Monolog mërgimtari me Mustafa Ismailin

E enjte, 25 Prill, 2024
E enjte, 25 Prill, 2024

Monolog mërgimtari me Mustafa Ismailin

Mustafa Ismaili, shkrimtari dhe aktivisti i devotshëm shqiptar në Kanada është i njohur për veprat e tij të botuara në gjuhën shqipe dhe angleze, dhe për afrinë me komunitetin shqiptar këtu. Deri më tani ka botuar këta libra me poezi: “Jeta ka një kah”, “Monolog mërgimtari”, “Fjala më ka plagë”. Ka botuar edhe tre romane në gjuhën shqipe: “Rruga pa adresë” , “Shtigjeve të natës”, “ Në mes dy shekujve”., dhe dy bibliografi: “Me luginasit e mi në Kanadanë e largët” dhe “Gurët e kurorës”. Êshtë bashkautor i disa monogafive dhe autor i ca recensioneve për shkrimtarët dhe poetët shqiptarë. Në gjuhën angleze në Kanada dhe SHBA ka botuar: “A journey without a destination”, “In between two centuries”, “The night trails” dhe “Deportation with violence”. Për procesin e shkrimit, aktivizmin e tij në komunitetin shqiptar në Kanada, reportazhet patriotike, e shumëçka tjetër ne zhvilluam një intervistë me z. Ismaili për gazetën “Diaspora Shqiptare”…

Ismaili, ju vini nga Lugina e Preshevës, për ç’gjë jeni shumë krenar edhe në shkrimet tuaja publicistike, por edhe në poezi. Sa ju ka frymëzuar rrethi juaj për t’u bërë personaliteti që jeni sot? 

Jam i lindur në  fshatin Samolicë, komuna e Bujanocit. Në vendlindje jetova 20 vite, më vonë për rreth 20 vite të tjera kam jetuar në Fushë Kosovë, në Zvicër 6 vite dhe tani në Toronto-Kanada qe 20 vite. Pasi jam pensionuar  gjysmën e vitit e jetoj në Kosovë dhe gjysmën tjetër në Kanada. E falënderoj Zotin se ndjehem mirë me shëndet dhe i kënaqur me familje. Frymëzimet e para më erdhën që në fëmijëri nga vendlindja dhe ambienti që më rrethonte. Me eksperiencën dhe kohën ato ngriteshin në vlerë. Qysh në bankat e shkollës fillore fillova të derdhi vargjet e para në poezi dhe në hartimet shkollore. Kështu  më thonin mësuesit e mi se kisha një prirje të shkruaja dhe kjo më motivoi të merrem me shkrime. Them të drejtën se influenca ime ishte nga leximi  i librave që më binin në dorë dhe  leximi që bëja në revista të kohës sidomos “Zëri i Rinisë” bile në atë kohë e kisha parapaguar “Zërin e Rinisë” dhe gjatë pushimeve verore pas punëve të mundimshme në fshat gjeja kohë dhe lexoja deri në orët e vona të mbrëmjes. Mendoj se kjo ka ndikuar që të influencohem në shkrimet e mia në prozë. Pastaj kur qëlloja në oda të fshatit tm, aty flitej nga  pleqtë e ditur dhe unë si kalama kisha rast të isha dikund ka dera e odës dhe dëgjoja me kureshtje sikur një nxënës para mësuesit dhe këto biseda i memorizoja dhe dikur më zgjonin ambiciet e mia për subjekt shkrimi. Të gjitha këto frymëzime i nxorra nga ky ambient dhe mësuesit e vendasit e mi ishin të parët që e vlersonin shkrimin tim. Si gjimnazist herë pas here botoja ndonjë shkrim gazetaresk apo reportazhe të shkurta me motive nga jeta dhe punët e fshatit tim të lindjes. Pastaj tjetra që më motivoi të shkruaj ishte imponimi i situatës politike në këtë pjesë të shqiptarisë. Kujtimet janë ato që gjithnjë më  trazonin ndjenjën dhe mendjen. Kështu më vonë më piqeshin në mendje edhe gjërat që i pëjetoja si Referendumi  një dhe dy marsit 1992 në Luginë, përmendorja e UÇPBM-së e gravuar për  28 dëshmorë e rënë heroikisht për lirinë e Luginës  që u hoq me dhunë nga xhandërmëria serbe. Ky lapidar ishte nji  një copë kombi, një copë atdhe e Shqipërisë etnike. Para këtyre ngjarjeve bëhej dëbimi i  shqiptarëve dhe kolonizohej vendi me serbë të ardhur nga Serbia veriore. Dhe kjo shpërngulje i ndihmoi Serbisë të krijojë një realitet të ri etniko-demografik dhe këtë e zbatoi edhe në Kosovë dhe trojet e tjera të banuara me shqiptarë. Kjo politikë vazhdoi edhe në shekullin e XX me dëbimin e shqiptarëve dhe  kolonizimin e Preshevës me malazez…

