Australi/ Qendrat komunitare të hapura për regjistrimin e shqiptarëve në census

E premte, 29 Mars, 2024

Duke marrë parasysh rëndësinë e regjistrimit të popullsisë në Republikën e Maqedonisë se Veriut, Komuniteti Shqiptaro-Australian në Melburn në mbledhjen e fundit vendosi që në mënyra të organizuara të ofrojë ndihmë për shqiptarët të cilët kanë vështirësi në procesin e regjistrimit në censusin e Maqedonisë së Veriut.

“Ka shumë shqiptarë të moshuar të cilët nuk kanë qasje në internet dhe e kanë të vështirë për të plotësuar formularin, ndaj ne si komunitet e kemi për detyrë që të ndihmojmë secilin që ka nevojë për ndihmë për të plotësuar pyetësorin”, tha anëtari i kryesisë së Komunitetit z. Alil Musai i ftuar në programin e komunitetit në “Radio 3ZZZ”.

Sot më 27 Mars në dy qendrat sportive të klubeve shqiptare në Sunshine në lokalet e “KF Shqiponja” si dhe në Dandenong te “KF Prishtina” anëtarë të kryesisë së komunitetit do të qëndrojnë gjatë ditës në dispozicion për të ofruar ndihmë. I bëjmë thirrje të gjithë bashkatdhetarëve të cilët posedojnë një nga dokumentacionet ku qëndron numri i amzës ta marrin me vete për tu regjistruar.

Kryesia e komunitet Shqiptaro-Australian në Dandenong (Keshava) ka dërguar afro 400 mesazhe ku i fton të gjithë bashkatdhetarë që nuk mund ta plotësojnë dot formularin e regjistrimit të vijnë në ambientet e klubit. Bëhet fjalë për mbi 500 familje shqiptare pikërisht nga zonat e Manastirit, dhe ky është një numër i madh”, thotë nënkryetari z. Driton Malik duke shtuar që është një gjë e mirë që të gjithë jetojnë në një lagje dhe njihemi me njeri-tjetrin shton ai.

Në programin e ditës së djeshme në radio “3ZZZ” ishte i ftuar dhe z.Qenan Abili i cili është një vullnetar dhe deri tani ka regjistruar me qindra shqiptarë të cilët kanë pasur vështirësi për të plotësuar formularin on-line dhe në detaje sqaroi disa pyetje ku shqiptarët duhet të jenë të kujdesshëm gjatë përgjigjeve sepse disa prej tyre janë edhe në gjuhën Maqedone dhe është mirë që dikush që njeh këtë gjuhë t’u vijë në ndihmë bashkatdhetarëve.

Javën e ardhshme këto forma organizimi janë parashikuar të mbahen edhe pranë xhamive shqiptare në Dandenong, Prespa dhe Carlton. Duhet përmendur dhe disa lokale dhe bashkëkombës të cilët kanë hapur dyert e bizneseve të tyre për tu mundësuar shqiptarëve të Republikës së Maqedonisë se Veriut për tu regjistruar, sic është Agjencia për blerjen dhe shitjen e shtëpive dhe mallrave ‘People in Real Estate’ dhe pronari Sedat Demiri në “St. Albans” si dhe restoranti “The Grain Licence Cafe’ në lagjen Dandenong dhe pronari Vefki Lumani.

Kryesia e Komunitetit Shqiptaro-Australian është në komunikim të dendur dhe me komunitetet shqiptare në Sidnej, Brisban, Adelaide, Sheparton dhe Perth për tu mundësuar edhe atje shqiptarëve regjistrimin sepse e kemi obligim moral dhe kombëtar.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.