Qendra Kulturore Shqiptaro-Amerikane e Texasit në ndihmë të Spitalit Tetovës

E mërkurë, 12 Maj, 2021

Qendra Kulturore Shqiptaro-Amerikane e Texasit i dorëzoi sot donacionet e mbledhura nga bashkëkombasit për Spitalin Klinik të Tetovës.

Në donacion janë përfshirë 500 pako të përbëra nga batanie, çarçafë, jastëkë dhe këllëfë jastëku në vlerë totale 10,000 euro. Këto donacione do t’i shërbejnë nevojave të pacientëve të këtij spitali.

Me këtë rast drejtori i këtij institucioni shëndetësorë në Tetovë Florin Besimi ka shprehur mirënjohjen e thellë për këtë akt të madh të bashkëkombasve në Diasporë.

“Në emrin tim dhe të stafit të Spitalit Klinik të Tetovës, dua të shpreh falënderimin për donacionin, Qendrës Kulturore Shqiptaro-Amerikane të Texasit dhe dua të falënderoj z. Bruno Ceka që ka zgjedhur këtë mision të gjerë donacionesh ta fillojë pikërisht me spitalin tonë “deklaroi drejtori i Spitalit z. Besimi. Ai u shpreh më tej se dua t’i siguroj donatorët, por edhe opinionin publik që ky donacion që është kontribut i komunitetit shqiptar të Amerikës do t’i shërbejë sa më mirë dhe sa më gjatë nevojave të pacientëve tonë”, shprehet Florin Besimi.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.  