Kostandin Kristoforidhi dekorohet me titullin Nder i Kombit, pas vdekjes

E enjte, 28 Mars, 2024

Presidenti Ilir Meta ka dekoruar pas vdekjes me titullin Nder i Kombit figurën e Rilindjes Kombëtare, Kostandin Kristoforidhi.

Titulli pas vdekjes vjen me motivin: “Për veprimtarinë e çmuar në rrugëtimin e Pavarësisë së Shqipërisë, promovimin e ideve të Rilindjes Kombëtare.Me veprën e tij kontribuoi në njësimin gjuhës shqipe, zhvillimin e arsimit, si dhe mbrojtjen e identitetit dhe kulturës shqiptare.”

“Të vlerësojmë birin e Elbasanit dhe të mbarë kombit shqiptar, lëvruesin e gjuhës shqipe, patriotin dhe veprimtarin e jashtëzakonshëm të arsimit dhe kulturës tonë kombëtare. Gjatë gjithë jetës dhe veprimtarisë së tij Kristoforidhi përçoi idetë e Rilindasve Kombëtare për pavarësinë e Shqipërisë. Kristoforidhi, punoi për mësimin, lëvrimin, forcimin e gjuhës shqipe dhe promovimin e virtyteve më të mira të kombit tonë. Në kohët më të errëta të kombit, ky patrioti i shquar punoi me këmbëngulje dhe palodhur për mësimin në gjuhën amtare. Ai bashkoi veriun dhe jugun përmes Abetareve Gegënisht dhe Toskërisht’, duke projektuar njesimin e kombit përmes një gjuhe. Me botimin e gramatikës së gjuhës shqipe ai, nxori në dritë visaret e paçmuara të popullit tonë pikërisht përmes gjuhës. Me lëvrimin që i bëri gjuhës shqipe me përkthimet dhe veprat e tjera, Kristoforidhi kontribuoi drejpërdrejt për themelimin e gjuhës letrare kombëtare”, u shpreh Meta.

Ai shtoi se zgjimi kombëtar ishte misioni i jetës së tij, dhe mjetin kryesor për këtë, ai e shikonte nëpërmjet gjuhës, kulturës dhe arsimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.  