Dhe nga kjo kjo situatë e krijuar kanë ardhur disa libra, megjithatë…

Është e pamundur t’i ikësh kësaj dhe të mos shkruash në një mënyrë edhe situatës së imponuar të pushtetit komunist që e përjeton çdo qytetar i Luginës dhe të gjitha këto gjëra i kam vendosur  si ngjarje në librat e mia “Rruga pa adresë” dhe “Dëbimin e shqiptarëve nga Lugina e Preshevës”. Dyndjet më të mëdha u bënë pas masakrave serbe nga militarët dhe paramilitarët e tyre gjatë viteve 1878- 2001. Kjo histori është një narrativë e përpunuar nga subjekti i këtyre ngjarjeve. Mjerisht kjo po vazhdon edhe sot e kësaj dite. Pra kjo është brenga ime që më gërmonte brenda ndjenjave të mia dhe luginasit e mi e kanë kuptuar dhe dëgjuar zërin tim. Prandaj  kam respektin e tyre të ndërsjelltë. Mendoj se nga këtu filluan vlerat e mia në fushën e artit letrar dhe më motivuan të eci drejt horizontit të qiellit letrar. Dua të shtoj se ndiej kënaqësi të madhe kur bëj promovimin e librave të mia para luginasëve të mi të cilët më përkrahin pa fund dhe krenohem kur iu drejtohem me këto fjalë: Të dashur vëllezër e motra dhe vendasit e mi të shtrenjtë! Kurse kudo në diasporë  kur bëj promovime librash iu drejtohem me fjalët: Të dashur mërgimtarë nga të gjitha trojet shqiptare!

Kur keni ardhur në Kanada, dhe pse e keni zgjedhur pikërisht këtë shtet? 

Në Kanada erdha më 3 qershor të vitit 1999. Erdha pa dëshirën time i dëbuar me kërcënime me dhunë dhe granatime na nxorrën nga shtëpia ime në Fushë Kosovë në agun e 25 marsit të vitit 1999 të cilën e lashë në flakë dhe me anëtarë familjeje të zhdukur. Pasi shumë peripetive u vendosa në Maqedoni. Dy muaj më vonë kisha tre oferta për të zgjedhur për vendet e treta, në Zvicër, Norvegji dhe Kanada. Isha i bindur se situata do të zgjidhej shpejt pas inervenimit të Aleancës Veriatlantike dhe vendosa të vija në Kanada te vëllai që jetonte prej kohësh në Toronto dhe me ndjenjën pas një kohe të shkurtër të kthesha në shtëpinë time në Fushë Kosovë , shtëpinë ku më erdhën në jetë katër fëmijët e mi. Thënë të drejtën  Kanadaja nuk më pëlqeu fare, tani e kuptoj sepse isha me trauma nga gjenocidi dhe përballja me të  dhe vendosa pas tre muajve të kthehem në vendlindje. Në javën e parë të shtatorit 1999 shumë i shqetësuar erdha prapë në Fushë Kosovë, por iluzionet më mashtruan. Shtëpinë e gjeta të djegur deri në themel, gjeta strehim te një familje bamirese dhe fillova prapë punë në shkollën e ultë të mesme Selman Riza në Fushë Kosovë ku isha i punësuar më parë. Në këtë kohë ishin kushte të pakushte dhe nuk jetohej mbi gërmadha. Edhe pse me trauma pas pesë muajve zgjodha të keqën më të vogël vendosa dhe u ktheva prapë në Kanada. Qeveria kanadeze na trajtoi shumë mirë dhe na dha shansën të rinisim jetën nga e para. Kjo më bindi se jeta fillon në çdo moment!

