Pak ditë më parë në komunën arbëreshe Civita u mbajt Tarantarsia XII, kuvendi mbi “Pakicat gjuhësore kalabreze – bota Arbëreshe”. Aktiviteti u mbajt online, në ambientet e Muzeut Etnik Arbëresh, organizuar nga shoqata “Gennaro Placco”.
Në këtë aktivitet të dymbëdhjetë të Tarantarsia, të dedikuar kulturës arbëreshe, u ftuan të referonin themeluesit e shoqatës “Gennaro Placco”, Demetrio Emmanuele dhe Vincenzo Bruno, si dhe kryetari i komunës së Civita, Alessandro Tocci, dhe drejtori artistik i Tarantarsia XII, Roberto Cannizzaro.
Një takim që sjell në vëmendje historinë e arbëreshëve me nismë të Komunës së Tarsia dhe Komunës së Civita dhe si partner “Shoqatën Mea-Kulturore Gennaro Placco”, sponsorizuar nga Bcc Mediocrati.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.