“Një jetë…disa histori”, rrëfimi i Azeta Zhabjaku Kolës

E enjte, 25 Prill, 2024

Integrimi në një shoqëri të huaj, të vendosur në një tjetër kontinent, me të tjera vlera, tradita, besime e kulturë është i vështirë por jo i pamundur. Një sfidë më e madhe akoma është  integrimi në botën akademike, njohja e mirë e gjuhës është  barriera e parë me të cilën përballet një i huaj në një shoqëri të  re. Në botën akademike është dyfish e vështirë. Janë me dhjetra shqiptarë, të cilët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dashur të jenë pjesë e botës akademike dhe shumë ja kanë dalë. Një prej tyre është edhe Azeta Zhabjaku Kola. Dikur mësuese e Gjuhës Shqipe, Leximit, dhe Muzikës në shkollën “Emin Duraku” në Tiranë, sot profesor i Humanistikës në New York University, në New York.

Një intelektuale në perëndim si e ka rrugëtimin e saj?

Kushdo që lë vendin e lindjes dhe emigron në një vend të huaj ka një histori për të treguar. Secila histori është personale dhe mbresëlënëse. Mbi të gjitha, udhëtimi im ishte i vështirë, kërkonte adaptim të thellë dhe qëndrim pozitiv, ishte i gjatë sepse destinacioni ishte pak më i vështirë se të tjerët dhe i ri për mua, në një farë mënyre, dhe si pasojë kërkonte më shumë sakrifica personale por edhe familjare. Në të njëjtën kohë, ishte një udhëtim nga i cili unë zbulova kufijtë e aftësive të mija, u rrita nga ana intelektuale dhe emocionale, përmbusha dëshirat e mija, dhe ajo që është më e rëndësishme, u bëra qytetare e vendit të adoptuar në të cilin jap kontributin e duhur në shoqëri. Pra individi gjen vendin e duhur në këtë hapësirë njerëzore ku gjithkush ka vendin e tij/saj. Unë jam plotësisht e kënaqur me rezultatet e këtij udhëtimi të gjatë dhe ndjehem krenare për kontributin tim modest aty ku mendoj se jap më shumë në shoqëri, dmth-në në mësimdhënien dhe hulumtimin e lëndës së historisë, por edhe gjuhësisë. Të dyja bashkë hyjnë në atë që përbën fushën e Humanistikës.

Ju zgjodhët të thelloni studimet tuaja në lëmin e historisë por kontributet tuaja e tejkalojnë atë. Jeni referuese në disa seminare gjuhësore duket se intelektualizmin tuaj ia keni vënë në shërbim edhe edukimit me gjuhën dhe historinë tonë, çfarë ju nxit drejt një investimi të tillë?

Gjithmonë kam dashuruar gjuhën, përfshi këtu gjuhët e huaja. Veçanërisht gjuhën italiane me të cilën u rrita duke e vetëmësuar nga televizioni, kryesisht programet e televizionit italian, lajmet, filmat, dhe eventet artistike, por edhe me mësime private me profesor Nuri Hutën, gazetar dhe i persekutuar politik. Mbaj mend që ndiqja me endje filmat me temë historinë antike, p.sh. “Kolosi i Rodit”, apo “Odisea”. Në shkollë kisha gjithmonë notën 10, si në gjuhën dhe letërsinë shqipe, ashtu edhe në histori, në të gjitha nivelet e në mënyre absolute. Në Shqipëri unë studiova muzikë (piano dhe flaut) në nivelin e shkollës së mesme, një nga pasionet e mia të hershme dhe bashkëudhëtare të jetës sime të cilën nuk e ndoqa më tej, gjë që shkaktoi zhgënjim në moshë të re. Në Institutin e Shkodrës mora diplomën e mësimdhënies bashkë me shumë shokë e shoqe të tjerë që sot janë shpërndarë nëpër botë, e që vazhdojnë të japin mësim atje ku janë. Më pas kam punuar në Shkollën “Emin Duraku” në Tiranë deri në mes të viteve ‘90. Aty kam dhënë lëndët e Gjuhës Shqipe, Leximit, dhe Muzikës në klasat e katërta të shkollës fillore, pasi kjo shkollë ishte e specializuar në ato vite. Rrugëtimi në Shtetet e Bashkuara më dha mundësinë të shpalos aftësitë e mija dhe të plotësoj dëshirën time të hershme. Mendoj që nga zhgënjimi rinor lindi dhe këmbëngulja ime jo e zakonshme, deri në kokëfortësi për të vazhduar edukimin tim, por në një fushë ku pasioni im do të njihej e vlerësohej. Sigurisht, do të kishte qenë më e lehtë për mua të vazhdoja në fushën e mësimdhënies në shkollën fillore. Por unë bëra një zgjedhje personale dhe plotësisht të vetëdijshme. Duke qenë se dega e Humanistikës është një fushë e gjerë studimi ku përfshihen edhe gjuha edhe historia, dy degë që jetojnë të pandara tek unë, arrita në një moment vetëndërgjegjësimi se pasioni im ishte në këtë lëmë studimi, pasion i cili nuk pati mundësi të plotësohej në sistemin komunist. Kështu pasi konvertova diplomën e mësuesisë, përfundova një BA në Historinë Antike me minor në Anglisht dhe me pas u diplomova me një MA në Humanistikë dhe një tjetër MA në Historinë Moderne të Evropës në Universitetin “Fordham” në New York. Diplomën e Doktoraturës në Historinë e Evropës së Hershme Moderne e mora në Universitetin “Northwestern” në Evanston, Illinois, ku mbrojta disertacionin me temën e Arbërisë Venedike gjatë shekujve 15-të dhe 16-të, për të cilën kërkova dy vjet me radhë për dokumente origjinale në arkivat e Shqipërisë dhe Venecias duke vënë në punë edhe shqipen edhe italishten. Në këtë vend të lirë e demokrat, kujtdo i jepet mundësia të arrijë. Unë jam një emigrante të cilës ju dha mundësia të përparojë me aftësi dhe dinjitet. Është pra një kënaqësi e veçantë për mua të kontribuoj në ato fusha të pasionit tim, gjuhë, letërsi, dhe histori ku ndjehem plotësisht e përgatitur.

