Ardian Lekaj: Të punojmë për regjistrimin zyrtar të Diasporës shqiptare

E premte, 29 Mars, 2024

Jemi në një periudhë kur ekonomia botërore dhe ajo vendase janë në krizë për shkak të COVID-19. Jemi po ashtu edhe përpara zgjedhjeve në vend, ku një zë i rëndësishëm si ai i Diasporës, për të cilin u diskutua gjatë, është lënë mënjanë.  A do ndikojë  një gjë e tillë në rezultatin përfundimtar? A janë indinjuar shqiptarët e Diasporës për shkak të heqjes së kësaj mundësie. Po Shqipëria, a rrezikon të asfiksohet nga krizat e ekonomive të mëdha?

Për të gjitha këto pyetje, MetropolPost, iu drejtua zotit Ardian Lekaj, kreut të Dhomës së Biznesit të Diasporës, anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës, e po ashtu edhe ekspert ekonomie.

Zoti Lekaj, në thuajse  gjithë fushatën e tij, kryeministri Rama e vë theksin tek vaksinimi i shpejtë i popullsisë dhe hapja e vendit për sezonin turistik që po vjen. E shihni ju lehtësisht të mundshme një  gjë të tillë, në një kohë që Evropa nuk është se parashikon një verë kaq të hapur, Amerika po ashtu?

Në radhë të parë ju falenderoj për këtë intervistë,  që vjen në fakt në një moment fushate elektorale ku shqiptarët po përgatiten për të thënë fjalën e tyre në 25 prill.  Unë, edhe më parë, e kam quajtur këtë vit “viti i shpresës”. Të gjithë e kanë kuptuar që pa fituar betejën me koronavirusin, nuk mund të ketë ëndërra për të ardhmen. Me zbulimin e vaksinës dhe vaksinimin e popullsisë,  të gjithë  kanë filluar të guxojnë e bëjnë plane sërish. Natyrisht, edhe udhëtimet turistike janë pjesë e këtij plani. Duke parë vlerën ekonomike të turizmit për Shqipërinë, jam shumë dakort se, nëse popullsia vaksinohet, shanset janë shumë më të mëdha për ripërtëritjen e shpejtë të kësaj industrie.

Sa i përket situatës dhe politikave që ndiqen në Europë, Amerikë apo Kinë, mund të them vetëm se nuk ka një plan të koordinuar e të centralizuar. Shtetet, në mënyren e tyre, duke marrë në konsideratë kulturën e vendit, eksperiencat, kapacitetet mjekësore, si dhe evoulucionin e virusit gjatë këtij 1 vjeçari, po përpiqen ta fitojnë sa më shpejt të jetë e mundur betejën me të. Duket qartë që europianët dhe amerikanët janë shumë të lodhur nga ky virus, dhe kanë nevojë për nje turizëm në vende të sigurta.

Duket sikur Amerika dhe Kina janë në një garë të vazhdueshme me shifrat e import-eksporteve  të tregjeve ku operojnë.  Madje, edhe sa u takon vaksinave dhe vaksinimit, po krijojnë një hartë që mund të quhet fare mirë harta e vaksinimit Amerikë-Kinë. Është kjo një betejë ekonomike që e zë ngushtë Europën në radhë të parë, rajonin në të dytën dhe Shqipërinë në të tretën?

Nuk duhet të harrojmë se po përjetojmë një realitet të ri. Periudha që po jetojmë është një nga periudhat më interesante të bashkëkohësisë, pasi sot e gjithë bota është në krizë për shkak të koronavirusit. Kurrë nuk ka ndodhur që të gjitha kontinentet të përballen njëkohësisht me një krizë të tillë.

