Vota e Diasporës, Celibashi: Nuk iu është hequr e drejta e votës

E diel, 23 Mars, 2025

Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet Ilirjan Celibashi duke folur mbi procesin zgjedhor të 25 prillit në emisionin “Opinion” u ndal dhe tek pamundësia e shqiptarëve jashtë vendit për të votuar.

Ai tha se ishin regjistruar vetëm 3600 qytetarë në Diasporë për të votuar, por ky proces nuk u realizua në këto zgjedhjet. Megjithatë, Celibashi tha se atyre nuk ju është hequr e drejta e votës pasi ata nuk janë hequr nga lista e zgjedhësve sipas regjistrit themeltar dhe ata mund të vijnë të votojnë në Shqipëri.

“Për votuesit që banojnë jashtë Republikës së Shqipëri, vota e tyre numërohet atje ku kanë këtu regjistrin themeltar. P.sh. janë banorë të Tiranës dhe vota e tyre pavarësisht se ku banojnë jashtë Shqipërisë numërohet në qarkun e Tiranës”, shpjegoi Celibashi i cili foli dhe për eksperiencën e vendeve të tjera ku votimi bëhet me postë apo votim elektronik.

Ai foli dhe për fletën e votimit printimi i të cilës nis këtë të mërkurë dhe sipas tij do të ketë element sigurie të dukshme dhe të padukshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.