E mbrujtur në një familje artistësh, gjendesh nuse në po një familje artistësh si është ky mjedis për ju, a e ushqen ndopak historinë apo anasjelltas?

Është fat të lindësh e rritesh në një familje artistësh të talentuar, por mbi të gjitha, të jesh fëmijë i prindërve të mirë e punëtorë. Nga të dy prindërit kam marrë dëshirën për të arritur, kuriozitetin për të njohur mbi mesataren, por mbi të gjitha pasionin për të bukurën dhe të drejtën. Nuk mbaj mend të jem rritur me privilegje pasi gjendja ekonomike ishte njësoj për shumicën e familjeve në atë kohë. Por ndoshta privilegji im ishte që isha në kontakt me artin dhe letërsinë në çdo moment të jetës. Nga mamaja ime, pianiste profesioniste në Teatrin e Operës dhe Baletit isha pranë muzikës klasike dhe që në moshë të re njihja operat e Verdit, Puçinit, Rosinit, apo Bizesë me muzikë dhe tekst (veçanërisht italisht, por edhe shqip). Kam parë shumë prej tyre në skenën e TOB-së nën interpretimin e këngëtarëve lirike shqiptare, për të cilët kam respekt të thellë, dhe të cilët kanë lënë mbresa të thella në kujtesën time. Nga babai i cili punoi si regjisor në Kinostudion e vetme shqiptare, isha vazhdimisht në kontakt me libra të rinj, poema, skenare, dhe mbi të gjitha, me procesin e krijimtarisë artistike në formën e shkrimit. Babai, i cili vinte nga një familje e persekutuar, punoi gjithë jetën e tij për të mbajtur familjen, por edhe për të kultivuar pasionin e tij për artin, muzikën, letërsinë, filmin, dhe pikturën. Rrugëtimi i tij i vështirë u bë model për mua që në moshë të re. Mendoj që nga babi kam marrë pasionin për historinë dhe letërsinë, si dhe për të lexuar dhe shkruar. Ne bibliotekën e tij kam lexuar për herë të parë “Odisenë” e Homerit, “E Kuqja dhe e Zeza të Stendalit”, “Të Huajin” e Albert Kamys, si dhe “David Koperfildin” e Charles Dickensit, të gjitha në shqip. Nga të dy prindërit trashëgoj dëshirën për të arritur çdo gjë në jetë me ndershmëri, këmbëngulje, punë të palodhur dhe dinjitet. Bashkëshorti im po ashtu është artist i lindur e rritur në familjen Dibrane, Kola me tradita patriotike e artistike. Agimi është muzikant e kompozitor i edukuar në degën e muzikës klasike, por me përvojë të gjerë në muzikën popullore e burimore shqiptare. Në familjen tonë pianoja, fizarmonika, dhe flauti janë pjese e jetës së përditshme. Agimi e kupton më së miri se si pasioni për muzikën tek unë është transformuar, pa pësuar humbje, në pasion për humanistikën. Ai është një nga mbështetësit kryesore të punës sime, si dhe një nga arsyet që bëri të mundur këto arritje intelektuale.