Sa është e lehtë të jesh shkrimtar shqiptar që jeton në diasporë?

Shkrimtari është një qenie individuale. Misioni i tij është të shkruajë dhe të komunikojë me njerëzit nëpërmjet krijimtarisë së tij. Duke qenë individ dhe i lirë në punën e tij, ai është i pavarur nga synimet e ndryshme sociale dhe politike.
Vendi ku jetojmë ne është i populluar nga emigrantët e gjithë botës dhe kryesisht erdhën dhe akoma vijnë nga krizat e luftës dhe  padrejtësitë që i bëhen. Këta njerëz sollën me vete mbi supe edhe përjetimet nga vendi i tyre, kuptohet edhe gjëra të trishta. Kurse ne shqiptarët erdhëm të trazuar dhe me trauma nga gjenocidi sërbosllav, erdhëm me një bagazh dhimbjeje dhe përjetuam  gjëra që nuk i duron emocioni njerzorë. Kjo plagë e rëndë dhe e pashëruar e ka përcjell fatin e gjeneratave të shqiptarëve nëpër valët e  turbullta të mërgimit dhe destinimit mërgues. E kanë marrë botën në sy atëherë kur kanë qenë të detyruar, kur e kanë humbur shpresën për shumë arsye dhe në luftën e vazhdueshme dhe pa përkrahje. Ashtu ndodhi edhe me shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe të Kosovës që u shpërngulën një shekull e më parë në Anadoll e gjetiu.
Mua më është dashur të rehabilitohem të paktën dhjetë vite në Kanada dhe të filloj të shkruaj për këto ndjenja që i kisha në vetën time sepse ajo që e ndjen është e jotja dhe askush nuk mundet të të ndalë ta thuash ose ta shkruash. Nuk ishte e lehtë të rifillosh të shkruash libra të tillë në diasporë. Kisha nevojë të rrëfehem dhe  fillova të derdhi në letër këto rrëfenja dhe të bëja publike. Disa nga librat e mi janë shpërndarë edhe në ca biblioteka publike të Torontos dhe në London të Onarios.
Sipas mendimit tim letërsia shqiptare në Kanada është duke u krijuar  nga një numër i shkrimtarëve shqiptarë që nuk është i vogël, por bashkëpunimi mes tyre mungon. Ne shkrimtarët mund të marrim shembull dhe eksperienca nga njëri-tjetri dhe ne duhet ta falënderojmë për kontributin që e japim në artin letrar. Numri i shkrimtarëve të diasporës është rritur, sidomos vitet e fundit, megjithëse shifra të sakta nuk ka. Poashtu edhe në trojet shqipare libri im është duke u lexuar dhe gjendet në librarit  publike dhe ato private në Prishtinë dhe Tiranë.

Shiheni aktiv edhe në komunitetin shqiptar në Kanada. Vite më parë keni qenë edhe nënkryetar i Shoqatës së Bashkësisë Shqiptaro- Kanadeze të Torontos, e cila sapo ka mbushur 30-vjetorin e themelimit. Çfarë mbani mend nga aktivitetet tuaja aty?

