“Korridori i VIII-të” energjitik për Shqipërinë

E enjte, 28 Mars, 2024

Marrëveshja e arritur më 12 mars 2021 në Hjuston të Teksasit mes qeverisë sonë dhe dy gjigandëve amerikanë të prodhimit të energjisë, kompanisë “Exxon Mobil” dhe “Excelerate Energy LP”, në prani dhe me nxitjen e qeverise federale amerikane, është e një rëndësie epokale për ekonominë dhe shoqërinë shqiptare, si dhe Diasporën e saj. Po përse?

Së pari, fakti që kjo marrëveshje parashikon ndërtimin e një terminali, porti me konteinerë (mbajtës) të gazit të lëngshëm (Liquid Natural Gas-LNG), në Shqipëri e vendos vendin tone ne pararoje te interesave amerikane, si energjitike dhe gjeostrategjike në rajon. Siç thekson në komunikatën e saj të 12 marsit kompania amerikane “Excelerate Energy”, marrëveshja përfshin zhvillimin e një terminali të importit të LNG dhe ndërtimin e një rrjeti shpërndarje të LNG në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit (https://www.offshore-energy.biz/excelerate-exxonmobil-to-run-albania-lng-terminal-study/ ).

Është terminali i parë i gazit amerikan LNG, që SHBA-të ndërtojnë në Ballkanin Perëndimor me kompani private nga më të mëdhatë amerikane. Zgjedhja e Shqipërisë paraqet një hap të rëndësishëm për diplomacinë energjetike të SHBA-ve në Ballkan dhe në Europë. Kjo do të thotë se vendi ynë, si vendi hyrës ballkanik për ndërtimin e një terminali të gazit amerikan LNG është planifikuar nga SHBA si lëvizje dhe avancim drejt një roli të veçantë të Shqipërisë në strategjinë energjitike të SHBA-ve në Ballkan dhe në Europë.

Në këtë mënyrë, Shqipëria shndërrohet në një qendër e rëndësishme energjetike të importit dhe shpërndarjes së gazit amerikan LNG në të gjithë Ballkanin, krahas Kroacisë. Kemi kështu një profil të ri strategjik rajonal të vendit tonë në një fushë të re, siç është siguria energjetike dhe pavarësia energjetike e rajonit. Është padyshim Korridori i dytë i VIII-të energjitik për ne dhe duhet ta rrokim fort si shans këtë interesim konkret të amerikanëve.

Është një shans i ri, të cilin Shqipëria nuk e ka pasur në asnjë prej planifikimeve të mëparshme ndërkombëtare të gazsjellësve të shumtë të planifikuar apo të ndërtuar nga Rusia dhe nga BE në gadishullin e Ballkanit. Edhe në gazsjellësin TransAdriatik, TAP, që transmeton gazin nga Azerbajxhani në Itali, duke kaluar përmes Shqipërisë, vendi ynë është thjesht një nga shtetet e shumta të tranzitimit, por larg rolit të një qendre të rëndësishme të shpërndarjes së gazit. SHBA i japin tani Shqipërisë rastin dhe shansin e rrallë të shndërrohet në një qendër të importit dhe shpërndarjes së gazit amerikan LNG për rajonin e Ballkanit.

Siç deklaroi ambasadorja amerikane Juri Kim në 12 mars me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes, “Exxon dhe Excelerate kanë pasur largpamësinë të shohin vlerën strategjike të Shqipërisë si një pikë kyçe hyrëse në Ballkan, në Europë dhe më gjërë”.

Ky rol i ri i Shqipërisë si qendër rajonale e shpërndarjes së gazit amerikan LNG, krahas mundësisë së artë për të rivënë në punë pas 10 viteve investimin 100 milion eurosh të TEC-it të Vlorës, krijon një rrethanë të re në planin energjetik dhe gjeopolitik, e cila duhet kapur dhe shfrytëzuar fort nga shteti ynë. SHBA-të po i kushtojnë një vëmendje të madhe në planin strategjik krijimit të terminaleve të reja të LNG në Ballkan në funksion të sigurisë energjetike ballkanike dhe europiane. Në 29 janar 2021 u inagurua zyrtarisht në ishullin Kërk të Kroacisë terminali i ri LNG si projekt me fonde te Bashkimit Evropian, por i destinuar të shërbejë për të sjellë nga SHBA-të LNG-në amerikane.

Ballkani po merr një rëndësi energjetike çdo ditë e më të madhe për SHBA-të për të kufizuar ndikimin e gazit rus në Evropë, ndaj dy kompanitë gjigande private amerikane nënshkruan më 12 mars marrëveshjen të ndërtojnë terminalin e ri të LNG në Shqipëri, e cila ndodhet në qendër të Ballkanit dhe në një stacion më të afërt të rrugës detare të Mesdheut. Përparësimi strategjik dhe energjetik i Shqipërisë në rajon nga SHBA-të është një garanci shtesë afatgjatë për forcimin e marrëdhënieve dhe partneritetit strategjik midis dy shteteve tona. Ai i jep frymë, gjerësi dhe përmbajtje më të thellë edhe vetë reformës sonë në drejtësi, të gjeneruar nga ndikimi i pazëvendesueshëm amerikan tek ne.

Ai përbën një kontribut për zhvillimin ekonomik dhe për sigurinë e stabilitetin e Shqipërisë, si dhe një garanci më shumë për përfaqësuesit e Diasporës që të investojnë të qetë dhe të siguruar kapitalin dhe kursimet e tyre në atdhe.

Këtij shansi i duhet shërbyer në vijimësi me zell dhe devotshmëri nga cilado qeveri që do të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit. Terminali i ri i gazit të lëngshëm natyror do ta lidhë edhe më shumë Shqipërinë me interesat strategjike të SHBA-ve në rajonin e Ballkanit. Përbën një faktor që do të ndikojë për së mbari në trajtimin e të gjitha çështjeve që lidhen me interesat e kombit shqiptar, reformës në drejtësi, zhvillimit të lidhjeve sa më të ngushta mes vendit dhe Diasporës, si dhe përparësimit të çështjes së pazgjidhur shqiptare në rajon.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.