Lëvizja jashtë Shqipërisë në kohë pandemie, ja çfarë duhet të dimë

E premte, 19 Prill, 2024

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme informon të gjithë shqiptarët mbi regjimin e lëvizjes së qytetarëve shqiptarë jashtë vendit gjatë situatës së pandemisë.

Më poshtë janë të detajuar për secilin shtet:

Njoftim lidhur me kufizimet e shteteve në raport me regjimin e lëvizjes së qytetarëve shqiptarë:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme,nisur nga situata e krijuar prej kufizimeve të lëvizjes së lirë të udhëtarëve jashtë vendit, me qëllim parandalimin e situatave problematike, informon në kohë reale për çdo ndryshim të këtij regjimi që lidhet me lëvizjen e qytetarëve shqiptarë.

Anglia (Mbretëria eBashkuar)

Në Mbretërinë e Bashkuar mund të hyjnë nga Shqipëria shtetasit e këtyre vendeve (Irlandë dhe MB) dhe të gjithë shtetasit e tjerë,(përfshirë ata shqiptarë) që kanë leje qëndrimi në këtovende.Udhëtarët do të duhet të japin detajet e kontakteve, informacionet e udhëtimit dhe të izolohen për 14 ditë, në të kundërt mund të gjobiten.Për më shumë klikoni në faqen zyrtare: https://www.gov.uk/ukbordercontrol

ArabiaSaudite

Informacion i Përgjithshëm:Informacion i azhornuar në kohë reale në lidhje me rastet e të prekurve me koronavirus në Mbretëri,mund të aksesohen përmes faqes web të Ministrisë së Shëndetësisë https://covid19.moh.gov.sa/, në gjuhën arabe dhe angleze.

Pezullimi i përkohshëm i hyrjes në mbretëri për pasagjerët që vijnë nga: (Argjentina, Emiratet Arabe, Gjermania, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Indonezia, Irlanda, Italia, Pakistani, Brazili, Portugalia, Mbretëria e Bashkuar, Turqia, Afrika e Jugut, Suedia, Zvicra, Franca, Libani, Egjipti, India, Japonia)përfshirë edhe ato që vijnë nga vendet e tjera ose kanë kaluar brenda 14 ditëve në vendet e përmendura më lart.

Qytetarët Sauditë, diplomatët, praktikuesit e shëndetit dhe familjet që vijnë nga vendet e lartpërmendura ose që kanë kaluar në ndonjë prej atyre vendeve brenda(14) ditëve para kthimit të tyre në Mbretëri do të karantinohen në shtëpitë e tyre për një periudhë prej (14) ditësh në Mbretëri.Procedurat shëndetësore parandaluese kundër përhapjes së Covid19zbatohen në lidhje me sigurimin e njëtesti negativ (PCR) para udhëtimit.

Këto masa do të hyjnë në fuqi që nga ora 21:00, më 3 shkurt 2021.Ministria Saudite e Shëndetësisë: https://www.moh.gov.sa/en/Pages/default.aspx/MSH Llogari Twitter (Arabisht): https://twitter.com/saudimoh?lang=en/Ministria Saudite e Punëve të Jashtme (Anglisht): https://twitter.com/KSAmofaEN/Informacion mbi mbajtjen e maskës (Arabisht): https://s.moh.gov.sa/Coronavirus/

Informacion mbi COVID19 (Arabisht): https://s.moh.gov.sa/Coronavirus/Informacion mbi larjen e duarve (Arabisht): https://s.moh.gov.sa/Coronavirus/Ministria e Shëndetësisë ka aktivizuar një qendër informacioni 24/24 për adresimin e shqetësimeve të ndryshme të qytetarëve rreth COVID19 përmes kontaktit në numrin 937.

Armenia

Armenia nuk lejon hyrjen nga shtetet e tjera,përveç shtetasve armenë dhe atyre me leje qëndrimi në Armeni. Shtetasit që hyjnë i nënshtrohen karantinës 14 ditore.

Argjentinë

Hyrja në Argjentinë është e ndaluar deri më 9 Prill 2021 përjashtuar shtetasit argjentinas, të huajt me qëndrim të ligjshëm të vlefshme në Argjentinë dhe të afërmve të shtetasve argjentinas

*.Çdo person që hyn në Argjentinë kërkohet të paraqesë një test PCR të kryer maksimalisht 72 orë para imbarkimit, të ketë sigurim mjekësor që mbulon shpenzimet e lidhura me COVID19 (përveçshtetasve dhe rezidentëve argjentinas) dhe të plotësojë një deklaratë elektronike për hyrje në territorin kombëtar:https://ddjj.migraciones.gob.ar/app/home.php/

