Persefoni Treni, mësuesja që hapi shkollën e parë të vashave në Pogradec

E enjte, 25 Prill, 2024

Persefoni Treni, mësuesja e devotshme e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, u lind në Korçë në vitin 1889, në një familje patriote. Babai i saj, Lluka Tira, ka përderdhur shpirtin e tij për përhapjen e gjuhës shqipe në Korçë, në Berat e gjetkë me librat të shumtë shqipe, që ia dërgonin me vështirësi shqiptarët e mërgimit nga Bukureshti, Stambolli, Sofja dhe Egjipti. Duke e parë në këtë vështrim, autoritetet osmane e burgosën. Pasi doli nga burgu, ai nuk i pushoi përpjekjet për të “hedhur rrënjë të thella në zemrat e shqiptarëve”, gjuha shqipe.

Etjen që kishte për gjuhën shqipe ia “injektoi” edhe së bijës, Persefonit. Më 1897 e regjistroi në Shkollën e Vashave në Korçë. Në atë shkollë si nxënëse dhe, më vonë, në atë shkollë si mësuese (1906) ndriçoi puna e saj te nxënësit, ndriçoi ndjenja e dinjitetit vetiak te njerëzit e varfër, të uritur, analfabetë. Dhe në këtë punë pasionante dhe fisnike ndihej embëlsia e fjalës shqipe, ajo gjuhë që kishte erën e shëndoshë të atdheut shqiptar.

Në janar 1909 u krijua shoqëria letrare e grave shqiptare “Ylli i Mëngjesit”. Kjo shoqëri kishte në parim konceptin për t’u bërë pishtare të abece-së, domosdo Persefoni ishte një nga organizatoret kryesore të kësaj shoqërie.

Persefoni, bijë patrioti e vetë patriote, martohet më 1910 me Pando Trenin, i lidhur edhe ky me lëvizjen patriotike, anëtar dhe disa herë i zgjedhur sekretar i shoqërisë “Dëshira”. Ata ishin, në të njëjtën kohë, bashkëshortë dhe bashkëpunëtorë për çështjen e Atdheut. Pas vitit 1913, Shkolla e Vashave u mbyll, sepse vendin e pushtuan palët ndërluftuese të Luftës së Parë Botërore. Gjatë kësaj kohe propaganda serbo-greko-turke nuk la gjë pa bërë për të shuar ndjenjën kombëtare.

Në 10-vjetorin e dytë të shekullit, në rrethin e Korçës, lufta midis shkollës shqipe dhe propagandës e shkollës greke mori formën e një dueli të hapur për jetë e për vdekje. Në këto vite të vështira, Persefoni u përgjigjet përsëri nevojave të arsimit shqip dhe fillon si mësuese në shkollën shqipe të Pogradecit.  Ajo nuk ishte një mësuese e rastit, pasi i takoi të  jetojë, punojë dhe të rritet bashkë me rilindësit e tjerë. Gratë dhe vajzat nuk ia shqisnin sytë dhe bukuria e saj (e fytyrës dhe shpirtërore) kurdoherë dukej një bukuri shqiptare. Ndihej e qetë, kur shikonte fijet e fletoreve të nxënësve të mbushura me gërma shqip…

Në vitin 1925 ajo u sëmur. Pasi u shërua nuk e pranuan më në punë. Menjëherë ajo gjeti vend në Shkollën Amerikane “Kenedi”, deri në vitin 1933, kur ajo shkollë me vendim qeverie u mbyll. Nuk deshi të martirizohej. Ndoshta më shumë se të tjerët kishte lindur për të qenë e lumtur në lakadredhat e rrugës, jo të lehtë. E adhuronte të folurën e ëmbël shqipe, Korçën dhe rrugët plot kalldrëme e bline, e adhuronte liqenin e Pogradecit, por më shumë adhuronte natyrën e njerëzve modestë.

Në vitin 1931, kur Persefoni festoi 25-vjetorin e fillimit të punës së saj si mësuese, Shkolla Amerikane i dhuroi asaj një stilograf të porositur e të sjellë nga Shtetet e Bashkuara, ku sipër tij ishte shkruar emri saj “Persefoni 1931”. Një mrekulli e gdhendur, një vlerësim i mençur. Këtë stilograf e disponon si relike edhe sot vajza e Persefonit.

Ajo ndërroi jetë në vitin 1980, dhe u nderua me titullin “Mësuese e Mërituar”.

Autori i Pikturës: Koço Ristani, 1982

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 