Filmi “Zana” premierë në televizionin gjerman

E enjte, 25 Prill, 2024

Televizioni gjerman “3sat” në Gjermani do të shfaqë dramën “Zana”. Vendimi për transmetimin e kësaj drame psikologjike vjen në kuadër të partneritetit mediatik me festivalin e filmit të Evropës Qendrore dhe Lindore “goEast”.

Transmetimi i parë televiziv i këtij filmi bëhet të shtunën, më 24 prill 2021, në orën 23.30, shkruan ots.de.

Filmi “Zana” është një rrëfim për luftën dhe humbjen, që mbëshetetet në historinë e një gruaje të re, sëmundja mendore e së cilës qëndron në kundërshtim me pritjet familjare dhe shoqërore.

Filmi artistik që karakterizohet nga një intensitet dhe pamje të fuqishme vizuale është debutimi në zhanrin e filmit artistik i regjisores kosovare që jeton në  SHBA (Los Anxhelos), Antoneta Kastrati.

Ky film ka fituar çmimin e publikut në festivalin “GoEast” vitin e kaluar.

Subjekti i filmit, me pak fjalë, është ky: Lumja (Adriana Matoshi) dhe burri i saj Iliri (Astrit Kabashi) jetojnë me nënën e këtij të fundit, në një fshat të Kosovës. Çifti dikur ishte i lumtur, por pak gjë ka mbetur nga kjo lumturi që nga lufta dhe vdekja e vajzës së tyre.

Vjehrra e Lumes kërkon që boshllëku në familje të mbushet me një foshnjë të re. Ajo shpreson se shtrigat dhe mjekët mrekullibërës do të ndihmojnë.

Por Lumja mbetet peng nga përvojat traumatike të luftës. Ajo vuan nga makthet ashtu si dhe nga  injoranca e familjes, e cila nuk dëshiron të dijë gjë për traumatizimin e saj.

Kur Lumja mbetet shtatzënë, ajo largohet gjithnjë e më shumë nga jeta reale dhe nga burri i saj dikur kaq i dashur, Iliri.

Gjithash pas transmetimit, filmi mund të shikohet në bibliotekën e mediave të “3sat” në linkun: (http://www.3sat.de) deri më 23 maj 2021, ora 23:59.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.  