Cili është gjykimi juaj për historinë e Shqipërisë, a është shkruar ajo, si është shkruar?

Mendoj se historia e Shqipërisë nuk është shkruar asnjëherë në mënyrë të saktë apo në mënyrë të plotë. Kjo për disa arsye. Së pari, fakti që Shqipëria shtrihet në udhëkryq midis lindjes e perëndimit e ka bërë atë të vuajë luftra e pushtime të shumta të cilat kanë lënë shenjat e tyre njëra mbi tjetrën. Së dyti, hapësira Shqiptare është tkurrur ndër shekuj dhe, si pasojë, është reduktuar në një vend të vogël me fqinjë kërcënues, të pamëshirshëm, dhe që kanë futur hundët në punët tona me qëllim ndarjen etnike dhe fetare. Së treti, historiografia moderne shqiptare u zhvillua në kohë diktature e cila kufizonte lirinë e të shprehurit dhe historia si subjekt vuan nga mungesa e lirisë, si dhe nga kufizimet ideologjike të kohës së komunizmit. Së katërti, shteti ynë asnjëherë nuk i dha përparësi hulumtimit të shkencës së historisë dhe lidhjeve të Shqipërisë së hershme me perëndimin — kjo për arsye gjeopolitike. Kryesisht, studiuesit shqiptare në punën e tyre kanë nënvizuar lidhjet tona me lindjen, kryesisht Perandorinë Otomane. Një këndvështrim i tillë i historisë tonë është i pjesshëm dhe, rrjedhimisht jo i saktë. Momentalisht, mendoj se përpjekjet që bëhen për rishikimin e historisë së Shqipërisë me synimin e vëllazërimit midis shqiptarëve dhe Turqve është problematike. Mendoj se këto janë disa nga arsyet kryesore që zëri i historiografisë sonë është i mekët dhe nuk dëgjohet përkrah historiografisë botërore ende sot në shekullin e 21-të. Puna ime e pozicionon historinë e

Shqipërisë në drejtimin e lidhjeve të saj me perëndimin duke nënvizuar rëndësinë e këtyre lidhjeve me Evropën Perëndimore dhe të krishterë, të cilat janë të hershme dhe përbëjnë thelbin e identitetit tonë perëndimor. Historia jonë është shkruar më saktë nga studiues të huaj në perëndim dhe ajo vazhdon të shkruhet dhe hulumtohet kryesisht prej tyre sepse qeveria shqiptare nuk investon në punë kërkimore nëpër arkivat e perëndimit. Është e rëndësishme për mua që këtë shteg të pashkelur kërkimor të cilin e kam hapur me sakrifica personale ta vazhdojnë intelektualë të tjerë pas meje. Besoj se e kam përmbushur shprehjen e autorit Amerikan, Ralph Waldo Emerson, i cili shkruan: “Do not go where the path may lead. Go instead where there is no path and leave a trail.” Për mua është mjaft që kam arritur deri këtu.

A gjykoni se ka ndonjë etapë të historisë shqiptare që mund apo duhet të rishikohet dhe shkruhet me objektivitet ?

Historia antike, Historia e periudhës së Mesjetës, dhe veçanërisht ajo e periudhës së Hershme Moderne. Këtu shtoj periudhën e Komunizmit dhe atë post-Komuniste. Kjo do të thotë se e gjithë historia e Shqipërisë dhe e shqiptarëve ka nevojë për punë të thellë serioze, profesionale, dhe pa paragjykime ideologjike.

Një studiuese historie çfarë i propozon shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërie të lexojnë e mbajnë me doemos në fondin e librit të mini-bibliotekës së tyre ?

Këto janë vetëm sugjerime, sepse çdokush ka shijet e veta e unë nuk mund të imponoj, por në bibliotekën time kam Mjedën, Migjenin, Fishtën, Konicën, Nolin, Naimin, De Radën, dhe Kadarenë. Po ashtu kam Sokratin, Platonin, Aristotelin, Confucius, Ciceronin, Shën Agustininin, Shën Benediktin, Galileon, Shekspirin, Dikensin, Emersonin, Kafkën dhe Nietzschen, midis të tjerëve.

Ju jeni lektore në universitete prestigjioze amerikane a mund të na thoni tri pika të fortactë kësaj përvoje?

Profesionalizëm

– Punë e dedikuar

– Dëshirë për të mësuar gjëra të reja me po atë ritëm sa edhe studentët.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 