* Bashkëshortët, partnerët e regjistruar, vëllezërit ose fëmijët. Duhet të paraqitet prova e lidhjes me shtetasin argjentinas, një kopje të kartës së tyre të identitetit; pasagjeri duhet të jetë shtetas i një vendi sipas listës në linkun në vijim. Më shumë informacion në https://www.argentina.gob.ar/noticias/nuevosrequisitossanitariosparaelingresoalpais/

Austri

Qeveria e Austrisё ka caktuar njё sёrё rregullash pёr lëvizjen e shtetasve tё huaj drejt Austrisё me qëllim, parandalimin, frenimin dhe menaxhimin e pёrhapjes sё virusit tё Koronёs COVID19. Mё poshtё po parashtrojmë rregullat qё prekin shtetasit shqiptarё pёr udhëtim drejt Austrisё. Kёto rregulla hyjnё nё fuqi nё datёn 1 prill 2021 dhe qёndrojnё nё fuqi, nё kёtё formё, deri nё datёn 31 maj 2021.

Shtetasit shqiptarё nuk lejohen tё udhёtojnё drejt Austrisё pёrgjatё vazhdimit tё pandemisё.

Tranziti nё Austri lejohet pёr shtetasit shqiptarё nё rastet kur ata plotёsojnё kushtet e qёndrimit nё destinacion final. Nё rast tё tranzitit me automjet pёrmes Austrisё dhe mospasjes sё njё testi negativ me vete (nё gjuhёn angleze ose gjermane), shtetasit mund tё pёrdorin vetёm pikat e karburantit pёr furnizim dhe nevoja personale, pa qёndruar mё gjatё ose devijuar nga intinerari. Rastet qё pёrjashtohen nga ndalimi i udhёtimit drejt Austrisё pёrfshijnё:

Kur shtetasit shqiptarё janё tё pajisur me leje qёndrimi nё Austri, nё njё nga vendet e Bashkimit Europian ose nё njё ngavendet e Zonёs Shengen. Nё kёtё rast ata mund tё udhёtojnё nёse janё tё pajisur me test negativ (48 orё pёr testet e shpejta dhe 72 orё pёr test PCR), ose duhet tё kryejnё test nё Austri brenda 24 orёve nga mbёrritja. Nё çdo rast ata duhet t’i nёnshtrohenkarantinimit pёr 10 ditё. Nga karantina mund tё dalin vetёm nёse pas pesё ditёsh kryejnё sёrish testim dhe testi rezulton negativ. Testimi mund tё kryhet pa pagesё nё qendrat shtetёrore tё testimit.

Kur dёshmojnё se duhet tё kryejnё vizitё shёndetёsore e cila ёshtё emergjente. Nё kёto raste karantina nuk ёshtё e detyrueshme.

Kur dёshmojnё se udhёtojnё pёr arsye studimi, arsye familjare apo vizitojnё partnerin e tyre tё jetёs. Arsyet familjare përfshijnë vizitat pёr arsye: kujdesi shёndetёsor, pagëzimi, ditëlindjesh, vdekjesh ose martesash.

Arsyet duhet tё provohen. Vlerësimet kryhen nga autoritetet austriake rast pas rasti. Pёr vizita tek partnerёt e jetёs pёrfshihen bashkёshorti/ja, i fejuari/a apo kur provohet marrёdhёnia nё çift pёrmes dokumenteve tё tjera. Vlerësimet kryhen nga autoritetet austriake rast pas rasti. Pёr kёto raste karantina nuk ёshtё e detyrueshme.

Kur dёshmojnё se udhёtojnё pёr arsye pune. Vlerësimet kryhen nga autoritetet austriake rast pas rasti. Pёr kёto raste karantina nuk ёshtё e detyrueshme.Theksojmё se, pёrpara udhёtimit drejt Austrisё, ёshtё e detyrueshme plotёsimi elektronikisht i “formularit pёr lejimin paraprak tё udhёtimit”. Adresazyrtarepёr plotёsimin e formularit nё gjuhёn angleze dhe gjermane: https://entry.ptc.gv.at/en.htmloAustraliFluturimet ajrore janë kufizuar maksimalisht për shkak të shpërthimit të një vale të re nga Covid19. Gjithashtu, aeroportet kryesore janë thuajse të mbyllur dhe për ata pak udhëtarë që mbërrijnë në këto vende, është e detyruar karantina prej dy javësh në hotel dhe kryerja e ekzaminimeve laboratorike.

Azerbajxhan

Rregullat për hyrjen në vend janë më strikte dhe të ndara në kategori. Drejt Azerbajxhanit mund të udhëtojnë:1)Shtetasit Azerbajxhanas;2)Ata që kanë leje qëndrimi në këtë vend;3)Përfaqësuesit diplomatikë dhe familjarët e tyre;4)Ata që kanë leje pune në vend;Për ata që janë jashtë kësaj kategorie edhe dëshirojnë të udhëtojnë, me kusht të një ftese nga një shtetas (person) nga Azerbajxhani, duhet të aplikojnë për leje në Kryeministrinë azere.Karantinë të detyruar nuk ka, por kërkohet testi negativ i PCR i 48 orëve të fundit. Sugjerohet vetë izolim.