Që në fillim u angazhova në aktivitetet e komunitetit shqiptar në Toronto e gjetiu. E ndjeja si obligim të jepja kontributin tim si intelektual në disa çështje, sidomos në fushën e arsimit të fëmijëve tanë si gjeneratë e dytë dhe e tretë të lindur apo të ardhur si kalamaj në këtë vend të bekuar. Derisa isha nënkryetar i kësaj shoqate në vitin 2003-2005 u zgjodha edhe në krye të bordit për arsim ku prioritet ishte angazhimi për hapjen e klasave në gjuhën shqipe dhe në kërkim të fëmijëve të moshave të ndryshme nga 6 deri në 12 vjeç. Këtë qëllim  e arritëm duke iu falënderuar përkrahësve së  prindërve të këtyre fëmijëve. Edhe pse ekzistonin ca paralele ne arritëm të rrisim numrin e klasëve dhe qëllimi ishte që fëmijët të mos harronin gjuhën amtare , duke iu referuar influencës  në kulturën, artin, muzikën, historinë dhe pse edhe njohjen në mes veti ku më vonë edhe to të ruanin afërinë e tyre. Mendoj se gjuha amtare ka si qëllim promovimin dhe ndërgjegjësimin  gjuhësore dhe kulturore si dhe promovimin e saj.
Gjuha është pjesë e pandashme e identitetit të një populli me anë të së cilës shprehet shpirti dhe kultura e tij, dhe promovimi i saj tregon, në fakt, kulturën që mbretëron brenda pjesëtareve të atij populli.
Si nënkryetar i SHBSHK, unë i nderoja dhe i respektoja të gjithë anëtarët e bordit për punën e tyre  dhe përkushtimin e çdo anëtari dhe komunitetin në përgjithësi për mbështetjen dhe besimin e tyre të vazhdueshëm në shoqatë. Anëtarët e bordit të kësaj shoqateje qysh atëherë gravitonin nga të gjitha trevat shqiptare. Sot niveli i aktiviteteve të shoqatës po vie duke u zgjeruar dhe përkrahur edhe më shumë.
Shqiptarët janë të njohur për emigrim, në të njejtën kohë janë të njohur edhe për dashuri ndaj atdheut të cilën gjë e kanë dëshmuar në të gjitha kohërat. Kemi pasur marrëdhënie të mira edhe me qeverinë kanadeze, në shumë raste  kemi intervenuar në mënyra ligjore për mosdëbimin e shqiptarëve nga Kanadaja, me një fjalë kemi luajtur edhe rolin e një ambasade të vogël shqiptare. Kemi pritur dhe përcjellur edhe figura të larta dhe qendrore nga trojet tona. Edhe pse si shoqatë apolitike kemi pasur edhe kontakte sidomos me ministrinë e punëve të jashtme të Shqipërisë dhe ate të arsimit që na kanë sjedhur edhe abetare për fëmijët tanë. Dhe bashkëpunimi ishte i ngushtë edhe me mësuesit që punonin me fëmijët- nxënës.

Para dy vitesh Shoqata RH Scholarship organizoi Panairin i Librit me autorët shqiptarë në Kanada. Sa, mendoni ju, ndikojnë takimet e tilla ndërmjet shkrimtarit dhe lexuesit?  

Kjo është për admirim dhe duhet përshëndetur iniciativa të tilla, por do ishte mirë të ekzistonte Shoqata e Shkrimtarëve në kuadër të shoqatave shqiptare këtu në Kanada dhe të kemi takime dhe promovime të librave dhe të bisedohet për artin, kulturën, muzikën dhe të gjitha fushat e krujimtarisë.
Kurrsesi nuk duhet harruar se krahas saj vazhdon të mbijetojë një letërsi  që lind e rritet me shumë vështirësi ku kanë emigruar dhe vazhdojnë të emigrojnë bashkatdhetarët tanë. Nuk duhet harruar se midis tyre ka edhe intelektualë të shquar, talentë të vërtetë, krijues të palodhur. Në këtë kuptim, letërsia bashkëkohore shqiptare duhet parë në një këndvështrim më të gjerë gjeografik, përtej një kornize të ngushtë nacionale. Më vjen keq ta them se paksa jemi të diferencuar dhe nuk e përkrahim sa duhet iniciativat e tjetrit.

