Historia/ Kampioni shqiptar në Greqi, rikthehet dhe investon në vendlindje

E premte, 26 Prill, 2024

Hilmi Myrtollari, pas suksesit në Greqi si sportist është kthyer në vendilindjen e tij, duke hapur hipodrom në Turan të Korçës, ku stërvit të rinjtë në sportin e hipizmit dhe ofron guida turistike me kuaj.Lidhja e tij me kuajt është e hershme, një marrëdhenie reciproke me të cilën merr dhe dhuron dashuri.

 “Fillimi nuk ka qenë i vështirë, sepse jam rritur me dashurinë për kuajt duhet ta ndjejë njeriu dashurimë për kalin dhe kali për njeriun sepse ka diçka shumë të përbashkët”, shprehet ai.

Një shtëpi kuajsh në vendin e tij është ëndrra e kthyer tashme ne realitet për Hilmiun. Prej 6 muajsh ne Turan te Korçes ai krijuar “Shtëpinë e kuajve” brenda së cilës kalon pjesën më të madhe te ditës. Ky është ambienti më i dashur për të, nga i cili e ka të pamundur të shkëputet.

Çdo mengjes fillon me pastrimin, ushqimin dhe perkujdesjen per to.

“Ëndrra ime ka qenë të realizoj këtë që kam bërë në Shqipëri. Këtu kemi disa raca të ndryshme, tani po i zgjedhim disa raca të urta, që të jenë miqësor me njerëz. Kemi kuaj për të mësuar fëmiëjt kemi dhe kuaj për guidat turistike”.

Hilmi Myrtollari kalon orë të tëra duke u kujdesur për kuajtë në fermë, si dhe duke i stërvitur në pistë.

“Kali ka gjithçka të veçantë është i ndjeshëm ndaj njeriut, i përgjigjet urdhrave të tua, ti do të kalosh pengesat, ai e kalon. sa të shikon ndryshon komplet, është kafshë e veçantë.

Nis me pastrimin, me kalërimin, çdo ditë bën gjëra të ndryshme, edhe këtu jashtë në pistë i jep karota dhe ai të ndjek nga pas”.

Sa i përket sipërmarrjes në biznes, ai thotë se është ende në hapat e parë dhe ka pasiguri.

“Fitimet nuk janë të mjaftueshme, por kjo është më shumë dëshirë për të kaluar kohën e lirë. Këtu në Shqipëri është diçka e re, nuk di si do funksionojë. Në gjithë Shqipërinë mund të jenë 3-4 ferma”.

Edhe pse në fillesa, të shumtë janë të rinjtë dhe fëmijët që po përqafojnë këtë sport.

“Është kënaqësi kur shikon në qytetin ku je rritur sheh një interes për këtë lloj sporti. është një kënaqësi kur i mëson të hipin në kalë”. Si sport në Korçë e kemi hapur tani 6 muaj dhe gjithnjë e më shumë po shoh interes, çdo ditë që kalon ka më shumë kërkesa për të mësuar hipizmin”.

Po kështu synon që të punojë edhe me turistët të cilët mund të marrin kuajt në Turan dhe shëtisin në zonat kodrinore e malore të Korçës.

“Turistë kemi në fundjavë nga gjithë Shqipëria, vijnë e shikojnë dhe bëjnë një xhiro me kuaj.Ne ofrojmë guida turistike, mund të fillojmë këtu në Turan, Mal të Thatë, Vithkuq në gjithë rrethinat e Korçës, nga 2 deri në 10 orë, por do bëjmë edhe guida më të plota me 2-3 ditë, udhëtim me kalë në zonat malore e kodrinore të Korçës. E veçanta është se mund të kalosh edhe natën pranë një zjarri, me kuajt aty pranë”.

Dëshira më e madhe e Hilmi Myrtollarit është të krijojë klubin e hipizmit dhe të nxjerrë kampionë të rinjtë në sportin e hipizmit.

“Klubin e hipizmit e kam dëshirë të madhe, duhet të bëhemi një grup i trajtuar dhe me kuaj të mirë, nëse është dëshira gjithçka mund të realizohet. Është një ëndërr që falë ndihmës së qeverisë që më ndihmuan dhe AZHBR ishte ndihmë e madhe për mua. Pra çdo njeri që ka dëshirë dhe pasion mund të realizojë dhe të hapë sipërmarrjen e tij”.

Korça nuk është vetëm e traditës, kultures apo serenatave, por edhe e risive, sikurse është edhe sporti i hipizmit, me të cilin argëtohen jo vetem qytetarët korçarë, por dhe gjithë ata turiste te cilet zgjedhin te vizitojne qytetin e bukur juglindor. Shqiptarja.com

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 