Bahrein

Ambasada e Mbretërisë së Bahreinit në Ankara, lidhur me pandeminë COVID19 përcjell informacion mbi masat e marra, përkatësisht në link:English Link:https://www.dropbox.com/s/snjefqrpgflrg8m/20201026%20MOFA%20Covid %2019%20V8HD%201080p.mp4?dl=0/ Arabic Link:https://www.dropbox.com/s/i2hegdivcvucc7w/MOFA%20Covid%2019%20Ara bic%20V10HD%201080p.mp4?dl=0/ Linja 24/24 përmes kontaktit në numrin 444 është vendosur nga autoritetet e Ministrisë së Shëndetësisë së Bahreinit në lidhje me adresimin e rasteve të personave të dyshuar si të prekur nga koronavirusi apo edhe sqarimin me informacione rreth COVID19.

Duke filluar nga data 9 prill, vijon të jetë e detyruar mbajtja e maskave nëpër mjediset publike.Qeveria e Bahreinit ka zbatuar masa të thelluara për gjurmimin e rasteve si dhe karantinimin me qëllim reduktimin e përhapjes së virusit. Qeveria e Bahrainit ka deklaruar se çdo person që shkel rregullat e karantinimit do duhet të përballet me dënim me burgim deri në 3 muaj si dhe një gjobë prej 10 000 BHD. Më shumë infromacion mund të gjendet në faqen e Ministrisë së Shëndetësisë së Bahreinithttps://www.moh.gov.bh/?lang=ar/Autostrada në rrugë detare, Mbreti Fahad, që lidh Bahreinin me Arabinë Saudite vijon të jetë e mbyllur për udhëtimet jokomerciale. Nuk lejohet përdorimi i autostradës as nga banorët vendas dhe as nga turistët, deri në një njoftim të dytë. Kriteret për hyrjet dhe daljet nga territori: Bahreini ka zbatuar një sërë masash në aeroport për të reduktuar përhapjen e COVID19, dukepërfshirë: Janë pezulluar të gjitha vizat në mbërritje. Cdokush që përpiqet të hyjë në Bahrein duhet të ketë një leje qendrimi. Të gjithë pasagjerët do të testohen për COVID19 me shpenzimet e tyre. Këto teste mund të kushtojnë 30 BHD (80$).Për qytetarët që kanë vizë të vlefshme dhe nga testimi në aeroport rezultojnë negativë nga COVID19, është hequr detyrimi për kryerjen e karantinës.Poseduesit e pasaportave diplomatike janë të përjashtuar nga detyrimi për pagesën e kostos së testit PCR.Për një informacion më të azhornuar nga Qeveria e Bahreinit mbi kufizimet e udhëtimeve mbi hyrjen në Mbretëri si dhe kriteteret e karantinimit mund të klikoni në linkun vijues: GovernmentofBahrainTravelInformationNë lidhje me informacionet e azhornuara mbi kufizimet e udhëtimeve/fluturimeve vizitoni faqen në Instagram të Ministrisë së Transportit të Bahreinit (@mtt_bahrain) Procedurat aeroportuale dhe portuale:Të gjithë pasagjerët të cilët mbërrijnë në Aeroportin Ndërkombëtar të Bahreinit apo në Portet e vendit nga vende me raste të konformuara me COVID19, do t’u jepet për tu plotësuar një pyetësor mbi shëndetin si dhe do të ekzaminohen.Burime lokale: Llogaria në Instagram e Ministrisë së Shëndetësisë së Bahreinit(@mohbahrain) Llogaria në Instagram e Ministrisë së Arsimit të Bahreinit(@meobahrain), informacion i azhornuar mbi procesin e mbylljes së shkollave.Për çdo shqetësim shëndetësor apo ndonjë pyetje lidhur me COVID19, mund të kontaktoni në numrine telefonit 444.

Belgjikë

Mbretëria e Belgjikës ka vendosur shtyrjen e masave shtrënguese deri në datën 25 prill 2021. Pas kësaj date Komiteti Konsultativ do të rimblidhet për të bërë vlerësimin e situatës dhe marrjen e masave të reja.Masat shtrëngueseimplikojnë edhe udhëtimet ngadhedrejtBelgjikës.

