144 vjetori i albanologut Rajko Nahtigal

E premte, 29 Mars, 2024

144 vite më parë lindi në Novo Mesto të Sllovenisë albanologu dhe studiuesi i shquar slloven Rajko Nahtigal. U diplomua për filozofi në Vjenë, si student i profesorëve Jagiq, K. Jireçek, Vondrák, Meringer etj. dhe më 1902 u emërua profesor i rusishtes në Vjenë, më 1917 në Universitetin e Grazit. Më vonë u zgjodh dekani i parë i Fakultetit Filozofik dhe rektor i Universitetit të Lubjanës.
Më 1916-1917 ishte pjesëmarrës i “Komisisë Letrare” të Shkodrës, që synonte të çonte më tej zgjidhjen e problemeve të gjuhës shqipe, pas Kongresit të Manastirit. Në kuadrin e kësaj veprimtarie, albanologu slloven zhvilloi një veprimtari të dendur studimore. Ai hartoi një oponencë ndaj “Komisisë Letrare” në gjuhën gjermane, e cila u botua më 17 gusht 1917 me titullin “Die Frage einer einheitlichen albanischen Sprache”(Çështja e unifikimit të shkrimit të gjuhës shqipe). Thelbi i gjithë trajtesës së Nahtigalit ishte argumentimi për të zgjedhur si përfaqësues dialektin e Shqipërisë së Mesme. Sipas tij, kjo duhej bërë për një varg arsyesh, që përfshinin anën gjeografike dhe mishërimin e lëvruar të saj në tekste prej K. Kristoforidhit dhe autorëve të tjerë.
Interesimi i Nachtigalit për gjuhën shqipe rezultoi me publikimin e disa studimeve dhe botimeve të rëndësishme për gjuhën shqipe dhe historinë e saj, si: “Die Bildung der Possessivpronomina im Albanischen und ihre bisherige falsche Auffassung”(“Posta e Shqypniës”, Shkodër, 28 Prill 1917, 3-4) ( Ndërtimi i përemrave pronor në gjuhën shqipe dhe konceptet e tyre të gabuara deri më tani); “Die Frage einer einheitlichen albanischen Schriftsprache“ (Graz, 1917); (Çështja e unifikimit të shkrimit të gjuhës shqipe) “O elbasanskem pismu in pismenstvu na njem” (Arhiv za arbanasku starinu, jezik in etnologiju I, Beograd, 1923); (Mbi historinë e alfabetit të Elbasanit).
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.