Kanada/ Pezullohet përdorimi i vaksinës AstraZeneca për moshën nën 55 vjeç

E mërkurë, 24 Prill, 2024

Këtë javë ,Kanadaja pezulloi përdorimin e vaksinës së koronavirusit AstraZeneca për njerëzit nën moshën 55 pas shqetësimeve të shprehura nga ekspertrët shëndetësorë se mund të ketë lidhje me mpiksje të rralla të gjakut. Komiteti Këshillues Kombëtar për Imunizim (National Advisory Committee on Immunization) ka rekomanduar ndërprerjen për arsye sigurie dhe krahinat kanadeze, të cilat administrojnë sektorin e shëndetësisë, kanë nisur menjëherë zbatimin e vendimit.  Ky ndryshim vjen pas raporteve nga shumë shteteve evropiane për disa raste të rralla të mpiksjes së gjakut tek disa pacientë të imunizuar,  veçanërisht tek gratë më të reja.

Mediat lokale kanadeze raportojnë se AstraZeneca vuri në dukje tetëmbëdhjetë raste të një lloji jashtëzakonisht të rrallë të mpiksjes së gjakut të quajtur trombozë e sinusit venoz cerebral (CVST), një gjendje që është shumë më e zakonshme tek gratë sesa burrat. “Ekziston një pasiguri thelbësore në lidhje me përfitimin nga vaksinat e AstraZeneca për të rriturit nën 55 vjeç duke pasur parasysh rreziqet e mundshme”, tha Dr. Shelley Deeks, nënkryetare e Komitetit Këshillues Kombëtar për Imunizimin. Deeks tha se rekomandimet e msrra vijnë mes të dhënave të reja nga Evropa që sugjerojnë se rreziku i mpiksjes së gjakut tani është potencialisht i lartë deri në një në 100,000, shumë më i lartë se ai në një milion rrezik që besohej më pare, citon radiojoja nacionale kanadeze CBC.
Vaksina e kësaj kompanie është miratuar për përdorim, dhe ka nisur përdorimin në më shumë se 70 shtete, përfshirë edhe Kanadanë, e cila brenda pak ditësh pritet të marrë edhe 1.5 milionë doza të tjera që vijnë nga SHBA.

Agjensia e Lajmeve Associated Press shkruan në raportimet e fundit se: “Disa vende evropiane që kishin pezulluar përdorimin e vaksinës për shkak të shqetësimeve se mund të shkaktonte mpiksje të gjakut kanë rifilluar administrimin e saj pasi rregullatori i barnave të BE-së tha se vaksina ishte e sigurt”. Megjithatë zyrtarët shtetërorë kanadezë pranojnë se Kanadaja nuk ka raportuar raste të mpiksjes së rrallë të gjakut pas vaksinimeve, por Health Canada (Shëndeti Kanadez) ende vlerëson rrezikun si të mundshëm.

Edhe pse asnjë rast i tillë nuk është shfaqur në Kanada, Agjencia e Shëndetit Publik ka lëshuar ​​një deklaratë duke thënë se nuk ka asnjë arsye për shqetësim për qytetarët e saj të cilët tashmë janë vaksinuar me AstraZeneca për më shumë se 20 ditë, por që bën thirrje të gjithë të të vaksinuarve që të vizitojnë mjekun në raste të dhimbjeve të gjoksit, gulçimit, dhimbje të vazhdueshme të barkut, fillimi i papritur i dhimbjeve të forta ose të vazhdueshme të dhimbjes së kokës ose shikimit të paqartë. Ndërsa thekson se vendimet për llojin e dozës së dytë që do t’u ofrohen atyre që janë vaksinuar me AstraZeneca, do të përcaktohen bazuar në provat dhe hulumtimet e fundit e mëtutjeshme.

Pezullimi erdhi pikërisht në ditët kur pjesë të mëdha të Kanadasë po e përjetojnë fazën e tretë të “lockdownit”dhe kur ky shtet po përballet me rritje marramendëse të numrit të të infektuarve qoftë me variantin tashmë të njohur si COVID-19, qotë edhe me variantet e reja të virusit.
Sipas statistikës në në nivelin federal, në Kanada deri më tani janë konfirmuar rreth 976, 598 raste, kanë vdekur mbi 22, 926 persona dhe janë shëruar rreth 907, 277 prej tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 