Udhëtimet jo esenciale drejt dhe nga Belgjika janë të ndaluara, si për shtetasit me qëndrim te rregullt nëBelgjikë, ashtu edhe për ata me qëndrim të rregullt në një shtet tjetër të BE apo shtetasit jo rezident por në posedim të një vize. Informacion i detajuar se cili udhëtim është cilësuar esencial dhe jo esencial, si dhe për modalitetet që duhen plotësuar në rastet e udhëtimit esencial mund të gjenden ne linkun zyrtar: https://www.infocoronavirus.be/en/travels/Të gjithë udhëtaret drejt Belgjikës, të cilët kanë pasurnjë qëndrim më tepër se 48 orë në vendet jashtë BE kanë detyrimin e plotësimit të Formularit tëLokalizimit të Udhëtarit. Dokumenti duhet të plotësohet jo më herët se 48 orë nga mbërritja në Belgjike dhe gjendet në linkun; https://travel.infocoronavirus.be/fr/publichealthpassengerlocatorform

Në rastet e udhëtimit drejt Belgjikës udhëtarët kanë detyrimin të paraqesin rezultatin negativ të testit PCR, tëkryer jo mëherët se 72 orë. Një testim i dytë do të kërkohet në ditën e 7 te qëndrimit në Belgjikë. Përjashtohen nga ky rregull shtetasit qëudhëtojnë me mjete private për një qëndrim mëpak se 48 orënëterritorin e Belgjikës. Informacion tëdetajuar mbi testin gjeni ne linkun:https://www.infocoronavirus.be/en/testing/Me mbërritjen në Belgjikë, udhëtareve ju kërkohet karantinim për 7 dite, nëse nëtestimin e dytë rezultojnë negativ,atëherë mund te dilet nga karantina. Më shumë informacion mbi karantinimin dhe izolimin në linkun:https://www.infocoronavirus.be/en/quarantineisolation/

Bjellorusi

Të huajt dhe personat pa shtetësi (përveç atyre që kanë një leje qëndrimi të përkohshme/të përhershme në Bjellorusi) lejohen të hyjnë në Bjellorusi vetëm përmes aeroporteve.Të gjithë të huajt dhe personat pa shtetësi që kanë mbushur moshën gjashtë vjeç (përveç atyre që kanë një leje qëndrimi të përkohshme/të përhershme në Bjellorusi) për të hyrë në Bjellorusi u duhet një test negativ PCR, i kryer jo më shumë se 3 ditë para se të kalojnë kufirin. Vetëizolimi 10ditor kërkohet vetëm për personat që vijnë nga vendet e përfshira në Listën e Ministrisë së Shëndetësisë të Bjellorusisë, në të cilat regjistrohen raste të infeksionit COVID19 (Shqipëria është e përfshirë në këtë listë).

Sa i përket kalimit të kufirit përmes pikave kufitare tokësore, për shtetasit e huaj dhe personat pa shtetësi, përveç atyre që kanë leje për qëndrim të përhershëm ose të përkohshëm në Bjellorusi, hyrja në Republikën e Bjellorusisë është pezulluar përkohësisht. oBoliviHyrja në Bolivi është e ndaluar për pasagjerët që kanë qenë në Mbretërinë e Bashkuar në 14 ditët e fundit (kjo nuk zbatohet për qytetarët dhe rezidentët bolivianë). Shumica e fluturimeve ndërkombëtare janë pezulluar deri më 31 maj 2021. Udhëtarëve nga shumë vende, ndër to dhe nga Shqipëria, u kërkohet të paraqesin një test PCR të bërë maksimumi 10 ditë para mbërritjes në Bolivi. Gjithashtu duhet të dorëzohet formulari si në linkun e mëposhtëm: https://www.dgac.gob.bo/wpcontent/uploads/2020/09/Form_Salud_International_EN.pdfMund të hyjnë vetëm shtetasit bolivianë dhe të huajt me qëndrim aktual të ligjshëm në Bolivi, të detyruar t’i nënshtrohen karantinës pasi të mbërrijnë në vend.oBosnjeHercegovinëRregulla të reja për hyrjen në BosnjeHercegovinë! Këshilli i Ministrave i Bosnje Hercegovinës, ka miratuar disa ndryshime mbi “Vendimin për përcaktimin e kushteve shtesë për hyrjen e të huajve në Bosnje Hercegovinë.”

