiptarë dhe gjermanë janë mjaft të kënaqur me cilësinë e tyre. “Çdo herë që vjen një produkt i ri, mundohem ta vendos atje ku një klient mund të shfaqë një interes”, – tregon sipërmarrësi i ri.
“Kjo ka qenë dëshira ime gjithmonë, të promovojë produktet tona në Gjermani dhe kjo nismë ka ecur shumë mirë. Përveç konsumatorëve shqiptarë në Gjermani ka dhe shumë shtetas gjermanë që pëlqejnë produktet e importuara nga Kosova. Kemi rreth 70 produkte të ndryshme ushqimore. Sigurisht kemi edhe disa produkte tipike shqiptare që janë tërhequr shumë nga konsumatori gjerman. Fillimet kanë qenë paksa të vështira, por me angazhim kemi arritur që gjithçka të jetë e mundur.”
“Pandeminë nuk e kemi ndjerë në biznes, përpos pjesës që duhet të ruajmë distancë dhe të përdorim maska, ndërsa puna për ne është shtuar. Janë shitur edhe shumë produkte të Kosovës. Me kalimin e kohës kam dëshirë të shtoj sa më shumë produkte të Kosovës.”
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.