Sa i takon garës ekonomike amerikano – kineze, mund të them që është një garë e gjatë që ka filluar që në fillim të viteve 2000, por që është ndezur më tepër në periudhën e presidentit Trump. Edhe në takimin e marsit që u mbajt në Alaskë, ku pala amerikane u përfaqësua nga Ministri i Jashtëm Antony Blinken, ndërsa delegacioni kinez u përfaqësua nga oponenti Wang Yi, vetëm fillimi i mbledhjes qe  i qetë për çështje kortezie. Më pas u kalua direkt në një ton të tensionuar, sa i përket luftës tregtare.  Gjatë bisedës, Blinken përmendi edhe dosjet e Hong Kongut, Taivanit apo trajtimin që u bëhet Ujgurëve në Kinë. Kinezët nga ana e tyre këshilluan që qeveria amerikane, para se të merret me problematika të tjera, duhet të zgjidhë në radhë të parë situatën e brendshme, duke i përmendur lëvizjen Black Lives Matter. Se çfarë ndodhi pasi u larguan kamerat, nuk është akoma e qartë. Por shpesh këto lloj polemikash që ndodhin përpara kamerave, nuk janë gjë tjetër përveçse manovra për të ndikuar publikun brenda shteteve reciproke. Nga ana tjetër, si Blinken po ashtu edhe gazeta Global Times e lidhur me Partinë Komuniste Kineze, deklaruan se duhen gjetur forma të reja bashkëpunimi, sidomos në fushën e “ndryshimeve klimaterike”. Kështu që, unë mendoj se për këtë të fundit, takimi në Alaskë ka qenë i suksesshëm. Europa nga ana e saj po ruan balancat dhe po qëndron e paanshme, pasi Amerika dhe Kina janë dy partnerë të sajët strategjik, me të cilët ekonomia e saj është e lidhur ngushtë dhe nuk do të ishte e arsyeshme të zgjidhte palë.

Duke u kthyer tek çështja e vaksinave, edhe këtu po luhet një lojë diplomatike. Amerika, së bashku me Japoninë, Indinë dhe Australinë, kanë krijuar aleancën “Quad Grup” me të cilën kanë si qëllim që, deri në fund të vitit 2022, të shpërndajnë 1 miliard vaksina, kryesisht për popullsinë aziatike të vendeve të ashtuquajtura të varfëra. Nga ana tjetër Kina nuk është aspak tolerante për grupime të tilla tek pragu i derës së tyre. Australia e ka kuptuar dhe e ka ndjerë fare mirë këtë, pasi asnjë vaksinë me origjinë nga Australia, nuk lejohet të futet në territorin kinez.

Tensionet ekonomike nuk janë diçka e re. Ato duken si të tilla pasi sot u është shtuar nje dimension i ri, ky i koronavirusit. Patjetër që këto ndikojnë edhe në një vend si Shqiperia, por tregu ynë është shumë i vogël për polemika të tilla. Ne duhet të përqëndrohemi tek vaksinimi i popullsisë dhe formatimi sa më i shpejtë i ekonomisë.

Jemi afër votimeve për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Pritej në fakt që edhe Diaspora të qe pjesë e këtij votimi, madje iu bënë dhe thirrje emigrantëve të bënin gati kartat e identitetit, nëse i kishin prag skadence, pikërisht që ta kishin më të lehtë votimin. Pati ndonjë motiv, se çfarë e pamundësoi këtë proces? A janë të indinjuar njerëzit në Diasporës për këtë fakt? Si kanë reaguar?

Për çështjen e votës së Diasporës duhen sqaruar disa gjëra. Në radhë të parë Diaspora e ka të drejtën e votës në rast se vjen në Shqipëri për të votuar, duke paraqitur dokumentet e kërkuara, si çdo shqiptar që banon brenda kufijve të Republikës së Shqipërisë. Ajo çfarë kërkon Diaspora dhe ne si KKD (Këshilli Koordinues i Diasporës), është mundësia e votimit në distancë, nga vendet ku ne jetojmë. Për këtë qëllim, ne si KKD, së bashku me organizata të ndryshme në Diasporë, bashkëpunuam nga afër edhe me KQZ-në, por kjo e drejtë e votimit në distancë nuk u realizua. Për këtë arsye, shumë kolegë dhe aktivistë nga Diaspora, janë zhgënjyer dhe reagojnë emocionalisht. Unë i kuptoj shumë mirë ata dhe reagimet e tyre, por mund t’ju siguroj se z. Celibashi ka bërë goxha  punë për ta realizuar këtë të drejtë në një periudhë fare të shkurtër. Nga ana tjetër, nuk duhet harruar që KQZ-ja ka si detyrë jo vetëm të mirëkoordinojë mbarëvajtjen e votimit, por edhe ruajë të gjitha ekuilibrat politikë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