Në përputhje me këtë vendim, ndalimi i hyrjes së të huajve në territorin e Bosnje Hercegovinës nuk do të zbatohet për shtetasit e vendeve anëtare të BEsë dhe vendeve të Shengenit, për të gjithë të huajt që kanë një vizë të shumëfishtë Shengen ose vizë të Bashkimit Evropian apo një leje qëndrimi përkatëse në vendet e Bashkimit Evropian dhe zonës Shengen, si dhe për të huajt që kanë një çertifikatë të testit negativ për virusin SARSCoV2, jo më të vjetër se 48 orë, para se të hyjnë në BiH. Ky vendim ka hyrë në fuqi në datën 16 korrik 2020 dhe është ende në fuqi. BiH e ka vendosur Shqipërinë në “Zonën e Kuqe”.Shtetasit e Shqipërisë hynë në BiH vetëm nëse kanë një shkak të rëndësishëm, të cilin duhet ta vërtetojnë me anë të një dokumentacioni (ftesë/leje nga pala boshnjake), si dhe duhet të kenë, detyrimisht, certifikatën e testit negativ për virusin SARSCoV2, jo më të vjetër se 48 orë, para se të hyjnë në BiH. Për rastin konkret, për të hyrë në BiH, Ekipi duhet të ketë Ftesën nga pala boshnjake që tregon arsyen se pse do të futet në BiH (ndeshje), si dhe të gjithë personat duhet të kenë me vete certifikatën e testit negativ për virusin SARSCoV2, jo më të vjetër se 48 orë.oBrazilLejohet hyrja në Brazil në rrugë ajrore e shtetasve të huaj. Kjo nuk vlen për pasagjerët e huaj të cilët në 14 ditët e fundit para mbërritjes në Brazil kanë qenë ose tranzituar përmes Afrikës së Jugut ose Mbretërisë së Bashkuar. Kushdo që dëshiron të hyjë në Brazil kërkohet të paraqesë një test PCR të bërë maksimalisht 72 orë para imbarkimit. Është e nevojshme të paraqitet një formular shëndetësor: https://formulario.anvisa.gov.br/

Bullgari

Autoritetet shëndetësore bullgare kanë vendosur ndalimin e përkohshëm të hyrjes në Bullgari për periudhën 1 prill 30 prill 2021 të të gjithë shtetasve, pavarësisht nga shtetësia e tyre në të gjitha pikat e kalimit kufitar të transportit tokësor, ajror, detar dhe hekurudhor. Hyrja në Bullgari e qytetarëve është e mundur me paraqitjen e përgjigjes negative të testit PCR të 72 orëve të fundit. Qytetarët bullgarë, familjarët e tyre dhe ata, që kanë leje qëndrimi bullgare mund të hyjnë edhe pa përgjigjen negative të testit PCR, por do t’i nënshtrohen karantinës së detyrueshme 10 ditore.Qytetarët shqiptarë mund të hyjnë në Bullgari duke paraqitur përgjigjen negative të një testi PCR të kryer 72 orët e fundit. Qytetarët shqiptarë të pajisur me leje qëndrimi bullgare mund tëhyjnë në Bullgari edhe pa përgjigjen negative të testit PCR, por do t’i nënshtrohen karantinës së detyrueshme 10 ditore.

Mund të hyjnë në territorin e Bullgarisë duke paraqitur përgjigjen negative të testit PCR:

  1. Shtetasit bullgarë, shtetasit e shteteve të BEsë, Britanisë së Madhe, Irlandës së Veriut, vendeve të zonës Shengen duke përfshirë Republikën e San Marinos, Principatën e Andorrës, Principatën e Monakos dhe shtetin e Vatikanit, anëtarët e familjeve të tyre, ku përfshihen edhe personat, që janë në një bashkëjetesë reale si dhe qytetarët e Australisë, Kanadasë, Gjeorgjisë, Japonisë, Zelandës së Re, Republikës së Ruandës, Republikës së Koresë, Mbretërisë së Tajlandës, Republikës së Tunizisë, Republika së Uruguait, Emirateve të Bashkuara Arabe, Ukrainës, Republikës së Maqedonisë së Veriut, Republikës së Serbisë, Republikës së Shqipërisë, Kosovës, Bosnjë dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Republikës së Moldavisë, Izraelit, Kuvajtit, Republikës së Bjellorusisë dhe Republikës së Turqisë; personat me leje qëndrimi të përhershëm ose afatgjatë në territorin e Bullgarisë dhe anëtarët e familjes; personat e pajisur me vizë “D” si dhe personat me leje qëndrimi të një vendi anëtar të BEsë, Mbretërisë së Bashkuar, Irlandës së Veriut ose një vendi të zonës Shengen duke përfshirë Republikën e San Marinos, Principatën e Andorrës, Principatën e Monakos dhe shtetin e Vatikanit dhe anëtarët e familjes së tyre;

2. Profesionistët dhe studiuesit mjekësorë si dhe punonjësit socialë, kur qëllimi i udhëtimit lidhet me përmbushjen e detyrës;

3.Punonjësit e përfshirë në transportin e produkteve dhe pajisjeve mjekësore, pajisjeve personale mbrojtëse duke përfshirë edhe instalimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve;

