Greqia do të rihapet për turistët më 14 maj

E mërkurë, 21 Prill, 2021

“Ne do të hapemi më 14 maj, dhe do të hapemi në mënyrë të sigurtë pavarësisht rrezikut”, ka thënë ministri grek i Turizmit Harry Theocharis në parlamentin grek më 6 prill.

Ai foli mbi planin e qeverisë për rihapjen e sektorit të turizmit mes valës së tretë të pandemisë që ka prekur pothuajse gjithë botën.

Ministria e Turizmit po zbaton një plan me pesë linja mbrojtjeje; pasagjerë që duhet të paraqesin ose një dokument të vaksinimit ose një rezultat negativ të testit pas mbërritjes së tyre, aktivizim të sistemit EVA në kufi, hotele karantine që personat të qëndrojnë të vetëizoluar, vaksinimin e punonjësve në sektorin e turizmit dhe ndjekja në mënyrë rigoroze e protokolleve shëndetësore.

Sakaq, qeveria greke vijon të mbajë kufizimet e saj në mënyrë që të parandalojë një rritje të numrit të infeksioneve COVID-19. Autoritetet besojnë se vijimi i planit të vaksinimit do të ndihmojë në hapjen e sektorit të turizmit në mes të majit.

Kujtojmë që Greqia është ndër vendet e para europiane që mbështeti dhe nxori një pasaportë digjitale të vaksinimit për personat që kanë marrë dy dozat e vaksinës. Kjo nismë u konfirmua nga ministri i Qeverisjes Digjitale Kyriakos Pierrrakakis.

Sidoqoftë, qytetarët nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Turqia do të kenë një proces më të lehtë kur kërkojnë të hyjnë në Greqi, pavarësisht nga situata aktuale COVID-19, pasi qeveria hoqi muajin e shkuar disa kufizime me vendet fqinje.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 