Kanada/Prezantohet projekti i ri i nënshtetësisë për 90 mijë punëtorë thelbësorë

E premte, 19 Prill, 2024

Qeveria federale kanadeze është në prag të prezantimin të një projekti të ri për qëndrimin e përhershëm për shtetasit e huaj që jetojnë dhe punojnë  përkohësisht në Kanada. Siç bëri me dije Marco Mendicino, Ministri i Emigracionit, Refugjatëve dhe Shtetësisë së Qeverisë së Kanadasë, së shpejti nis implementimi i një rruge inovative drejt qëndrimit të përhershëm për mbi 90,000 punëtorë dhe të diplomuarve si studentë ndërkombëtarë, të cilët kontribuojnë në mënyrë aktive në ekonominë e Kanadasë.
“Këto politika të veçanta publike do t’u japin status të përhershëm punëtorëve të përkohshëm dhe të diplomuarve ndërkombëtarë që janë tashmë në Kanada dhe që kanë aftësitë dhe përvojën që na nevojitet për të luftuar pandeminë dhe për të përshpejtuar rimëkëmbjen tonë ekonomike.
Fokusi i kësaj rruge të re do të jetë në punëtorët e përkohshëm të punësuar në spitalet tona dhe shtëpitë e kujdesit, dhe në vijat e frontit të sektorëve të tjerë thelbësorë, si dhe të diplomuarit ndërkombëtarë që po drejtojnë ekonominë e nesërme”- thuhet në komunikatën për shtyp të Ministrisë së Emigracionit…
Për t’u kualifikuar, punëtorët duhet të kenë të paktën një vit përvojë pune kanadeze në një profesion të kujdesit shëndetësor ose një profesion tjetër thelbësor të paraaprovuar. Të diplomuarit ndërkombëtarë duhet të kenë përfunduar një program të pranueshëm pas-sekondar kanadez brenda katër viteve të fundit, dhe jo më herët se janari 2017, njofton gazeta kombëtare kanadeze “The Globe and Mail”.
Nga 6 maji 2021,  Instituti i Emigracionit, Refugjatëve dhe Shtetësisë i Kanadasë (IRCC) do të fillojë të pranojë aplikime në 3 opsionet e mëposhtme: 20,000 aplikime për punëtorë të përkohshëm në kujdesin shëndetësor, 30,000 kërkesa për punëtorë të përkohshëm në profesione të tjera thelbësore, 40,000 aplikime për studentë ndërkombëtarë të cilët janë diplomuar në një institucion kanadez. Mundësia e aplikimit do të jetë e hapur deri më 5 nëntor 2021, ose derisa të arrijnë kufirin e tyre. Komunitetet e etnive të ndryshme në të gjithë Kanadanë përfitojnë nga të sapoardhurit që flasin frengjisht ose janë njohës te dy gjuhëve (anglisht dhe frengjisht), dhe kjo rrugë do të ndikojë në integritetin e këtyre të fundit pranë pakicave frankofone.
Nismën e qeverisë, dhe e cila do të ndikojë edhe tek komuniteti i vogël shqiptar në Kanada, e ka përshëndetur edhe kryetari i Rrjetit të Bizneseve Shqiptaro- Kanadeze (Albanian- Canadian Business Network) z. Naser Berisha.  Në një prononcim për gazetën “Diaspora Shqiptare” ai u shpreh: “Pranimi i 90,000 emigranteve në Kanada nga qeveria Trudeau, është një lajm shumë i mirë për komunitetin e biznesit në Kanada, sepse pikërisht  katër vitet e fundit tregu i punës në Kanada ka pasur një krizë të theksuar në gjetjen e kualifikimeve përkatëse për nevojat e vendeve të punës që janë të lira. Sektorët e ndërtimit, gastronomisë , hotelerisë, bujqësisë, dhe blegtorisë kanë hasur vështirsi për të gjetur punëtorë për t’i mbuluar vendet e punës. Mungesa e punëtorëve në veprimtaritë e cekura ka ndikuar në ngadalësim të aktiviteteve ekonomike të këtyre sektorëve. Kjo krizë e tregut të punës ndikon negativisht në rritjen ekonomike të Kanadasë. Ne si biznese inkurajojmë qeverinë kanadeze që të rrisë numrin e pranimit të emigrantëve nga e gjithë bota, dhe t’ua lehtësojë bizneseve të ndryshme kanadeze që të sjellin edhe punëtorë sezonal në Kanada. Po ashtu edhe punëtorë që kërkojnë një jetë dhe punë më afatgjatë nga vendet e ndryshme të botës për të ardhur në Kanada. Emigracioni është dhe do të jetë boshti zhvillimor i shoqërisë dhe ekonomisë kanadeze”.
Të porsaardhurit e aftë dhe të diplomuarit ndërkombëtarë të mirëpritur sipas planit qeveritar, do të ndihmojnë në krijimin e vendeve të punës dhe nxitjen e rritjes afatgjatë në Kanada.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.  