QBD/“Tregime të moçme shqiptare”, falas online botimi dygjuhësh shqip-italisht

E premte, 19 Prill, 2024

Legjendat e Mujit, Halilit, Gjergj Elez Alisë, Ymer Agës, Kështjellës së Rozafës etj tani do të flasin edhe në gjuhën italiane falë projektit të Qendrës së Botimeve për Diasporën “Kuteli në pesë gjuhë”. Sot QBD ka publikuar falas online botimin dygjuhësh shqip-italisht, një përmbledhje të “Tregime të moçme shqiptare”, përkthyer nga Eugenio Scalambrino dhe redaktuar nga Renata Martini në gjuhën italiane.

Janë dhjetë tregimet e përzgjedhura nga vëllimi “Tregime të moçme shqiptare”, me autor Mitrush Kutelin të cilat do të jenë në pesë gjuhë, shqip-anglisht, shqip-italisht, shqip-greqisht, shqip-gjermanisht dhe shqip-frëngjisht. Tregime të njohura si “Rozafati”, “E bija e Hënës dhe e Diellit”, “Besa e Kostandinit”, “Gjergj Elez Alia”, “Ymer Agë Ulqini”, “Muji dhe Zanat”, “Omeri i Ri”, “Dasma e Hysen Kraposhnikut”, “Halili pas vdekjes” dhe “Skënderbeu e Ballabani”.

Këto tregime dhe përralla do të shërbejnë për zgjerimin e njohurive, marrjen e informacionit dhe kultivimin e dijeve të nxënësve në Diasporë për gjuhën, letërsinë dhe kulturën amtare. Ky botim shërben edhe si tekst ndihmës për shkollat në Diasporë, me qëllim thellimin e njohurive të tyre mbi gjuhën shqipe.

Vepra e njeh brezin e ri të Diasporës me një autor të rëndësishëm të letërsisë shqipe, si dhe me një gjuhë të pasur, duke kultivuar ndjenjën e krenarisë për identitetin kombëtar shqiptar në Diasporë, duke i njohur ata me pasurinë e tregimeve të moçme shqiptare, si dhe me madhështinë e trashëgimisë sonë popullore. Botimi përfshin ilustrimet e Gazmend Lekës.

Në këtë projekt janë angazhuar përkthyes të rëndësishëm e me përvojë nga gjuha shqipe: Andrea Grill në gjuhën gjermane, Evelyne Noygues në gjuhë franceze, Eugenio Scalambrino në gjuhën italiane, Ron Berisha në gjuhën angleze dhe Eleana Zhako në gjuhën greke.

Për ta shkarkuar ose shfletuar librin, kliko këtu. https://drive.google.com/file/d/1kWaF4PsdG-xQNNpK7AJOEPCdmz2vu6P4/view

PERKTHYESI I VEPRES NE ITALISHT, EUGENIO SCALAMBRINO

Përkthyesi Eugenio Scalambrino është nderuar me çmimin “Isuf Vrioni”, me mirënjohje për kontributin e vyer në përcjelljen italisht të prozës shqipe, të traditës dhe të bashkëkohësisë.

Ai ka përkthyer në italisht një sërë emrash mjaft të njohur të letërsisë shqipe, si: Fatos Arapi, Fatos Kongoli, Visar Zhiti, Preç Zogaj, Diana Çuli etj

REDAKTORJA E VEPRES, PROF.DR. RENATA MARTINI

Prof. Dr Renata Martini, profesoreshë e cila prej vitesh tashmë është pedagoge pranë Departamentit të Gjuhës Italiane, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës. Ajo ka një interes të shtuar për raportet që krijohen mes gjuhës mëmë dhe atyre që mësojnë një gjuhë të huaj.

Renata ka redaktuar përkthimi dygjuhësh shqip-italisht të veprës së Kutelit, “Tregime të moçme shqiptare” dhe rrëfen mbresat e saj për këtë libër.

“Kur m’u ofrua mundësia e redaktimit të kësaj vepre, e pashë si një rast unikal për t’i dhënë lexuesit në diasporë (në gjuhën italiane, në rastin tim), një nga veprat më të bukura që kanë shoqëruar adoleshencën e fëmijëve të mi. Gjuha tejet e zgjedhur e Kutelit, e sjellë mjeshtërisht në përkthim, të krijon po ato ndjesi që ndjen lexuesi shqiptar kur transformohet herë në një hero e herë në një tjetër, duke e harruar kohën për një çast e duke fluturuar nga mali në mal në krahët e fantazisë”, shprehet ndër të tjera Prof. Dr.. Renata Martini, redaktorja në italisht e tregimeve të Kutelit, sjellë në botimin dygjuhësh (shqip-italisht) nga Qendra e Botimeve për Diasporën.

Prof. Dr. Renata Martini është diplomuar në Historinë e Gjuhës Italiane, në Fakultetin e Letërsisë dhe Filozofisë në Universitetin “La Sapienza” në Romë të Italisë dhe që prej vitit 2001 punon si pedagoge pranë Departamentit të Gjuhës Italiane, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës.

Në vitin 2005 mbaroi studimet Master në Linguistikë dhe fitoi gradën Doktor. Interesi i saj është Përkthimi dhe Gjuha e Specialitetit. Ka përkthyer autorë italianë si Italo Calvino me “Leksione Amerikane” dhe ka botuar një sërë artikujsh si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Që nga viti 2011 bashkëpunon me revistën “Italiano a Stranieri”, ku ka botuar artikuj mbi mësimdhënien e italishtes si gjuhë e huaj në Shqipëri. Interes i saj janë gjithashtu raportet që krijohen mes gjuhës mëmë dhe atyre që mësojnë një gjuhë të huaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 