4.Personeli i transportit i angazhuar në sektorin e transportit, transportit ndërkombëtar të udhëtarëve, ekuipazhi i avionëve të transportit të mallrave, ngarkesave dhe pasagjerëve si dhe ekuipazhi i anijeve dhe personat e angazhuar me mirëmbajtjen e anijeve;

5.Zyrtarët e huaj (Krerët e shteteve, Ministrat, anëtarët e Qeverive etj.),anëtarët e delegacioneve të tyre, diplomatët, personeli teknikoadministrativ, personeli ushtarak, oficerët e sigurisë dhe rendit publik, punonjësit humanitar në kryerjen e detyrave të tyre si dhe familjarët e zyrtarëve të mësipërm;

6. Personat, që udhëtojnëpër qëllime humanitare në përputhje me nenin 1, pika 16 e ligjit “Për të huajt” në Bullgari;

7. Përfaqësuesit tregtar dhe investitorët ekonomikë si dhe personat, që lidhen drejtpërdrejtë me ndërtimin, mirëmbajtjen, operimin dhe sigurimin e sigurisë së infrastrukturës strategjike të Bullgarisë, zbatimin e projekteve të certifikuara sipas Aktit të Nxitjes së Investimeve, analizave nga projektet e investitorëve të mundshëm dhe aktiviteteve të tjera të rëndësishme për ekonominë e vendit, vërtetuar nga një letër e Ministrisë së Ekonomisë ose një tjetër Ministrie përgjegjëse për veprimtarinë përkatëse si dhe personat e përfshirë në ndërtimin e anijeve dhe riparimin e tyre si dhe anëtarët e familjeve të tyre. Letra e Ministrisë përkatës u paraqitet autoritetevetë kontrollit kufitar;

8.Punëtorët sezonalë të bujqësisë dhe turizmit;

9.Punonjësit e pikave kufitare;

10.Personat, që udhëtojnë për pjesëmarrje në provime, kur nuk ofrohet mundësia e provimit në distancë ose elektronikisht;

11.Organizatorët dhe pjesëmarrësit në garat ndërkombëtare sportive për kohën e zhvillimit të aktivitetit, atletë nga jashtë, që vijnë për testim, për pjesëmarrje në trajnime stërvitore, familjarët e sportistëve dhe trajnerëve të huaj, mbajtësit e vizës “D”. Këta subjekte duhet të kenë një letër nga Ministria e Rinisë dhe Sporteve, ku përcaktohen emrat e personave dhe adresa e vendqëndrimit në Bullgari. Letra u dorëzohet autoriteteve të kontrolli kufitar;

12.Personat, që janë në procedurë për marrjen e dekretit të shtetësisë bullgare, kur janë të pajisur me letrën e Ministrisë së Drejtësisë;

13.Organizatorët dhe pjesëmarrësit e aktiviteteve kulturore për kohën e zhvillimit të aktivitetit, të pajisur me një letër nga Ministria e Kulturës, ku përcaktohen emri i personave dhe adresa e vendqëndrimit në Bullgari. Letra u dorëzohet autoriteteve të kontrollit kufitar.Subjektet e mësipërme mund të kalojnë edhe transit në territorin e Bullgarisë. Transiti lejohet vetëm në rastet kur garantohet largimi i menjëhershëm nga territori i Bullgarisë.

Nuk i nënshtrohen detyrimit të paraqitjes së përgjigjes negative të testit PCR vetëm subjektet e mëposhtëm:

1.drejtuesit e autobusëve të transportit ndërkombëtar të pasagjerëve;

2.drejtuesit e kamionëve, që janë duke kryer ose përfunduar kursin e tyre për transportin ndërkombëtar të mallrave dhe atyre që hyjnë në territorin e Bullgarisë;

3.anëtarët e ekuipazhit të avionëve dhe anijeve;

4.punonjësit e kufirit pavarësisht shtetësisë së tyre;

5.qytetarët, që kalojnë transit në territorin bullgar;

6.nxënësit dhe studentët, që jetojnë në Republikën e Greqisë, Turqisë, Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë dhe udhëtojnë çdo ditë ose të paktën një herë në javë në Republikën e Bullgarisë për qëllime trajnimi si dhe studentët, që jetojnë në Republikën e Bullgarisë dhe udhëtojnë çdo ditë ose të paktën një herë në javë në Republikën e Greqisë, Turqisë, Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë për qëllime trajnimi;

7.personat, që kalojnë transit përmes territorit të Bullgarisë.Në përputhje me urdhrat e nxjerrë nga autoritetet shëndetësore, hyrjanë Bullgari mund të bëhet përmes pikave të mëposhtme të kalimit të kufirit shtetëror:

Nga Rumania:

1.Vidin Calafat;2.Durankulak;3.Russe Giurgiu.Nga Serbia:1.Vrashka Chukka;2.Kalotina;3.Strezimirovci.Nga Maqedonia e Veriut:1.Gyueshevo;2.Stanke Lisichkovo;3.Zlatarevo;4.IlindenNga Turqia:1.Kapitan Andreevo;2.Malko TarnovoNga Greqia:1.Kapitan Petko Voyvo;2.Kulata3.Makaza. Hyrja në Bullgari mund të bëhet gjithashtu në pikat kufitare në aeroportet e mëposhtme:

1.Aeroporti i Burgasit;

2.Aeroporti i Varnës;

3.Aeroporti i Plovdivit;

4.Aeroporti i Sofjes (Terminali 1 dhe Terminali 2).

