Kanada/ Mbahet seminari i V për shëndetin e të moshuarve, e ftuar Aurela Gaçe

E shtunë, 20 Prill, 2024

Ka vijuar cikli i pestë të seminareve online për shëndetin e të moshuarve organizuar nga Shoqata e Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze në Toronto, koordinuar nga Dr.Ruki Kondaj, Presidente Nderi kësaj shoqateje. Këto seminare kane nisur online para një muaji, dhe kanë zgjuar interesimin e anëtarëve të shoqatës, dhe jo vetëm.

Seminari nisi me urimin për ditën e Pashkëve për komunitetin katolik dhe kushdo që e feston, ku u dhanë mesazhe paqeje dhe dashamirësie. Festa e Pashkëve solli në platformën “Zoom” edhe znj. Luçia Martino , “Mjeshtër e Madhe” me prezantimin e festimeve të Pashkëve në Frasnite, Kalabri dhe simbolikën e “Valles Arbëreshe”, ngjarje e madhe për arbëreshët, historinë dhe traditat e tyre, të cilat u ndoqën me interesim të madh. Shoqata e Bashkësisë Shqiptaro- Kanadeze në Toronto dhe kryetari i saj z. Bujar Zejnullahu kanë mbështetur fuqishëm këto seminare për shëndetin e të moshuarve prej fillimit, i cili në fjalën e tij të sotme falënderoi të gjithë kontribuesit e deritashëm, të cilët kanë dhënë këshilla dhe përvoja të mira për shëndetin tonë, dhe ruajtjen në kohë pandemie. “Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve nga shumë vende të botës për prezencën dhe kontributin e tyre në çdo seminar”- tha Zejnullahu. Në ciklin e seminareve të SHBSHK u zhvillua me sukses Seminari V për Sëmundjen e Hipertensionit dhe kujdesin ndaj kësaj sëmundjeje. Për këtë temë ishte i ftuar Dr. Agron Alija, mjek familjeje dhe profesor i jashtëm në Western University, London të Ontarios, i cili beri nje prezantim tejet informativ dhe mjaft shkencor. Dr. Alija foli për hipertensionin për moshat e treta dhe trajtimin e tij jo vetem nga ana jofarmakologjike me trajtim dietetik dhe ushtrime fizike, por edhe me trajtimin farmakologjik me ilaçet përkatëse të mjekimit të hipertensionit jo vetem në kohë pandemie.

Në fund te seminarit online, të pranishmit patën rastin ta ndjekin edhe divën shqiptare, mbretëreshën e muzikes së lehtë dhe atë popullore, artisten dhe “Mjeshtren e Madhe” Aurela Gaçe. Në postimin e saj në Facebook, SHBSHK falënderon atë “për prezencën, performancën e shkëlqyer dhe kënaqësinë që dhuroi pjesëmarrësve në Seminarin e Pestë duke krijuar një ambient të këndshëm, festiv dhe mjaft familjar”. Aurela Gaçe ka qenë e pranishme disa herë para publikut artdashës shqiptar në Kanada, ndërsa nuk ka munguar as bashkëpunimi me SHBSHK, duke u bërë pjesë e programit të saj festiv më 28 nëntor 2013.
Koordinatorja për media sociale e Seminarit të Shëndetit Oriana Naska tregon se seminaret në vazhdim do të zhvillohen çdo të diel ora 14:00, ndërsa seminari i gjashtë do të mbahet më 11 prill.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 