“Një jetë… disa histori“, Dëshira Ahmeti Kërliu

E premte, 29 Mars, 2024

Pas ishte rritur në Dibër dhe formuar në Akademinë e Arteve në Tiranë, Dëshira Ahmeti Kërliu u gjend në Nju Jork. Jo për koncerte më shumë se sa për të takuar një njeri te dashur, gjyshen e saj. Me tej do të vinin ftesat për koncerte e shfaqje dhe ajo do të vendosej përfundimisht në Amerikë. Si për shumë shqiptarë të tjerë  në Nju Jork, nuk ishe e lehtë në fillim ashtu si është e njohur për shumë emigrantë, por sikurse shprehet pata fatin të ketë përkrahje nga bashkëshorti i cili e njihte mire vendin ku vite me rradhë kishte jetuar dhe vepruar si artist.

Arti klasik dhe treva (Dibra e Madhe ) nga ju vini a lidhen bashkë  dhe sa ju nxit dhe inspiron gjeografia mahnitëse e vendit amë?

Personalisht mendoj se ka shumë rëndësi ambienti ku rritesh, qyteti, natyra që të rrethon, ajri që thith dhe uji që pi. Pastaj është me shumë rëndësi familja, edukata familjare dhe ajo sociale, kultura e atij qyteti, qytetarët, mësuesit që të edukojnë në shkollën fillore deri te momenti kur merr valixhet, dhe me të gjitha këto brenda shkon në studime për të arritur të bëhesh një profesionist dhe ta zhvillosh më tej talentin që posedon.

Unë jam me fat që u rrita në qytetin e Dibrës  dhe në një familje që  i posedon  të gjitha ato që unë përmenda më lart.

Cilat janë hapat  e formimit tuaj si artiste ?

Mendoj që talenti shfaqet qysh në fëmijëri dhe unë e kisha ëndërr të isha një artiste në skenë, doja të isha një këngëtare lirike profesioniste, çka sot është profesioni im sigurisht falë talentit, vullnetit dhe edukimit. Të arrish të mbledhësh të  gjitha hallkat dhe ti lidhesh në një zinxhir nuk është aspak e lehtë. Ky rrugëtim kërkon shumë punë, vullnet, sakrifica dhe sfida të cilat janë të vështira, por me dëshirën dhe talentin njeriu i realizon të gjitha duke punuar fort. Pra qysh fëmijë këndoja në programet shkollore dhe festat e ndryshme si soliste e korit të shkollës ,dhe më pas në koncerte të shoqërisë kulturore artistike të qytetit të Dibrës së asaj kohe, ”Haki Stermilli”. Pas gjimnazit fitova konkursin në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, dega  e Kantos. Gjatë kohës kur  isha studente këndoja në koncertet që organizoheshin në Akademi dhe po ashtu edhe me korin e Akademisë  realizuam një numër  të madh  koncertesh madje edhe jashtë vendit si Itali, Zvicër, Izrael etj. Si studentë ne filluam te angazhohemi edhe në Teatrin e Operas të Tiranës ku realizonim shfaqje të shumta  studentore aty. Ka qenë një eksperiencë shumë e bukur dhe frytdhënëse.

Pas studimeve fitova konkursin që të punoja si soliste e Teatrit të Operas të Maqedonisë së Veriut në Shkup ku do vazhdoja të isha soliste në role kryesore. Isha dhe jam akoma solistja  e parë shqiptare në këtë Institucion elitar të vendit tonë. Të gjitha këto angazhime gërshetuar me shumë koncerte jashtë  si në Europe dhe Amerikë përbëjnë një portret të anës time profesionale.

Rrugëtimi juaj artistik kalon nëpër skena dhe artistë të mëdhenj , cilat prej tyre kanë mbetur në memorien tuaj?

Kam pasur bashkëpunime me artistë të ndryshëm të skenës për shkak të roleve që kam pasur po ashtu edhe koncerteve  të ndryshme më ka ndodhur të takoj shumë artistë, i tillë është profesioni ynë, bashkëpunim artesh dhe kontributesh skenike por unë do të veçoja të madhen Inva Mula një artiste e kompletuar në çdo aspekt dhe me famë  botërore që na ka bërë krenarë ne si shqiptar kudo në botë me perfomancat e saj të shkëlqyera e nga e cila unë kam mësuar dhe fituar shumë.