Keni qenë edhe në një takim autorësh shqiptarë edhe në Montral organizuar nga Bashkësia Shqiptare e Kebekut në Montreal…  

Takime të nivelit të tillë janë mëse të nevojshme. Këtu u takuam me krijues nga Kanadaja dhe nga SHBA-ja. Ishte një takim shumë miqësor dhe i përfshirë edhe me shkrimtarë nga viset e banuara me shqiptarë si Shqipëria, Kosova, Ilirida, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës. Unë përfaqësova shkrimtarët e Kosovës dhe të Luginës së Preshevës. U ndamë të kënaqur dhe të gjithëve iu ndanë mirënjohje nga Shaqata e Bashkësisë Shqiptare e Kebekut. Përveç prezentimeve u bë edhe dhurimi i librave në mes krijuesvë pjesëmarrës.

Një libër i veçantë i juaji është edhe libri me reportazhe “Tri reportazhe” nga tri hapësira të rëndësishme shqipare…

Reportazhi është forma më e bukur, por njëkohësisht edhe më e ndërlikuar e kësaj gjinie letrare në të cilën ngjarja rrëfehet përmes mbresave të udhëtimit. Në këto tri reportazhe do gjeni një pjesë të vogël, por shumë domethënëse të shqiptarëve në shekuj. Do gjeni një pasqyrë reale dhe plot dhimbje të asaj historie që për shekuj nuk mundnim dot ta preknim, ta shprehnim, apo ta shëtisnim në çdo skaj. Unë me një mendje dhe penë elegante, kam ruajtur ekuilibrat historikë, nuk i kam paragjykuar ngjarjet dhe rrethanat, por njëherazi nuk kam mundur të fsheh mallin e madh dhe lotët kur vizitoja këto vende që i kisha ëndërr. Këto tri reportazhe janë tri mini-monografi për arbëreshët, çamët dhe shqiptarët e Kosovës Lindore ose Luginës së Preshevës që plotësojnë një pjesë të vogël, por shumë domethënëse të mozaikut të madh të historisë së tyre të lavdishme.
Jam një natyrë kurioze. Kam lexuar shumë për kureshtjen e cila ka shumë përkufizime  ndër të cilat do të veçoj: Kënaqësia e kurreshtjes sonë, është një nga burimet më të mëdha të lumturisë në jetë.
Sa herë ma djeg shpirtin kurreshtja për gjërat që më pëlqejnë e më fiksohen në kokë, marr guximin e bëj të gjitha përpjekjet për t’i shkuar qëllimit apo të vërtetës gjer në fund. Nuk ke çfarë bën, i tillë jam gatuar. Nuk heq dorë lehtë nga synimet, qoftë edhe duke bërë ndonjë “mëkat” të vogël në rrugën e qëllimit…. Lëvizja për mua është jetë. Për të ardhmen nuk nxitoj shumë pasi jam i vetëdijshëm se ajo do të vijë dhe do të më presë mua nëse arrij atje! Pra, mundohem të shfrytëzoj të tashmen. Normal edhe të punoj për të, këtë ma ka mësuar eksperienca ime që është çelësi i diturisë. Kam ca hobe që më pëlqejnë. Njeri prej tyre është udhëtimi.
Duke pasur fatin të udhëtoj nëpër botë kam patur rastin të shoh të gjitha vendbanimet shqiptare si dhe vende jashtë trojeve shqiptare si Çamërinë, shqiptarët në Turqi apo arnautët si i quajnë vendasit,  arbëreshët e Zarës së Kroacisë, arbëreshët e Italisë si dhe vendbanimet e shqiptarëve në Mal të Zi, Iliridë, Luginë dhe të gjitha trojet shqiptare. Kam kontaktuar edhe me shqiptarët nga Rumania, Ukraina dhe Argjentina.

Keni bërë promovimin e librave tuaj disa herë në Toronto. Si ju ka pritur lexuesi shqiptar i Kanadasë? 

