Pilotja shqiptare që mori pjesë në ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë

E hënë, 20 Janar, 2025

Faruza Kallaba është pilotja me prejardhje shqiptare që mori pjesë në ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë. Me aeroplanin e saj bombardoi dhe fuqizoi aeroplanët e NATO-s kur po kryenin intervenimin mbi kampet serbe në Kosovë.

Kallaba, shqiptaro-amerikanja e parë për 78 ditë ndërhyrje pati një rol tejet të  rëndësishëm në këtë mision.

Kostumi i Kallabës në muzeun e NATO-s

Faruza Kallaba është e diplomuar me Akademinë Ushtarake në Universitetin e Ilinoisit me 1989 dhe ishte gruaja e parë e ekuipazhit të Gardës Nacionale të Forcave Ajrore të Ilinoisit, që nga viti 1984.

Faruza Kallaba u lind në Damask të Sirisë, më 3 nëntor 1956 nga babai shqiptar, Haki Kallaba dhe nëna ukrainase, Ana Senkiewicz. Si fëmijë, Faruza bashkë me familjen e saj ishte shpërngulur nga Arabia dhe ishte vendosur në Chicago të SHBA-ve, ku jeton edhe tani./Telegrafi/

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 