Agnija Desnickaja, themeluesia e studimeve albanologjike në Rusi

E martë, 16 Prill, 2024

Më 18 Prill 1992 në Rusi ndërroi jetë në Shen Peterburg, në moshën 80 vjeçare, albanologia e njohur ruse Agnija Desnickaja.

Ajo u shqua në fushën e studimeve krahasuese të gjuhëve indo-evropiane. Prej viteve 1950, kjo shkencëtare iu përkushtua gjuhëve ballkanike, veçanërisht shqipes; që, sipas Robert Elsiet, e bëjnë Desnickajën themeluesen e studimeve albanologjike në Rusi.

Fatkeqësisht, lidhjet e saj me studiuesit në Shqipëri u ndërprenë më 1961, kushtëzuar nga prishja e marrëdhënieve sovjeto – shqiptare, ndërsa puna e saj mbi shqipen u shpërfill plotësisht në Shqipëri, për shkaqe politike, gjatë gjithë viteve 1970 – 1980.

Formimi i saj universitar i përkiste gjermanistikës, por interesin e saj e shtriu edhe me tej në studimet e gjuhëve të tjera, kryesisht me bazë indo europiane. Gjatë gjithë jetës së saj ka kryes punime në institucione shkencore dhe në universitetin e  Shën Peterburgut ku dha mësim që prej vitit 1947 e deri në fund të jetës.

Interesi i saj për gjuhën shqipe dhe albanologjinë filloi kur vizitoi për herë të parë Shqipërinë në vitin 1946. Mbresat që i la ky vend, kontakti me njerëzit dhe gjuha shqipe e shtynë që ti hyjë me ngulm mësimit të gjuhës shqipe. Studioi gjithashtu folklorin dhe kulturën popullore shqiptare, letërsinë shqipe duke përfshirë edhe autorët e vjetër e autorët arbëreshe dhe historinë e popullit shqiptar.

Me nismën e saj në vitin 1957 në fakultetin e filologjisë në universitetin e Leningradit, sot Shën Peterburgu u hap dega e gjuhës dhe letërsisë shqipe, e cila është e hapur edhe sot pa asnjë ndërprerje gjatë këtyre viteve.

Falë punës dhe drejtimit shkencor dhe organizativ të saj Rusia u bë një nga vendet me më shumë prodhimtari shkencore albanologjike që nga vitet 50 dhe Leningradi vatër kryesore e albanologjisë ruse. Po në këto vite fillon edhe veprimtaria botuese e albanologes, duke përfshirë artikuj të ndryshëm, si dhe veprën “Gjuha Shqipe dhe dialektet e saj”, botuar në vitin 1968 që është edhe e para vepër në albanologjinë e pasluftës dhe përmban një përshkrim të plotë të dialekteve dhe të folurës së gjuhës shqipe në tërë hapësirën shqipfolëse, duke përfshirë Kosovën, Çamërinë, Italinë, Ukrainën, Bullgarinë etj. Kjo vepër për të cilën ka shfrytëzuar të gjithë burimet e mundshme nga gjuhësia shqiptare dhe albanologjia dëshmon për aftësitë e veçanta të autores në analizimin e një sasie të madhe të dhënash e faktesh e njëkohësisht përpunimin e përgjithësimin e tyre sipas lidhjeve të brendshme. Vepra tjetër e saj “ Letërsia dhe Gjuha shqipe” (1987) vjen si përgjithësim i përvojës së saj mbi 30 vjeçare në fushën e studimit të gjuhës dhe letërsisë shqipe si sintezë e një vargu studimesh në këto fusha.

Ajo rikthehet në Shqipëri gati tre dekada pas vizitës së parë, në vitin 1990 ku mori pjesë në konferencën shkencore të organizuar për Naim Frashërin në 90 vjetorin e vdekjes së poetit aq të dashur e të vlerësuar prej saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.  