Çekia

Vazhdojnëtë jenë në fuqi kufizimetpër të lejuar vetëmudhëtimet për arsye thelbësore, që përfshijnë: udhëtimin për punë, vizita në institucionet e kujdesit shëndetësor ose në funerale. Gjithashtu, në Republikën Çeke mund të hyjnë vetëm personat që kanë rezidencë në një vend të BEsë ose janë të pajisur me vizë pune dhe studimi. Udhëtimi vetëm me pasaportë nuk lejohet.Shqipëria është e renditur në listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë infektimi dhe është e shënuar me të kuqe të erret në hartën e përgatitur nga institucionet kompetente çeke. Harta e përditësuar e vendeve me ngjyrat përkatëse gjendet: https:/www.mzv.cz/jnp/cz/mapa_cestovatel

Pasagjerët që plotësojnë kushtet e mësipërme dhe që udhëtojnë nga vendet që janë të shënuara me ngjyrën e kuqe të errët ( si shtetasit çekë ashtu edhe të huajt), duhet të zbatojnë rregullat e mëposhtme:

të plotësojnë on line formularin e mbërritjes (para udhëtimit). www.prijezdovyformular.cztë kenë me vete një rezultat negativ të testit PCR, para se të udhëtojnë në Çeki (rezultati nuk duhet të jetë më i vjetër se 48 orë). pas arritjes në Çeki duhet t’i nënshtrohen një karantine pesëditore. pas përfundimit të karantinës duhet të ribëjnë edhe një tjetër test PCR dhe të raportojnë rezultatin menjëherë në Zyrën përkatëse të Higjienës. Në rast të një rezultati negativ të testit të dytë PCR, personat do të kenë detyrimin e mbajtjes së një maske respiratore të nivelit: FFP2, KN95, N95, P2, DS, për së paku 14 ditë që nga mbërritja, sa herë dalin nga shtëpia.

Danimarkë

Personi duhet të ketë një test negativ Covid, për të cilin kampioni është marrë brenda 24 orësh nga momenti që ka bërë boarding në fluturim ose nga momenti që hyn në kufirin danez (me rrugë tokësore). Nëse fluturimi është me transit, kjo vlen për fluturimin e parë që niset nga Tirana.Personi do të testohet sërish sapo të mbërrijë në Danimarkë, ditën e parë, si dhe ditën e katërt me një test PCR. Ndërkohë, personi do të karantinohet në Danimarkë për 10 ditë. Nëse testi i ditës së katërt rezulton negative, personi mund të dali nga karantina e detyrueshme. Nëse personi nuk e ndjek këtë rregull, mund të gjobitet nga autoritetet daneze me një gjobë të vlerës 3500DKK.Shtetasit ose rezidentët danezë mund të hyjnë në Danimarke në çdo kohë, pavarësisht arsyes.Të huajt që nuk janë rezidentë në Danimarkë duhet të kenë një arsye të fortë për të hyrë në Danimarkë.Arsyet e konsideruara të forta janë si më poshtë:Çështje pune:personi është i punësuar në Danimarkëpersoni do të marrë pjesë në një takim të rëndësishëm biznesipersoni do të kryejë shërbime ose transportojë mallra brenda ose jashtë Danimarkëspersoni është marinar, pjesë e ekuipazhit të një mjeti ajror ose diplomatÇështje personale:Personi është bashkëshorti/ja, partneri/ja bashkëjetues, i/e fejuar, i/e dashur, prindi, njerku/a, gjyshi/ja, prindërit e njerkut/ës, fëmija, thjeshtri/a, motra, vëllai, motra/vëllai prej njerkut/njerkës, nipi/mbesa e gjyshërve, nipi/mbesa i gjyshërve të njerkut/njerkës. Sa më sipër, kur lidhja është me një shtetas danez ose rezident në Danimarkë. Kjo lidhje vërtetohet me një dokument/certifikatë. Sa i takon lidhjeve, duhet që lidhja dashurore të ketë zgjatur minimalisht 3 muaj dhe të ketë patur kontakt në person, dhe jo bazuar mbi kontakte virtuale (mesazhe telefonike dhe video). Për këto raste ka një formular specifik që personi duhet të plotësojë, i gjendur në websiten:https://en.coronasmitte.dk/rulesandregulations/entryintodenmark/personsresidentincountriesoutsideofdenmark

Personi është bashkëshorti/ja, partneri/ja bashkëjetues, fëmija ose thjeshtri i një diplomati, dhe kjo vërtetohet me pasjen e një pasaporte diplomatike.Personi ka radhën e kujdestarisë ndaj një fëmije minoren, duke e vërtetuar me një certifikatë lindje.