Është e vërtetë  se gati çdo libër e kam promovuar në ambientet e SHBSHK në Toronto. Dhe po të mos falënderoja drejtuesit e kësaj shoqate do të ndihesha injorant. Më gëzon fakti se në këto promovime janë pritur shumë mirë nga dashamirët e librit. Përveç dy vitet e fundit nuk munda të bëjë promovim shkaku i pandemisë. Të pranishëm kanë qenë shumë bashkëatdhetarë dhe me interesim e kanë përcjell këto promovime dhe jehonë i ka dhënë shtypi dhe TV Pasqyra Shqiptare. Ju falënderoj edhe juve personalisht dhe Shoqatën e Shqiptarëve të Hamiltoni që më keni përkrahur duke u prezentuar në të gjitha promovimet. Të gjitha këto janë një dëshmi e madhe se letërsia në diasporë vazhdon të jetojë e do të jetojë gjatë duke ushqyer e frymëzuar ndjenjat atdhetare kombëtare shqiptare.

Dy librat monografik “Me luginasit e mi në Kanadanë e largët” dhe “Gurët e kurorës” janë pritur mirë në komunitet, por ajo që vërehet në shikim të parë se librat do t’ju kenë marrë kohë për t’i shkruar…

Të gjitha librat e mi më kanë marrë kohë për t’u shkruar, por monogafitë voluminoze me mbi 500 faqe “Me luginasit e mi në Kanadanë e largët” dhe “Gurët e kurorës” më së shumti. Për këto dy monografi kam investuar kohë duke vrapuar pas personave me vlerë dhe meritat që kanë në komunitetin tonë në Kanada dhe mezi kam arritur të takoj personat për intervista dhe informacione të tjera. Mendoj se pas këtyre përpjekjeve ia kam arritur qëllimit. Në këto monografi kam përfshirë personat nga të gjitha trojet shqiptare dhe njerëz të kalibrave dhe profileve të ndryshëm profesional dhe intelektual, si profesorë, stomatologë, shkrimtarë, artistë, këngëtarë, muzikantë, kryetarë shoqatash shqiptare, biznesmenë, klerikët e fesë muslimane dhe orthodokse e katolike, punëtorë krahu e tani si afaristë e të shkolluar në të gjitha profilet. Ideja për hartimin e këtyre  monografive për  shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe tjetra “Gurët e Kurorës” ku kam përfshirë shqiptarët nga të gjitha trojet tona në Kanada, ishte një brengë  e imja e më hershme. Në filim mendoja vetëm për një pjesë të kësaj monografie vetëm për ecurinë dhe arsyet e ardhjes në këtë vend të largët. Kureshtjen time ia shpjegova disa vendasëve  atëdhedashës e patriotë me vlerë e kontribute kombëtare dhe humanitare. Dhe këta që në fillim më përkrahën në këtë iniciativë. Isha i bindur se nji kontribut i tillë nuk mund të realizohet  pa përkrahjen dhe ndihmën e këtyre subjekteve të kesaj monografie që ishin  protagonistët kryesor mërgimtarësh. Mendoj se disa çështje vetëm sa janë prekur dhe  ka për qëllim studimi dhe hulumtimi që mund të jetë si vazhdimësi hulumtuese për vendasit e mi që të merren me studime dhe hulumtime të më tutjeshme,më te thelluara dhe më të thukta në  të ardhmen. Çdo individ, pjesë e kësaj monografie mund të bëhet objekt i veçantë i ndonjë veprimtarie kombëtare si në fushën e biznesit dhe atë humanitare në biografinë e tij private. Me fjalë të tjera këtu përfshihet e kaluara dhe duke u mbeshtetur në burimin e së vërtetës dhe origjinës së personazheve nga e kaluara e rajonit të tyre që secili sjellë nga një thesar të theksuar popullor dhe kjo është nji vlerë e shtuar nga efektet që kanë edhe anën e të keqës  më të vogël si është edhe ai pozitiv e jo vetëm ato negative.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 