Itali/ Infermierja shqiptare pjesë e “Azienda USL”: Dyshimet e para për virusin

E martë, 16 Prill, 2024

Shpresa Kule punon si infermiere në “Azienda USL Rimini”, një nga spitalet më të mirë në Itali. Shpresa Kule rrëfen për “Diaspora Shqiptare” historinë e saj të emigrimit dhe se si pas 10 vitesh ja doli të ushtroj profesionin e saj si infermiere, profesion që e la përgjysmë në Shqipëri. Infermiere Shpresa Kule kujton momentet e para kur ajo dhe stafi saj u përballën me shenja gripale që nuk i kishin ndeshur më parë në nëntor të vitit 2019.

Prej sa vitesh jetoni në Itali dhe si arritët që profesionin tuaj si infermiere ta ushtroni edhe atje?

Të flasësh për veten është e vështirë dhe këtë mund ta bëj dikush tjetër për mua. Mund të them që të krijosh një jetë normale në një vend të huaj, si emigrante, pa të drejta, pa dokumenta, pa njohur gjuhën, vendin, me dy fëmijë për të cilët ke përgjegjësi direkte, është një aventurë. Një aventurë që nuk e ndërmerr asnjë njeri me mend në kokë, po nuk e pati “litarin” në fyt.

Kam shkruar për këtë temë një artikull në italisht, artikull i cili është marrë në studim edhe në kurset e detyrueshme që Infermieret bëjnë gjatë jetës së tyre profesionale. Kur erdha në Itali, në vitin 1992, kisha një eksperiencë 18 vjecare pune në profesionin e infermieres. Kisha punuar në Spitalin Pediatrik në Tiranë. Në vitin 2003, pas shumë përpjekjesh arrita të bëj njohjen dhe ekuipolencën e studimeve që kisha bërë në Shqipëri dhe kjo më dha mundësi që në Prill 2003 të filloj punë në profesionin tim, Infermiere, pas 10 vjetësh që kisha ardhur në Itali.

Ndërkohë e kisha mësuar gjuhën, kisha bërë cdo punë që më dilte përpara për të pasur një jetë familjare sa më normale të mundshme.

Ju kam bërë shërbim të moshuarve në spitale, kam punuar në bar, në restorante, në hotele, kam vënë në gjumë fëmijët e mi në darkë dhe kam ikur për të mbajtur fëmijët e të tjerëve.

Puna është nder, cdo punë është dinjitet. Edhe kur pastroja dhomat e turistëve ndihesha krenare.

Fëmijëve të mi nuk do t’u mungonte asgjë, ishin si gjithë të tjerët, por një gjë i mungonte: mamaja, unë, sepse duhet të punoja shumë sepse isha e vetme në një vend të huaj.

Në vitin 2003 fillova punë në “Azienda USL Rimini”, repartin “Medicina Interna”.

“Azienda USL Rimini” është një ndër më të mirat në Itali dhe kjo për një profesionist përkthehet kështu: Infermieri ka mundësi të japë maksimumin e tij, sepse nuk i mungojnë kushtet, ambientet,  materialet, mundësia e rikualifikimit dhe studimit të vazhdueshëm.

Vazhdoj të punoj akoma aty, në repartin “Medicina Interna”.  Aty shtrohen të sëmurë në fazën akute të sëmundjes të cilet pasi kurohen, diagnostikohen dhe stabilizohen, kthehen në shtëpitë e tyre ose në qoftë se kanë nevojë për kura që nuk mund të bëhen në shtepi, i trasferojmë në repartet e specializuara.

Ky vit ka qenë i vështirë. Si e keni përjetuar si një profesioniste në vijë të parë, dhe gjithashtu si familjare?

Në dhjetor të vitit 2019, neve infermierët e repartit nuk arrinim të kuptonim arsyen e ca simptomave të pa para më parë, te disa të sëmurë.  Mjekët thoshin që është një gjë normale, sepse ishte koha e gripit, por neve infermjerve, grip nuk na dukej, ishte ndryshe. Mjekët, duke mare parasysh edhe dyshimet tona, ju bënin të gjitha analizat e mundshme duke përfshirë këtu edhe të Sars e Mers apo të Megalovirus, por të gjitha dilnin negativ.

Këta të sëmurë, të dyshimtë, i izolonim vetëm në dhomë dhe vinim në zbatim isolimin ajror dhe kontaktin direkt ( hynim në dhomë me maska dhe doreza).

Kjo sjellje profesionale na mbrojti, mbrojti të sëmurët tanë kur akoma nuk kishm asnjë të dhënë për këtë virus të panjohur. Në mars u bë e qartë cdo gjë. Lajmi i virusit të panjohur të ardhur nga Kina u dha në të gjithë televizionet. U bë e detyrueshme përdorimi i DPI ( dispositivi protettivi individuali/ maskat, dorezat, përparset, mbrojtësit e fyturës etj). Këto materiale mbaronin dhe vështirësonin punën tonë.

Të sëmurët dilnin Pozitiv, duhej t’u shërbenim, t’i kuronim ndërkohë që prisnim t’i trasferonim. Ndërkohë reparti i infektivit u mbush plot, u hapën për 48 orë dy reparte të rinj, që u bënë tre, katër, pesë, u hap reanimacioni Covid. Filluan të semureshin dhe kolegët e mi. Punonim me frikë në zemër. U ndalua hyrja e familjareve në reparte, të sëmurët vuanin vetminë në spital në kohen kur kishin nevojë më shumë se kurrë për dashurinë e familjarëve të tyre.

Në verë gjendja u lehtësua pak për t’u rënduar përsëri në nëntor dhe jemi tani në mars 2021 që gjendja nuk është lehtësuar.

Si është situata momentale në vendin ku ju jetoni? Kanë ndryshuar simptomat që shfaq COVID?

Jemi në pandemi, por dimë si të sillemi, kemi mundësi të bëjmë tampone të shpejtë apo molecolare dhe në repart bëjmë kontrolle të vazhdueshme për të bllokuar cdo mundësi për hyrjen e Covid në repartin tonë. Me cdo kusht, reparti duhet të mbetet i pastër ( pa Covid) sepse të sëmurët që shtrohen për probleme të tjera duhet të mbrohen.

Është Covid, por kjo nuk do të thotë që nuk ekzistojnë sëmundjet e tjera. Ato ekzistojnë dhe shpesh më të rënduara se më parë.

Tani dimë më shumë për këtë infeksion viral që quhet Covid, se si mund të kurohet, si mund të mbrohemi. Ne, personeli shëndetësor jemi gati të gjithë të vaksinuar. Në repart ende është e ndaluar në mënyrë kategorike hyrja e familjareve. Ka shumë pacientë të sëmurë për sëmundje të ndryshme apo për pasoja të Covid që shuhen në vetmi mbas një jete të tërë dhuruar familjes dhe kjo është gjëja më e tmerrshme për t’u pranuar. Kjo është tragjedia e vërtetë. Vetmia në momentin më të vështirë të jetës.

A e shikoni ju si profesionistë dritën në fund të tunelit?

Shpresa e vetme që të dalim nga ky tunel i pafund është Vaksinimi.

Të shpresojmë që ky të bëhet sa më parë dhe t’i rikthehemi jetës normale.

Të rikthehemi të kemi ëndrra, dëshira, objektive dhe realizime. Të rikthehemi, të jetojmë përsëri. Të jetojmë akoma më të ndërgjegjshëm që jeta është një dhuratë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 