Vota e Diasporës/ Majko: Opozita kundër, e konsideroi sukses te maxhorancës

E premte, 19 Prill, 2024

Ministri i Diasporës Z. Pandeli Majko, i ftuar në emisionin “Front line” në “News 24” nga gazetarja Marsela Karapanço, duke folur për votën e shtetasve që jetojnë jashtë shtetit, deklaroi se janë bllokuar aktet nënligjore, të nevojshme për këtë proces.

Ministri Majko thekson se opozita e konsideroi aplikimin një sukses të maxhorancës, duke shtuar se sërish ky proces do të ndiqet, e nuk do të lihet në mes. Ai nënvizon se maxhoranca do që të krijojë një qark elektoral vetëm për Diasporën.

“Aktualisht, nëse flasim me gjuhë teknike, në janar kanë qenë gati të gjitha aktet ligjore dhe do hapnim rrugë për votën e emigrantëve. Duke qenë se KQZ nuk kishte konsensus, iu drejtua partive politike. PD në mbledhjen e fundit kërkoi 48 orë që të shprehet për aktet nënligjore. Opozita e konsideron aplikimin e votës së emigrantëve një sukses të maxhorancës, por ky është sukses i përbashkët. Opozita ndoshta ka marrëdhënie konfliktuale me këtë fakt. Edhe me ndërkombëtarët kemi biseduar që të mos ketë asnjë problematikë. Aktet nënligjore u bllokuan. Ne jemi dakord me variantin që kemi paraqitur. Nuk kam vepruar si xhaketë e vjetër. Opozita ka parë interesa të ngushta politike. Ka shumë rëndësi vota e emigrantëve. Menduam se do zgjidhej, por jeimi në këtë situatë. Por, ne nuk do e lëmë këtë proces në mes. Duam që të krijohet një qark elektoral vetëm për Diasporën”, tha ministri Majko.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 