“Mrizi i Zanave”, 50 raste kur arkitektët befasojnë me veprat e tyre

E mërkurë, 24 Prill, 2024

Çdo ditë, në të gjithë botën, ndërtohen shumë ndërtesa dhe midis tyre ka disa që kanë karakteristika aq të veçanta sa është e pamundur të mos i ndaloni dhe admironi ato. Në fakt, gjatë hartimit të një strukture është thelbësore të merren parasysh dy faktorë jashtëzakonisht të rëndësishëm, pikërisht projekti dhe ndikimi që ky i fundit do të ketë në mjedisin përreth.

Në një artikull të portalit Italian “curiosandosiimpara”, dedikuar 50 veprave të arkitektëve që krijuan ndërtesat më të vecanta në harmoni me natyrën, vlerësohet edhe godina që ndodhet në Shqipëri.

Bëhet fjalë për godinën e rikonstruktuar në ambientet e Agroturizmit “Mrizi i Zanave”. “Kjo ndërtesë u shkatërruar nga tërmeti që goditi Shqipërinë në vitin 1979 dhe u rindërtua dy vite më parë”, shkruhet në artikull.

Ndër 50 godinat e renditura, “Mrizi i Zanave”, renditet në vend të 18 si një godinë e përshtatur mjaft mirë nga arkitekti.

Mrizi i Zanave gjendet në Fishtë të Zadrimës, në qytetin e Lezhës. E sapo lexon Fishtën, të vjen në mendje At Gjergj Fishta dhe vepra e tij e papërsëritshme. Me gjithë vlerat historike, kulturore dhe bukuritë natyrore të Fishtës, pjesa më e madhe e banorëve e kanë braktisur atë, kryesisht për arsye ekonomike. Por e kundërta ka ndodhur me vëllezërit Prenga, të cilët kanë ndërtuar Mrizin e Zanave.

Askush nuk e mendonte se pas 10 vjetëve të larguar nga Shqipëria, do vinte një moment që familja Prenga do të kthehej në Fishtë, por këtë herë ndryshe. Gjithcka filloi nga e para. Dy djem të rinj që donin të sillinin fymë europiane, por me bukë, kripë e zemër prej shqiptari. Njëri nga vëllezërit tregon se kur banorët e Fishtës e pyesin se cfarë ishin duke ndërtuar, ata e kishin të vështirë të përgjigjeshin për shkak të mentalitetit të zonës dhe ia kthenin: “Një stallë dhish.”“Një stallë dhish”, që sot është kthyer në një histori suksesi dhe frymëzimi për të gjithë banorët e Zadrimës, Lezhës, Shqipërisë dhe më gjerë. Shumë prej jush e njohin Mrizin e Zanave dhe e duan për sepse ruan kulturën dhe kulinarinë shqiptare. Tanimë Mrizi i Zanave nuk i përket më vetëm familjes Prenga, por i përket edhe atyre që punojnë çdo ditë për të, edhe atyre që e vizitojnë dhe e duan Mrizin.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.