“Specialist në pritjen e penalltive”, media greke i thur elozhe Foto Strakoshës

E shtunë, 20 Prill, 2024

Portieri legjendar, Foto Strakosha është cilësuar si një ndër gardianët më të mirë në historinë e futbollit shqiptar, duke shkruar historinë si në aspektin individual ashtu dhe në atë Kombëtar.

Me një karrierë të gjatë në futbollin grek, Strakosha akoma mbahet mend në shtetin helen, teksa ka qenë gazeta e njohur ‘Typos-i.gr” e cila i ka kushtuar një shkrim Strakoshës duke e cilësuar si një ndër më të mirët që ka luajtur në futbollin grek, ku specialiteti i tij ishte pritja e penalltive.

Specialisti i penalltive: ‘’Ata që e duan pozicionin e portierit duhet ta mbajnë mend mirë që Foto Strakosha ishte një specialist në pritjen e penalltive. Nuk ishte e lehtë për të ndaluar sulmuesin e Panathinaikosit, Dimitris Saravakos nga 11 metërshi, por Strakosha e bëri kur të dy u përballën me njëri tjetrin. Nuk është rastësi që në 14 vjet karrierë në Greqi nga 1991 në 2005 ai arriti të priste një numër prej 14 penalltish”.

Trashëgimia tek i biri: ‘’Sidoqoftë, arsyeja për të kujtuar babanë ishte djali. Kjo është mënyra se si Tomas Strakosha ndaloi Lautaro Martinez dhe mesfushorin Naingolan në ndeshjen ndaj Interit në 2019, duke dërguar Lacion në gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Siç bëri me Dibalën disa javë më vonë në Torino. Kur e pyetën gazetarët për sekretin e penalltive, ai u shpreh se e kishte trashëguar nga babai i tij’’.

Sekreti:  “Së pari topi do të largohet nga këmbët e kundërshtarit dhe pastaj ju duhet të hidheni’. ishte këshilla e thjeshtë që jepte Foto Strakosha. Lehtë për t’u dëgjuar, por vështirë për t’u zbatuar. Duhet shumë shpejtësi. Kjo është arsyeja pse shumica e portierëve zgjedhin një kënd dhe hidhen, që do të thotë se ata nuk i kushtojnë shumë vëmendje lëvizjes trupore të kundërshtarit’’, e mbylli artikullin e saj gazeta greke.

Foto Strakosha ka hyrë në historinë e futbollit grek me 14 penallti të pritura, ku pas tij vijnë Xhiorxhos Davkos me 13 penallti dhe Nikos Sarganis me 11 penallti të pritura.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.  