Ne si Diasporë kërkuam diçka dhe kjo nuk u realizua. Jo çdo kërkesë mund te realizohet përnjëherë. Bari nuk rritet më shpejt duke e tërhequr. Çdo gjë do kohën dhe përkujdesin e vet. Sot, ne si Diasporë, jemi në lëvizje më tepër se kurrë, po vlerësohemi, po krijojmë ura lidhëse, po sjellim një frymë të re dhe zëri ynë po dëgjohet. Detyra jonë në muajt apo vitet në vijim, është identifikimi dhe regjistrimi zyrtar i shtetasve shqiptarë kudo ku janë, jashtë kufijëve të Republikës Shqiptare. Sot që po flasim, kemi vetëm rreth 3500 të regjistruar. Në rast se ky numër do të jetë 350,000. atëherë jam i sigurt  që do të konsiderohet ndryshe nga të gjitha palët politike brenda vendit. Le të vazhdojmë punën duke u nisur nga vetja dhe mos t’ja lëmë vendin pesimizmit. Me punë, e drejta fiton gjithmonë.   Edhe Roma e Parisi nuk janë ndërtuar për nje vit.

Si e sheh Diaspora aktualisht realitetin e biznesit në Shqipëri? A gjykon ajo se ka hapësira për ta përmirësuar dhe si?

Ne që jemi rritur dhe, në një farë mënyre, studiuar e zhvilluar në Diasporë, ndoshta e shikojmë situatën e të bërit biznes në Shqipëri me më qetësi dhe neutralitet. Sot, më tepër se kurrë, ka ardhur koha të zgjedhim rrugëtimin tonë pas një analize të thellë ekonomike. Cilët sektorë kanë shanse për të ardhmen, në këtë treg të kufizuar ku ne jetojmë, dhe me një fuqi punëtore prej rreth 1 milion njerëzish?! Të guxojmë dhe t’i shohim gjërat ashtu siç janë, pa zbukurime, dhe të bëjmë përmbledhjen e problematikave që kemi: ekonomi ende e dobët, mungon një model ekonomik i qartë kombëtar, legjislacioni nuk mbështet sa duhet biznesin, lufta kundër informalitetit është ende  e pamjaftueshme…. Po të plotësojmë këto pika, jam i sigurtë qe gjenerata e ardhshme nuk do të zgjedhë largimin.

Cili është vizioni/plani i Dhomës së Biznesit të Diasporës në vijim? Mendoni se do ndikohet nga kahu politik që do të fitojë zgjedhjet?

Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare është një organizatë jo fitimprurëse, jo qeveritare. Qëllimi ynë është krijimi i urave lidhëse midis Diasporës e miqëve kudo në botë dhe vendit amë. Në këtë mënyrë, ne sjellim eksperiencat më të mira, thithim investitorë, promovojmë bizneset shqiptare në arenën ndërkombëtare dhe jemi shembull pozitiv për gjeneratat e ardhshme.

Biznesi dhe politika janë dy binome. Ato nuk mund të funksionojnë pa njëra tjetrën. Politika pa biznesin nuk do të kishte kuptim, po ashtu edhe anasjelltas, prandaj mendoj se çdo krah politik, është dhe do jetë i interesuar për të bashkëpunuar. Interesi ynë për zhillimin e Shqipërisë, është i përbashkët.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.