Itali/ Artur Bodini, sommelieri elitar shqiptar

E enjte, 25 Prill, 2024

Artur Bodini ishte vetëm 17 vjec kur u largua nga Shqipëria atë 7 mars 1991 drejt Italisë.

Sot është një sommelier i njohur në Itali, pjesë e Federatës italiane të sommelier-ëve të hoteleve dhe restoranteve. Në këtë intervistë për “Diasporën Shqiptare” Bodini flet për suksesin e tij, disa këshilla të vlefshme për verën dhe planet për Shqipërinë.

Z. Bodini. Jetoni prej 30 vitesh në Itali. Na rrëfeni pak për largimin tuaj, i përket pikërisht eksodit të atyre viteve. Si e kujtoni sot?

Kam ardhur në Itali në moshën 17-vjeç. Në Shqipëri isha nxënës në vitin e tretë në gjimnaz. Kur kam ardhur këtu jeta ka qenë e vështirë për të gjetur punë por kam qenë me fat sepse gjeta menjëherë punë në një hotel që ndodhet në “Milano Marittima”, provincë e Ravenes, “Hotel Flora”. Kam qëndruar 15 ditë në një kamp që rinin të gjithë refugjatët afër San Severës në Foggia. Pas 15 ditësh kam shkuar në shkollë për kamarier në një provincë të Ravenës. Në dimër bëja shkollën dhe në verë punoja si kamarier në hotelet më të mira të “Milano Maritima”-s dhe punën ma gjente shkolla, sepse ishte një shkollë që të jeptë një zanat përgjithmonë. Ka qenë një ndër somelierët më të mirë të Europës që më ka futur në gjak botën e sommelierisë në Itali. Quhet Roberto Gardini unë jam nxënës i tij.

Prej shumë vitesh jeni një sommelier mjaft i njohur dhe pjesë e Fisar, (Federatës italiane të sommelier-ëve të hoteleve dhe restoranteve). Ky është një profesion që ka një rol të rëndësishëm pasi njeh verën dhe mënyrën e përshtatjes së tij me ushqimin, ka brenda histori për verërat, nuhatje dhe shije. Pra, mund të themi se nëse shkrimtari lidhjen shpirtërore e ka me penën, një sommelier e ka me verën. Na tregoni pak më shumë për marrëdhënien tuaj me verën.

Marrëdhënia ime me verën është shumë e domosdoshme për mua, por unë pi shumë shumë pak verë. Mund të habiteni por është e vërtetë. Rëndësia e verës për mua është e domosdoshme dhe duhet të di gjithë historinë e verës në Shqipëri, Itali, Francë, Bullgari, Rumani dhe vendet si Azi, Kili, Argjentinë etj., në të gjithë vendet e botës lexoj çdo ditë për punën e verës.

Ju gjithashtu jeni dhe mësues në Fisar me kurset e sommelierëve. Si çdo fushë e jetës pandemia ka prekur dhe këtë fushë ku kurset zhvillohen online. Sa efikase mund të jetë mësimi në këtë mënyrë kur e dimë që kontakti me verën është i pashmangshëm për të mësuar historinë e saj, llojin dhe shijen e saj.

Sot e kësaj dite bëj pjesë e Federatës italiane të sommelier-ëve të hoteleve dhe restorantevE dhe jam edhe përgjegjësi i të gjithë jugut, nga Napoli deri në Palermo e Siçili. Kurse në Leçe , Brindisi e Taranto jam delegat i të tre zonave. Tani në periudhën e pandemisë mësimin e bëjmë online kurse praktikë në prezencë sepse jam kundër praktikës online, sepse njeriu duhet të ketë kontakt me verën 360 gradë, kurse unë që jam mësues i nxënësve duhet të nuhas dhe gotën e nxënësit, sepse ai duhet të ndjejë të njëjtën erë si ynë. Nëse nuk e ndjen une do të kuptoj dhe motivet se pse nuk e ka të zhvilluar nuhatjen.

Shkrimtari Paulo Coelho ka thënë: Të gjitha verërat duhet të provohen; disa duhet të pihen vetëm, por me të tjerët pini tërë shishen. Cila është vera që ju do të sugjeronit në të dyja rastet?

Më bëhet qejfi shumë që njihni shkrimtarin Paulo Coelho, ai ka qenë një drejtor artistik në Brazil por dhe një shkrimtar i dashur. Ai pëlqen një lloj vere të Piemontes, il Nebbiolo.
Për ata që duan ta shijojnë vetëm verën është një verë e kuqe që e ka blerë me shumë vështirësi, ka punuar dhe e ka blerë shtrenjtë dhe e ka lënë në kantinën e shtëpisë së vet për tu vjetëruar për shumë vite dhe gëzimi i tij është kur ajo verë ka kaluar për 3-40 vjet. Ajo duhet të pihet vetëm sepse kujton komplet sakrificën që ke bërë gjithë jetën. Dalë ngadalë mendon gjithë sakrificën e jetës.
Ndërsa vera që mund të pihet me shoqërinë duhet të jetë Cartizze millesimato ose një verë e kuqe 5-vjeçare me gradim alkooli 13.5 minimumi.

Prej disa vitesh është krijuar edhe në Shqipëri “Shoqata shqiptare e sommelierisë”. A keni kontakt me sommelier këtu në Shqipëri? A mendoni të sillni eksperiencën shumëvjeçare dhe në vendi tuaj? Cilat janë planet?

Unë e di që tani në Shqipëri është krijuar dhe një stacion për sommelier, sepse i njoh edhe djalin italian që është përgjegjës është nga Napoli dhe Entela Cenko, që jeton në Tiranë. I njoh që të dy, i kam miq prej dy vitesh. Këtë javë duhet të vij në Shqipëri në një hotel ku do jem në një kurs kuzhine si për sommelier dhe për kuzhinën cilësore italiane.
E rëndësishme për një shqiptar në Itali është se nuk duhet të harrojë kurrë rrënjët e tij, të ketë respkekt për bashkëkombësit e tij. Dhe ne që jetojmë në Itali dhe pse kemi restorant këtu dhe fitojmë mirë, nuk duhet të harrojmë nga vijmë./ Diaspora Shqiptare

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 