Personi është kujdestari primar i një fëmije minoren, për shembull fëmijë të adoptuar, duke e vërtetuar me dokumente lëshuar nga autoritetet.

Personi ka lidhje familjare me një të sëmurë rëndë ose një person në prag vdekje në Danimarkë. Lidhje familjare konsiderohen: bashkëshorti/ja, partneri/ja bashkëjetues, i/e fejuar, i/e dashur, prindi, njerku/a, gjyshi/ja, prindërit e njerkut/ës, fëmija, thjeshtri/a, motra, vëllai, motra/vëllai prej njerkut/njerkës, nipi/mbesa e gjyshërve, nipi/mbesa i gjyshërve të njerkut/njerkës, vjehrrit, nusja/dhëndëri. Kjo arsye vërtetohet me një dokument mjekor të lëshuar nga një institucion shëndetësor, me aprovimin e të sëmurit.

Personi do të marrë pjesë në lindjen e fëmijës së tij, me aprovimin e mamasë së fëmijës. Kjo provohet me një dokument regjistrimi amësie dhe me një letër aprovimi nga mamaja e fëmijës që personi është prindi i fëmijës dhe ajo e dëshiron pjesëmarrjen e tij në lindje.Personi do të vazhdojë trajtimin shëndetësor në një institucion danez të shëndetit, shtetëror ose privat. Kjo vërtetohet me një njoftim nga institucioni shëndetësor.Personi do të marrë pjesë në një funeral të një familjari të ngushtë ku përfshihen: bashkëshorti/ja, partneri/ja bashkëjetues, i/e fejuar, i/e dashur, prindi, njerku/a, gjyshi/ja, prindërit e njerkut/ës, fëmija, thjeshtri/a, motra, vëllai, motra/vëllai prej njerkut/njerkës, nipi/mbesa e gjyshërve, nipi/mbesa i gjyshërve të njerkut/njerkës, vjehrrit, nusja/dhëndëri.Çështje ligjore

Personi do të marrë pjesë në një procedurë ligjore ose është thirrur në një intervistë nga autoritetet publike. Kjo vërtetohet me një letërthirrje nga gjykata ose dokument nga autoriteti me tëcilin personi ka takimin.Faqja zyrtare në të cilën gjendet informacion i përditësuar lidhur me hyrjen në Danimarkë është si më poshtë:https://en.coronasmitte.dk/rulesandregulations/entryintodenmark

Ekuador

Lejohet hyrja në Ekuador në rrugë ajrore e shtetasve të huaj. Është e nevojshme të paraqitet një test negativ molekularPCR i kryer brenda një periudhe maksimale prej 3 ditësh para udhëtimit ose një certifikate vaksinimi. Nevojitet të paraqitet formulari i Deklaratës së Shëndetit të Udhëtarit si në vijim:https://www.cancilleria.gob.ec/wpcontent/uploads/2020/06/formulario_de_salud_del_viajero_revisado.pdf.pdf_11.pdf/

Emiratet e Bashkuara ArabeNë bazë të marrëveshjes dypalëshe mes ALBEBA, mbi regjimin e vizave, përfitojnë këto kategori:Shtetasit eEmirateve të Bashkuara Arabe, mund të udhëtojnë pa vizë drejt Shqipërisë ( të gjitha llojet e pasaportave), dhe mund të qëndrojnë në territor deri në 90 ditë nga momenti i hyrjes. Në rast se shtetasit Emiratas kërkojnë të qëndrojnë më gjatë për qëllime punësimi apo biznesi, duhet të aplikojnë për vizë tipi Ddhe të ndjekin procedurat për pajisje me Leje Qëndrimi.

Shtetasit shqiptarë mbajtës të pasaportave Diplomatike dhe Shërbimi, udhëtojnë pa vizë drejt Emirateve të Bashkuara.

Ndërkohë, shtetasit shqiptare mbajtëstë pasaportave të thjeshta, duhet të aplikojnë për vizë për të hyrë në territorin Emiratas. EBA kanë sistemin e vizave Elektronike (evisa), ku shtetasit tanë mund të aplikojnë nëpërmjet agjencive ku presin biletat e udhëtimit, ose mund te aplikojnë online nëpërmjet Websiteve që gjenden në internet.( UAE evisa).

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.  