Rrugëtimi juaj artistik kryqëzohet me një artist  të muzikës Pop i cili është bashkëshorti juaj (Arjan Kërliu), a keni menduar ndonjëherë se do ishit një bashkëpunim i bukur skenik ju të dy?

Me Arianin kemi pasur rastin të këndojmë në skenë bashkë në disa koncerte të realizuara në Shkup dhe New York. Kemi kënduar duete nga perlat shqiptare dhe ato të huaja. Kemi plane për të ardhmen të organizojmë koncerte bashkë të këtij karakteri. Është një bashkëpunim i natyrshëm ku përputhen shumë element të vokalit, përvojës dhe spontanitetit interpretativ. Po, po ky  mbetet një  projekt i bukur artistik.

Tirana, Shkupi, Dibra, Ohri, Ontario, Nju Jorku apo edhe skena të tjera ku ju keni interpretuar, sa peshë ka vendi ku këndoni dhe audienca që ju dëgjon në angazhimin tuaj ?

Sigurisht që është shumë e rëndësishme  prezantimi përpara një audience që është kritike e fortë dhe di ta vlerësojë artistin, kështu rritet  çdo artist nga kritikat dhe nga prezantimet apo ballafaqimet me skenat  e ndryshme botërore. Unë do të veçoja audiencën shqiptare e cila më plotëson më shumë shpirtërisht, sepse më fal një emocion tjetër dhe sikur marr frymë ndryshe përpara  publikut shqiptar kudo në botë pasi artikulojmë të njëjtën gjuhë dhe iu këndojmë momenteve të përbashkëta që shpesh nxiten nga historia jonë po e përbashkët.

Në profilin tuaj artistik shfaqet një dimension i ri, i bukur , është ai i Dea Kërliut, si mendoni a është talenti një dhunti që lind apo kultivohet nëpërmjet disiplinave, praktikave , teknikave?

Talenti lind, kjo është shumë e vërtetë por vetëm se talenti pa shkollim e pa disiplinë e  punë është shumë pak e mbase nuk mjafton. Dea, ime bijë e ka talentin trashëgim nga të dy prindërit dhe në shkollën tetë -vjeçare ajo zgjodhi drejtimin e muzikës për ta vazhduar e thelluar studimin deri në Akademinë  Muzikore. Kështu ajo ëndërron për të ardhmen dhe do ti qëndrojë besnike artit dhe këndimit  profesional. Ne si prindër e përkrahim në maksimum derisa ajo tregon interesim por në asnjë mënyrë nuk e kemi sforcuar apo detyruar që të zgjedhë  muzikën si profesion, ishte vetë dëshira e saj për t’u  shkolluar për muzikë. Kjo na bën të lumtur natyrshëm kur ndjekim se Dea i ka vënë detyre vetes të studiojë  artin muzikor ashtu si dy prindërit e saj artistë.

Arti në kohë pandemie ka humbur skenën por jo admiruesit e vet, si e shikoni të ardhmen e artistëve dhe artit klasik të cilët skena dhe publiku janë si oksigjeni që i mban në jetë?

Jam pak e frikësuar për të ardhmen në përgjithësi e për atë të artit në veçanti e sidomos artit skenik muzikor, operistik, teatral e kështu me radhë. Vitin që kaloi dhe ky vit që po vazhdojmë  jemi akoma në kushte Pandemie çka kushtëzon një situatë të vështirë në të gjithë botën si dhe artin kudo ne botë. Deri tani asgjë nuk funksionon edhe pse shpresuam se do rifillonte me hapa me të shpejta, por nuk kam koment për këtë lloj ngërçi  e nuk dua ta mendoj që njerëzit do jetojnë  apo do munden të rrinë pa e shijuar, pa artin e mirfilltë në të ardhmen, emocionin në sallë apo duartrokitjen e sinqertë Jeta kompjuterike po shkatërron çdo gjë që fal emocion direkt duke e parë dhe shijuar e nuk të fal kurrë të njëjtën ndjesi. Por ne mbetemi me shpresë  që të rifillojmë  jetën normale sa më parë dhe për të gjithë artistët ekziston shpresa që ata të kthehen në skena  dhe në  sallat të mbushura  plot me spektatorë dhe të gjithë ne të marrin  oksigjenin nga arti klasik.