Belgjikë/ Ana Naqe, sopranoja shqiptare në një film me cast Hollywood-i

E enjte, 25 Prill, 2024

Sopranoja shqiptare Ana Naqe, jeton dhe ushtron aktivitetin e saj artistik në Belgjikë. Artistja e mirënjohur vazhdon me interpretimet e saj në skenat evropiane, pas pak kohësh ajo do të jetë aktive në fushën e kinematografisë, duke u bërë dhe pjesë e një filmi.

Në një intervistë për emisionin “Vizioni i pasdites”, ajo tregon për fillimet, karrierën dhe angazhimet e ardhshme.

“Në moshë shumë të vogël, 13 vjeçe, shkova të bëja master klas dhe koncerte me violinë në Belgjikë. Aty krijova lidhjet dhe mundësitë që të mund të studioja në shkollë të mesme”, – shprehet ajo.

“Prindërit e mi janë dashamirës të muzikës klasike, ndaj kishin shumë dëshirë të kishin një fëmijë që të merrej me muzikë. Aktualisht jam edhe mësuese muzike në Belgjikë. Karriera si soprano është ajo që më ka bërë të njohur. Profesioni jonë të detyron të udhëtosh shumë dhe të njohësh vende të ndryshme”, shprehet Ana Naqe.

“Për çdo projekt të ri, unë duhet të bëj audicione dhe në të shumtën e rasteve kam fituar, por ka edhe raste që nuk jam përzgjedhur”, tregon soprano shqiptare.

Teksa flet për artistët shqiptarë të njohur në botë Ana Naqe tregon se Shqipëria ka një pasuri të madhe me zëra të larmishëm: “Vendi ynë është shumë i pasur me zëra të larmishëm, ndaj edhe në botë vlerësohen maksimalisht. Në vendet nordike ka nevojë për zëra të tillë. Muzika jonë folklorike ka ndikuar në këtë pasuri. Dëshira ime ka qenë të jem artiste dhe të jem në skenë dhe sigurisht jam shumë e lumtur me arritjet e mia dhe kam dëshirë të vazhdoj dhe të jap më të mirën time.”

“Projekti për filmin nisi si shfaqje teatri dhe mua më ftuan si aktore dhe këngëtare në fillim dhe më pas një regjisor tjetër mori përsipër që të bëhej film dhe unë u bëra pjesë e këtij filmi. Filmi do të jepet në televizion ndërkombëtar të Belgjikës me datë 30 prill. Pjesë e filmit janë aktorë të njohur që kanë fituar shumë çmime. Gjithashtu kam qenë pjesë e një filmi turk, një film që flet për emigrantët”, tregon artistja shqiptare në Belgjikë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 