Kanada/ Memoriali “Besa”- simbol i miqësisë dhe besnikërisë shqiptaro-hebraike

E martë, 23 Prill, 2024

Këto ditë, Konsulli i Përgjitshëm i Kosovës në Toronto të Kanadasë z. Donat Syla mori pjesë një një webinar të organizuar nga Fondacioni Kanadez Antisetimizëm i Edukimit (Canadian Antisemitism Education Foundation). Tema  e këtij seminari online ishte “Kosova dhe Izraeli: Ndërtimi i një Aleance për një Botë më të Mirë”. Fjalën hyrëse e bëri Konsulli i Izraelit në Toronto z. Galit Baram, i cili gjithashtu ofroi përshëndetjet e tij edhe në emër të shtetit të Izraelit.
Ndërsa në fjalën e tij z. Syla ndër të tjera thekoi rëndësinë e ndërtimit të urave bashkëpunuese ndërmjet shqiptarëve dhe hebrenjve, duke theksuar ndër të tjera: “Kosova është mirënjohëse për shtetin e Izraelit dhe qeverinë e tij për njohjen e vendit tonë dhe krijimin e marrëdhënieve diplomatike. Izraeli dhe Kosova vendosën marrëdhëniet e tyre diplomatike përmes platformave virtuale në internet. Në fakt, kjo u bë për herë të parë në historinë e diplomacisë botërore. Ndërkohë, Kosova së fundmi  ka hapur ambasadën e saj në Jerusalem, përkrah aleatit tonë më të fortë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Politika dhe diplomacia kosovare vazhdimisht kanë ndjekur një politikë proamerikane pavarësisht se cili nga dy kampe është në krye të shtetit. Ne jemi mirënjohës ndaj administratës Trump dhe Biden, si dhe administratës së mëparshme për rritjen e interesit që kanë në vendin tonë. Në të njëjtën kohë, ne i jemi shumë mirënjohës shtetit të Izraelit që pranoi vendin tonë si një shtet të pavarur. Njohja nga Izraeli për popullin e Kosovës ka një domethënie të madhe për shkak të shumë arsyeve dhe fakteve që forcojnë sovranitetin tonë, dhe e forcojnë argumentin tonë tek vendet që ende nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës, dhe të ndjekin shembullin e Izraelit. Në fakt, Izraeli u ka dhënë solidaritet dhe afërsi shqiptarëve dhe popullit të Kosovës edhe në ditët tona më të vështira”, duke përmendur edhe shkuarjen e refugjatëve të luftës në Izrael më 1999 të cilët ishin pritur ngohtësisht nga shteti në fjalë.

Konsulli Syla ka falënderuar këshilltarin James Pasternak dhe ekipin e tij nga York Center në Toronto për gatishmërinë e tij për të ndihmuar komunitetin shqiptar në nismën e tij për një rrugë apo memorial me emrin “Besa” në Toronto si një mënyra për t’i kujtuar rolin antisemik të Kosovës dhe shqiptarëve. “Unë me të vërtetë dëshiroj të shoh një memorial “Besa”, i cili do të simbolizojë miqësinë dhe besnikërinë shqiptaro-hebraike edhe këtu në Kanada. Do të isha gjithashtu shumë i lumtur të gjeja mbështetje për të rindërtuar një sinagogë në kryeqytetin tim Prishtinën, ku dikur kishte një sinagogë. Jam i bindur që shumë njerëz në Prishtinë do ta mirëpresin këtë ide duke pasuruar më tej larminë në qytet dhe duke ndërtuar ura të reja me miqtë tanë hebrenj tani që rrugët tona të përbashkëta nuk kanë pengesa”.

Në pytejen e organizatorit rreth raporteve të Kosovës me Palestinen tani pas vendosjes së ambasadës së Republikës së Kosovës në Jerusalem, Syla tha se Palestina dhe përfaqësuesit e saj bashkë me shtetin serb në mënyrë të koordinuar kanë lobuar kundër pavarësisë së Kosovës, e reagime ka pasur edhe pas hapjes së ambasadës. Por ne jemi indiferent ndaj tyre, ka theksuar Syla, duke theksuar rreshtimin e Kosovës në politikën e jashtme në të njejtën linjë me atë të SHBA-ve, e cila është edhe mbështetësja më e madhe e shtetit të Kosovës, për çka vendi ynë është me fat. Me këtë rast, Donat Syla rikujtoi premtimin që ka dhënë kreu i shtetit serb Aleksandër Vucic në Zyrën Ovale në Washington me 4 shtator se do ta zhvendos ambasadën e Serbisë nga Tel Avivi në Jerusalem, po sikurse edhe çdo premtim tjetër duket se as këtë premtim Serbia nuk do ta mbajë.

Pas webinarit në një deklaratë për gazetën “Diaspora Shqiptare” konsulli  Syla theksoi: “Mendoj se ka qenë një mundësi e mirë që të kemi një ekspoze më të gjerë të reprezentimit të shtetit tonë para akterëve relevant në krijimin e botëkuptimeve në komunitetin hebre jo vetëm në Kanada, por edhe më gjerë. Këtë e them duke marrë shkas nga rrjetëzimi i organizatës CAEF edhe përtej Kanadasë, si dhe marrë parasysh edhe pjesëmarrjen zyrtare të Misionit të shtetit të Izraelit si bashkëorganizator”. Ai gjithashtu theksoi se Kosova, Shqipëria dhe shqiptarët duhet të shfrytëzojnë çdo mundësi për të treguar për veçoritë e tyre si komb, për identitetin e tyre, për autenticitetin e gjuhës dhe etnisë së tyre. “Mendoj se bota duhet të dijë më shumë për shqiptarët, sepse si pasojë e shumë propagandimeve që janë bërë në disfavor të shqiptarëve shpeshherë rastisim në një keqkuptim nga ana e miqve tanë në atë se çfarë përfaqëson qenësia jonë. Pjesëmarrja ime në këtë event ishte një mundësi për të shpalosur të vërtetën tonë kombëtare në raport me hebrenjtë dhe botën. Shpresoj që t’ia kem arritur”- përfundon z. Syla.
Fondacioni CAEF është një organizatë bamirëse kushtuar promovimit të tolerancës dhe mirëkuptimit përmes edukimit ndërkulturor në Kanada, dhe gjatë gjithë këtyre viteve ka promovuar edukiumin multikulturor dhe multietnik në Kanada, ndërsa gjatë krejt pandemisë COVID-19 ka organizuar seminare online të kësaj natyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.