Itali/ Sipërmarrësi Ermal Gjuzi: Të rinjtë mos të kenë për turp bujqësinë

E premte, 29 Mars, 2024

Kur Ermali u nis drejt Italisë nuk e kishte menduar se shumë shpejt do të ishte një sipërmarrës dhe në një fushë si bujqësia që fillimisht nuk e ka pëlqyer.

Ermal Gjuzi ka rrëfyer për “Diaspora Shqiptare” rrugëtimin e tij drejt suksesit nga një punëtor i thjeshtë dhe sot mjaft i suksesshëm në kultivimin e luleshtrydhes në jug të Italisë. Ishte pikërisht suksesi i vitit të parë që i dha shtysë për të vijuar e për të arritur këtu ku është sot.

Ai thotë se ka në plan që të kultivoj këtë frut me varietetet e tij edhe në Shqipëri, por synimi aktual është krijimi i magazinës dhe shitja e mallit me emrin e tij në Itali.

INTERVISTA

Ermal, shkuat drejt Itali për të punuar si punëtor i thjeshtë dhe sot jeni një histori suksesi. Si ia dole të kesh sukses në një kohë të vështirë për Italinë, ashtu si gjithë bota të prekur nga kriza e papunësia e në një kohë kur dhe vetë italianët falimentuan.

Unë u nisa drejt Italisë se kisha prindërit në Ancona por për shkak të letrave nuk shkova atje por në jug te motra dhe fillova punën si punëtor i thjeshtë në fillim. Ngaqë i përkushtohesha shumë punës pronari pas një viti më bëri përgjegjësin e sipërmarrjes, dhe pas disa vitesh punë duke folur me pronarin i thashë ‘po sikur ta kisha provuar edhe unë vetë kultivimin e luleshtrydheve’. Ai e mbështeti dëshirën time dhe duke më vlerësuar më ndihmoi shumë dhe vitin e parë më dha dhe strukturën e serave falas në përdorim, më ndihmoi me marrjen e bimëve dhe gjithçka nevojitej. Në fillim ishte e vështirë ngaqë isha shqiptar dhe nuk kishin besim dhe nuk jepnin kredi. Por falë pronarit që hyri garant për pagesat munda të marrë ndihmën financiare dhe të shlyej që vitin e parë çdo gjë. Ishte pikërisht suksesi i vitit të parë që më bëri të vazhdoj me këtë sipërmarrje dhe çdo vit falë përkushtimit arrita këtu ku jam.

Të mendosh që keni qenë vetëm 19 vjeç kur jeni larguar, një moshë relativisht e re. Për tu kthyer pas, cilat ishin arsyet tuaja të emigrimit? Me çfarë jeni marrë në vendlindjen tuaj?

Po, e vërtetë. Ende nuk kisha mbushur 19 vjeç dhe arsyeja e largimit siç e thashë më lart ishin prindërit që kisha në Itali. Por shtysë ishte dhe fakti se në Shqipëri punoje por pagat ishin shumë të ulëta dhe nuk kishe shumë perspektivë për të ardhmen. Në vendlindje kam nisur punë që në moshën 14 vjeç dhe shumicën e punëve kam punuar si banakier.

Duke qenë se kjo lloj sipërmarrje ka qenë dhe një ëndërr e juaja dhe aktualisht jeni ende në fazën e rritjes së përmasave të tokave që kultivoni luleshtrydhen, por cilat janë synimet tuaja? Paralelisht, puna dhe specializimi e shihni shumë shpejt të ardhmen dhe në industrinë e magazinimit dhe përpunimit të këtij fruti?

Falë përkushtimit dhe pasionit arrita të prodhoj me cilësi shumë të lart dhe rendiment të lartë që italianët kanë nga 40 vjet përvojë pune dhe nuk kanë arritur të kuptojnë nga ana teknike aq sa kam kuptuar unë. Falë kësaj cilësie klientët kërkojnë shumë mallin tim dhe synimet e mia janë të kem magazinën time, ta përpunoj vetë luleshtrydhen me emrin tim në ambalazh, por akoma kam nevojë për pak kohë sepse duhet dhe pak buxhet i lartë, por nuk është edhe shumë larg shpresojmë.

Sot jeni një sipërmarrës i suksesshëm. Të rinjtë e sotëm e shohin të ardhmen e tyre në punë zyre, në ndërtesa shumëkatëshe ndërsa zyra jote të themi është në mes të natyrës. Kjo është një zgjidhje për shkak të kërkesës së punës, apo një i ri mund të shkëlqejë dhe në bujqësi?

Po, e vërtetë është se të rinjtë e sotëm nuk e kanë shumë më qejf bujqësinë. Dhe unë dikur nuk e kisha me qejf. Por ju them të rinjve se bujqësia është një fushë që do shumë përkushtim por nuk ka gjë që nuk arrihet. Në jetë arrin çdo gjë që do dhe në momentin që i përkushtohesh e bëhesh njësh me atë punë do e kuptoni se është pikërisht ajo që dëshironi të bëni. Bujqësia të sjell të ardhura shumë të mira, apo mbase unë qëllova në këto vitet “e arta” të themi që kanë shkuar gjërat shumë mirë.

Lexo edhe- Nga punëtor në sipërmarrës, historia e suksesit e Ermal Gjuzit

Jeni vetëm 29 vjeç, çfarë do ju thoshit sot të rinjve që zgjedhin emigrimin?

Të rinjve u them të mos kenë turp për bujqësinë. E kam pasur dhe unë, por po ju them se është gabim. Bujqësia është një punë vërtetë e mirë, që të sjell të ardhura të mira si çdo lloj pune tjetër. Sepse me pak përkushtim e sakrificë mund të arrish gjithçka në jetë dhe jo duke hapur sytë nga qielli se mos të bie gjë nga lart. Të gjithë ata njerëz që kanë arritur diçka në jetë janë përkushtuar dhe kanë sakrifikuar shumë për të arritur diçka.

Vitet e fundit është vënë re dhe një rritje në sasi e kultivimit të luleshtrydhes edhe ne Shqiperi, pjesa më e madhe e së cilës shkon për eksport. A keni menduar ndonjë lloj bashkëpunimi me biznese shqiptare apo edhe shtrirjen e aktivitet tuaj këtej detit?

Po, e kam vënë re se i shikoj në televizor që janë shtuar shumë kultivuesit e luleshtrydheve në Shqipëri dhe me bëhet shumë qejfi që vendi im po ecën me hapa relativisht shumë të lartë në prodhime bujqësore. Do të thosha se bashkëpunimi me ndonjë biznesmen nuk më ka shkuar mendja, por që të vij vetë që ta kultivoj në Shqipëri edhe kam dashur ta provoj. Vitin e kaluar nuk munda për shkak të pandemisë, por por dëshira është e madhe që një ditë ta kultivoj dhe atje./ Diaspora Shqiptare

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 